Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Vetëm gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona të dyshuar për terrorizëm. Ata planifikonin sulme në Kosovë dhe në disa rajone të Ballkanit.
Policia e Kosovës bëri të ditur se me datën (07.11) ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, nën dyshimet për veprat penale: “terrorizëm dhe kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë?. Arrestimi i së hënës e çon në 9 numrin e personave të vënë pas grilave në 72 orët e fundit në Kosovë.
Shtatë persona u arrestuan në fundjavë nën dyshime të njëjta – “terrorizëm dhe kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë në Kosovë?. Arrestimet e fundit janë bërë në komunën e Kaçanikut, Vitisë dhe komunën e Mitrovicës. Të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit. Prokuroria Speciale e Kosovës nëpërmes një njoftimi për media bëri të ditur se personat e arrestuar dyshohet se po përgatisnin sulme në Kosovë dhe në disa vende të rajonit të Ballkanit.
Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët rajonal që është shtrirë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni. Policia e Shqipërisë njoftoi se ka arrestuar katër persona. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, bëhet e ditur se personat e arrestuar ishin në kontakt me pjesëtarin nga Kosova të grupit militant Islamik ISIS, Lavdrim Muhaxheri, me origjinë nga Kaçaniku.
Përgatitja e sulmeve terroriste
“Të dyshuarit po përgatisnin sulme terroriste në rajonin e Ballkanit – fillimisht në Kosovë. Ata kishin planifikuar sulme mbi ndërtesa, institucionet e sigurisë, planifikonin të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, e cila boton edhe një dokument të detajizuar. Njëri nga të arrestuarit, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë në luftimet në Siri përkrah grupit islamik ISIS.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, në periudha të ndryshme, ju kanë bashkuar organizatave të shpallura terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme. Numri i tyre sipas policisë sillet diku rreth 300 persona. 50 nga ta thuhet se janë vrarë gjatë luftimeve. Njohësit e çështjeve të sigurisë pohojnë se megjithë angazhimin e institucioneve të sigurisë për të parandaluar sulmet terroriste, numri i madh i qytetarëve të Kosovës që ju kanë bashkuar organizatave terroriste, e bën këtë vend për të cilin nuk mund të thuhet se nuk ka rrezik nga sulmet terroriste.
Kosova e rrezikuar nga sulmet
Burim Ramadani, ligjërues i çështjeve të sigurisë, i tha DW-së se “persona të tillë të cilëve u është shpërlarë truri me idelogji ekstremiste dhe të dhunshme, ka në Kosovë dhe në rajon?. “Kosova përballet me këtë rrezik në nivel të njëjtë me vendet e rajonit, sepse organizatat e tilla terroriste e shohin Ballkanin Perëndimor si një hapsirë të përbashkët territoriale. Ndërkohë që ata duket se synojnë që këtë rajon ta kthejnë në një zonë të re ku në të ardhmen mund të zhvillojnë ideologjinë e tyre?, thotë Burim Ramadani.
Ramadani megjithatë nuk mendon se në “Kosovë duhet të ketë panik?. Por “qytetarë e Kosovës, sikur edhe institucionet e vendit, duhet të kenë më shumë kujdes dhe vëmendje?. “Institucionet e zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë janë duke kryer punën më të madhe në këtë fushë. Sigurisht se këto veprime janë të domosdoshme, por duhet menjanuar edhe motivet që i shtyjnë njerëzit në Kosovë që t’u bashkohen këtyre ideologjive?, pohon ai
Hapat për siguri
Kosova ka kohë që i është bashkuar aleancës globale kundër terrorizmit dhe radikalizmit të udhëhequr nga SHBA-së. Në këtë linjë ka ndërmarrë një sërë masash të sigurisë. Hapat e deritanishëm konkretë janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie, për ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës. Hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, që udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Si dhe përkrahja e plotë e ofruar për mekanizmat e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë detyrat e tyre në këtë drejtim.
Kosova megjithë këto masa vazhdon të renditet ndër vendet me pjesëmarrje shumë të lartë të qytetarëve të saj në luftërat e organizatave të shpallura terroriste nga OKB, siç janë “ISIS” dhe “Al-Nusra?. Ministria e Brendshme supozon se 316 persona nga Kosova kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme. 140 ndodhen akoma në atje. Policia ka pasur nën mbikqyrje të pëhershme rreth 230 persona. 127 nga ta i ka arrestuar, ndërsa deri tash 35 persona janë dënuar nga gjykatat e Kosovës./DW
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shkruar në rrjetet socia...
Sot, një media e përdorur dhe paguar nga aleatë të qeverisë ...
Policia e shtetit ka parandaluar një krim brenda familjes dh...
Argjinatura e lumit Mat është çarë si pasojë e prurjeve të s...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama...
Më në fund, dita e zgjedhjeve erdhi. Më në fund, sepse kjo f...
Komisioni Evropian pritet të publikojë zyrtarisht të mërkurë...
Policia e Tiranës bën me dije se ditën e sotme, rreth orës 1...
Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë mësimin në shko...
Reshjet e shumta të shiut, të cilat ranë paraditen e sotme k...
Shqipëria në BE. Padyshim se ky është një lajm i mirë për sh...
Historitë sekrete në Shqipëri janë më publike se vetë sekret...
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar përmes një dekla...
Partia Demokratike me amendamentin e saj të dorëzuar në parl...
Opozita ka votuar pro dhe mbështet procesin e integrimit në ...
Një iniciativë e qeverisë për të mbjellë palma në të dyja kr...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me ...
Forcat e Armatosura përfundojnë me sukses të plotë operacion...
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë shumë probleme në Tir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...