“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Edi Rama ka mbajtur këtë të enjte në parlament, një fjalim të spikatur, që me siguri ka ngrohur zemrat e patriotëve bazikë shqiptarë dhe që ka bërë të gufojnë shpirtrat e trazuar të një pakice nacionalistësh mes nesh.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri është munduar, përmes debatit me të vetmin deputet minoritar të kuvendit, t’i japë përgjigje akuzave ekstremiste që i vijnë nga Athina, dhe kritikave kozmopolite që i janë shtuar në Tiranë, se ai qenkesh një politikan nacionalist.
Po ta dëgjoje me vëmendje, fjalimi i Ramës nuk kishte asnjë qëndrim politikisht jo korrekt.
Nëse ai i rikthehet historisë për të na treguar se shekuj më parë një shqipfolës me uniformë osmane paskësh luftuar për të mos lejuar shkatërrimin e Akropolit, nëse evokon se dikur në Athinë paskan folur gjuhën tonë, nëse tregon për bashkëkombasit që nga halli kanë ndëruar nacionalitetin dhe emrat, nëse thekson se prishjet e Rilindjes urbane vetëm kur u kryekan në Himarë (në asnjë qytet tjetër nuk ka ndodhur kështu) ngjallkan fortunë në sheshin “Sintagma”, ai nuk bën asnjë gabim.
Madje patriotët naivë dhe nacionalistët tanë mund të ndihet të gëzuar se më në fund doli një politikan i lartë shqiptar që nuk ka frikë të vërë pikat mbi i. Ata mund të festojnë faktin se kanë një kryeministër, përfaqësues të një vendi të NATO-s, që bën politikë i pandikuar nga frika e ?fshesës greke? dhe i pa trembur nga lobingu negativ që mund të bëjë një Greqi gjithnjë e më e sfilitur në planin ndërkombëtar.
Po atëherë ku qëndron problemi i Ramës?
Nëse ai flet për fakte të pranuara publikisht, nëse ai e bën këtë nga një optikë moderne dhe të zhveshur nga patriotizmi folklorik, ai normalisht duhej duartrokitur.
Një lider shqiptar nuk është as më i pranueshëm për përëndimin, as më i respektueshëm për bashkëkombasit e tij, kur i shmanget disa të vërtetave që bezdisin fqinjët. Problemi duhet të ishte i tyre dhe jo i yni. Sipas kësaj logjike Rama është në rregull dhe ata që gjenden përballë tij janë keq.
Po atëherë pse gjendet Rama mes kësaj vorbulle?
C’ka për t’u kritikuar tek ai nëse grekët nuk e durojnë dot të vërtetën e një shqipëfolësi që ka mbrojtur Akropolin, të një pjese të Athinës që dikur ka biseduar shqip, apo të një Himare me shqiptarë që komunikojnë edhe greqisht?
Problemi i Ramës nuk është tek ato që thotë. As tek shembujt që përzgjedh. Ato janë OK.
Problemi i tij është tek efekti që do të krijojë duke luajtur tek kufiri tejet fraxhil që ndan simbolet dhe fjalorin e një nacionalisti të shekullit të kaluar, me një politikan modern dhe mendjehapur.
Ndërsa nuk mund të fajsohet për veprimet që kryen, Rama mund të akuzohet për klimën që krijon. Sepse ai përdor një strategji sa përfide aq dhe djallëzore.
Ai është koshient se gjërat që ka përzgjedhur të komunikojë këto ditë ngjallin fortunë në qarqet ekstremiste në Athinë. Se ato provokojnë histeri, kundër deklarata të forta, tituj shtypi bombastikë.
Dhe kalkulimi i tij pervers është pikërisht ky. Të futet në një dialog me ekstremet e margjinalizuara, të mbushura me budallallëk dhe fanatizëm për të dalë triumfues nga këto beteja.
Jo më kot ai zgjodhi që dialogun në Kuvend ta kishte me Vangjel Dulen. Jo më kot ai replikon në distancë me pjesën më fanatike të mediave helene. Jo më kot ai mëton të krahasohet me qëndrimet më idiote të zyrtarëve më fondamentalistëtë shtetit fqinjë.
Ai e di se me fjalorin dhe simbolet që zgjedh provokon së pari këto ekstreme duke qenë i ndërgjeqshëm gjithashtu se futja në betejë me ta i jep dy avantazhe : Imazhin e një patrioti brenda vendit dhe atë të politikanit të ndriçuar jashtë kufijve.
Po të shkojmë edhe përtjej rastit grek do të shohim se Rama përdor gjithnjë të njëjtën taktikë, atë të krahasimit me idiotët e ekstremeve.
Herën e parë kur udhëtoi për një vizitë zyrtare në Beograd, ai bëri një gjest fare normal, i kërkoi homologut të tij Vuçiç të njihte Kosovën, krejtësisht i bindur se kjo do të tërbonte koret e atyre që thërrisnin ?Provokacija?. Dhe nga ky moment Edi Rama u fokusua vetëm tek replikat, batutat dhe shpotitë me ta.
Po në të njëjjtën mënyrë veproi edhe gjatë vizitës së dytë në Serbi, këtë herë duke nxitur furinë e një krahu diametralisht të kundërt, atë të romantikëve naivë që besojnë tek kombi kosovar. Edhe këtë radhë kryeministri shkoi deri në Prishtinë për ta stërgjatur debatin absurd me ata.
Këtë po bën edhe përmes polemikës me Akropol, Athinë e vjetër dhe Himarë e re.
Po provokon një debat të paqenë, po mban ndezur një përplasje të kotë, po frymëzon një sherr pa thelb, që e bën të duket i bukur përballë pasqyrës së ekstremistëve.
Në këtë kuptim Edi Rama nuk duhet marrë seriozisht as si anti grek, as si patriot, as si nacionalist. Ai është thjeshtë një narciz.
Por e keqja është se ky narciz ka peshën e fjalës së kryeministrit, fuqinë e makinerisë së tij propagandistike dhe kjo bën që klima që ai përçon të na prekë të gjithëve.
Efekti i atypëratyshëm i saj është ngërthimi i mbarë botës politiko mediatike me probleme të shpikura. Harxhimi i energjive në drejtim të gabuar dhe krejt të ndryshëm nga problemet reale të vendit. Prandaj ai duhet shmangur. Ose thënë më fort duhet injoruar, sepse ai nuk i shërben askujt.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot në sea...
Në këtë parlament janë zhvilluar gara të ndryshme mes burrav...
Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të të pasurve me...
Tjetërkund, njerëzit e idealit në u mbytshin për së gjalli, ...
Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, deputeti Ben Blushi ...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar sociliast Taulant Balla ka ...
Turqia i kërkon qeverisë shqiptare që shkollat turke në Shqi...
Deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka konsider...
Ditën e shtunë, ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike n...
Debate të ashpra janë zhvilluar në seancën e sotme plenare m...
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti takoi sot 13 drejtorët ...
Ka kaluar plot një javë nga arratisja nga burgu i Rebibias n...
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule i është kundërpërgjigjur kr...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka thirrur gjyqtaren Blerta Çi...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryetarit të ...
Kryeministri Edi Rama po flet në Parlament lidhur me reagime...
Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka konsideruar kryeminist...
Ambasadori Donald Lu e përmendi ish deputetin socialist, Koç...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka zhvilluar një takim me pre...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me 7 tonëve kanabis...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...