Fleckenstein dhe Kukan flasin në prag të vendimit të KE për Shqipërinë
Komisioni Evropian pritet të publikojë zyrtarisht të mërkurë...
Më në fund, dita e zgjedhjeve erdhi. Më në fund, sepse kjo fushatë elektorale e dëmtoi demokracinë amerikane, mendon Miodrag Soric.
Grindja bën pjesë në demokracinë amerikane si flamuri amerikan në patriotizmin e këtij populli. Në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidatët e saj për presidentë kanë debatuar ashpër shpesh, kanë luftuar me mjete të drejta dhe nganjëherë edhe të padrejta për t’u ngjitur në pushtet. Por sapo merrej ky vendim, të mundurit e përshëndesnin fitimtarin dhe njerëzit bashkoheshin sërish. Demokratët dhe republikanët bëheshin sërish amerikanë.
Këtë moment kaq të rëndësishëm për komunitetin demokratik nuk do ta kemi pas këtyre zgjedhjeve – pavarësisht se kush do të futet në fund pas kësaj zgjedhjeje në Shtëpinë e Bardhë. Kjo sepse fushata elektorale ishte shumë e pisët, sulmet reciproke qenë shumë të forta, shumë personale, shumë lënduese. Nuk ishin kundërshtarë politikë ata që dolën këtu përballë njëri-tjetrit, por gladiatorë politikë, të cilët u sollën si armiq për vdekje; jo kundërshtarë, që e trajtojnë njëri-tjetrin me një masë minimale respekti, por rivalë, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për më të keqen.
Duhet pranuar: për shumë amerikanë, në fillim të fushatës elektorale e gjitha kishte njëfarë vlere zbavitëse. Por sa më shumë që zgjaste ky teatër, aq më shumë largoheshin njerëzit prej tij.
Mënyra se si u luftua për pushtetin në këtë fushatë elektorale e dëmtoi demokracinë amerikane. Dinjiteti i postit u dëmtua. Besimi i amerikanëve tek institucionet e tyre – parlamenti, qeveria, FBI-ja – mund të pakësohet edhe më tepër. Gjë që do ta bëjë qeverisjen në të ardhmen edhe më të vështirë. Perspektiva të errëta.
Ndryshe nga pohimi i ideologëve të Tea-Party, një kompromis nuk është në asnjë mënyrë diçka e keqe. Një kompromis mund të jetë vetëm një gjysmë suksesi, por ai është sukses. Çdo demokraci jeton nga ky art i së bëshmes. Zgjedhësit amerikanë me të vërtetë që nuk presin mrekulli nga përfaqësuesit e tyre në Uashington – por herë pas here ata duhet ta bëjnë punën e tyre: të qeverisin, të vënë në plan të parë interesat e njerëzve dhe të mobilizohen për këtë arsye. Këtë elitat politike në Uashington e injoruan për vite të tëra, qenë të preokupuara me lojëra pushteti në vetvete. Pikërisht këtë e shfrytëzoi personi i huaj për politikën dhe lojtari i papërgjegjshëm Donald Trump. Dhe e tërhoqi diskursin politik deri poshtë në gjuhën vulgare të rrugicave.
Me të folurit troç kjo nuk ka të bëjë – por pa dyshim ka të bëjë me përjashtimin e të gjithë atyre, që kanë mendim tjetër. Ndërkohë, e kanë vënë re të gjithë: shoqëria amerikane është më e përçarë se kurrë më parë. Por nëse këtë ndarje nuk arriti ta kapërcente në tetë vjet Barack Obama, si do ta arrijë këtë Trumpi ose Clintoni?
Jo vetëm Trump, por edhe Clintoni i fyen zgjedhësit
Është trishtuese kur shikon se me çfarë përçmimi flet Hillary Clintoni për ata, që – për cilatdo shkaqe qofshin – kanë simpati për kundërshtarin e saj. Ajo do të bënte mirë të pyeste se çfarë i bën minatorët e qymyrit në Kentucky ose mekanikët e automjeteve në Ohio që të mbështesin Trumpin? Çfarë ka bërë gabim establishmenti në Uashington, tek i cili bën pjesë edhe familja e Clintonit, që punët erdhën deri në këtë pikë?
Por para zgjedhjeve nuk kishte kohë për autokritika. Po t’u besosh demoskopëve, Hillary Clinton kryeson me përparësi shumë të vogël. Pra një surprizë është e mundur.
Kur më në fund të heshtin zërat e çjerrë të fushatës elektorale, kur të jetë shpërndarë tymi i betejës elektorale, në Amerikë nis një mëngjes i ri. Elita politike e vendit duhet ta shfrytëzojë këtë për të reflektuar: ndoshta për t’u kujtuar, se pushteti nuk është qëllim në vetvete. Ai duhet t’i shërbejë së mirës së përgjithshme – me respekt përpara sovranit, popullit./DW
Komisioni Evropian pritet të publikojë zyrtarisht të mërkurë...
Policia e Tiranës bën me dije se ditën e sotme, rreth orës 1...
Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë mësimin në shko...
Reshjet e shumta të shiut, të cilat ranë paraditen e sotme k...
Shqipëria në BE. Padyshim se ky është një lajm i mirë për sh...
Historitë sekrete në Shqipëri janë më publike se vetë sekret...
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar përmes një dekla...
Partia Demokratike me amendamentin e saj të dorëzuar në parl...
Opozita ka votuar pro dhe mbështet procesin e integrimit në ...
Një iniciativë e qeverisë për të mbjellë palma në të dyja kr...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me ...
Forcat e Armatosura përfundojnë me sukses të plotë operacion...
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë shumë probleme në Tir...
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga lumi i Tiranës i vik...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte sot në Prokurorinë e...
“Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë” në Tiranë ka tashmë p...
Nacional- pordhizmi”, sipas deduksioneve të mirë detajuara, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur sot në mesdi...
“Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Brukse...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...