web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Joleza Koka vjen si parashikuese/ Presidenti i zi do i shtrëngojë dorën presidentetes grua

3 Nëntor 2016, 16:32, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila ndodhet në SHBA për të qenë pranë fushatës së Hilary Clinton, ka bërë parashikimin e saj se kush do ti fitojë zgjedhjet Presidenciale.

Në fakt, Joleza është pjesë e stafit të Clinton dhe parashikimi i saj nuk ka si të jetë në favor të kandidatit kundërshtar Donald Trump. Por, ajo që bën përshtypje në postimin e saj në rrjetet sociale është se Joleza e quan presidentin Barack Obama ?Presidenti i zi?.

Më poshtë postimi i Jolezës

?Do të jetë i paharrueshëm çasti kur një president i zi do t?i shtrëngoj dorën në hyrje të Shtëpisë së Bardhë presidentes së parë grua?, ka shkruar ish-kryetarja e FRESSH-it, duke e etiketuar kështu Obamën si ?presidenti i zi?.





Lajmet e fundit nga