Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të të pasurve mes 35 vendeve në tranzicion. Ky është përfundimi i dalë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Raportin e Tranzicionit 2016-2017, publikuar ditën e sotme.
Sipas grafikut të mëposhtëm shihet se Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të pronave, më pak se 0,4% të PBB, duke lënë pas vetëm Mongolinë, ndër 35 vende, shumica e të cilave nuk janë në kontinentin europian.
Taksat mbi transaksionet e pasurisë janë më të lehta për t?u zbatuar. Historikisht, taksat mbi pasurinë (përfshirë tatimin në prona dhe taksat mbi trashëgiminë) përdoren për të gjeneruar sasi të konsiderueshme në të ardhurat publike, por roli i tyre është zvogëluar gradualisht. Aktualisht, në vendet e OECD, ato gjenerojnë të ardhura mesatare vjetore vetëm 2% të PBB-së.
Në vendet në tranzicion më të ardhura mesatare, taksat e pronës dhe taksat e tjera mbi pasurinë mblidhen në vetëm 0.8% të PBB-së.
Një numër politikash mund të ndiqen për të kufizuar përqendrimin e pasurisë, sugjeron BERZH. Tatimi i pasurive (një përqindje e konsiderueshme e të cilave tenton të mbahet në asete të palëvizshme) mund të jetë një metodë efektive për rishpërndarjen fiskale, dhe një mjet efikas për rritjen e të ardhurave publike të cilat më pas të mund të rishpërndahen në shtresat më të varfra.
Në drejtim të administrimit të taksave mbi të pasurit, BERZH thotë se tatimi mbi trashëgiminë mund të jetë më i vështirë për t?u administruar, pasi këto lloj pasurish kanë tendencë të zhvendosen në parajsat fiskale.
Tatimi i pasurisë përballet me sfida të ngjashme. Në mënyrë që të rritet efektiviteti, duhen regjistra gjithëpërfshirës dhe të përditësuar rregullisht për të parandaluar përqendrimin e tepërt të pasurisë në duart e elitave ekonomike.
Për më tepër, iniciativa e ardhshme të privatizimit, sugjeron BERZH, duhet të nxjerrë mësime nga vitet e hershme të procesit të tranzicionit, me qëllim që të aplikohen procedura transparente dhe plotësisht konkurruese.
Është thelbësore që të aplikohen standarde të larta të qeverisjes dhe transparencës, si dhe forcimin e konkurrencës dhe për të siguruar zbatimin konsekuent të ligjeve të konkurrencës, referon BERZH.
Edhe pse nuk ka një studim se numri i madh i bizneseve të vogla në ekonomi ka lidhje me nivelin e ulët të pabarazisë, mungesa e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mund të jetë simptoma e një mjedisi të dobët biznesi dhe përqendrimi të lartë të pasurisë.
Trajtimi i pabarazisë kërkon një kombinim të politikave të taksave dhe shpenzimeve publike. Ofrimi i arsimit publik me cilësi të lartë dhe kosto të lirë, shërbimeve sociale dhe shëndetësore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e pabarazisë.
Masat e drejtpërdrejta fiskale që synojnë rishpërndarjen e të ardhurave (të tilla si taksa progresive, taksat mbi të ardhurat dhe transfertat monetare) ndikojnë në rishpërndarjen e të ardhurave.
Në të kundërt, shpenzimet fiskale, të përqendruara kryesisht në infrastrukturë, administratë publike dhe mbrojtje mund të përkeqësojnë në vend që të zbusin pabarazinë në të ardhura. Rritja e taksave të konsumit mund të ndikojë negativisht, pasi ato i paguajnë njësoj edhe të varfrit, shkruan revista ekonomike Monitor. /Citynews
Tjetërkund, njerëzit e idealit në u mbytshin për së gjalli, ...
Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, deputeti Ben Blushi ...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar sociliast Taulant Balla ka ...
Turqia i kërkon qeverisë shqiptare që shkollat turke në Shqi...
Deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka konsider...
Ditën e shtunë, ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike n...
Debate të ashpra janë zhvilluar në seancën e sotme plenare m...
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti takoi sot 13 drejtorët ...
Ka kaluar plot një javë nga arratisja nga burgu i Rebibias n...
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule i është kundërpërgjigjur kr...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka thirrur gjyqtaren Blerta Çi...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryetarit të ...
Kryeministri Edi Rama po flet në Parlament lidhur me reagime...
Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka konsideruar kryeminist...
Ambasadori Donald Lu e përmendi ish deputetin socialist, Koç...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka zhvilluar një takim me pre...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me 7 tonëve kanabis...
Drejtoria e Policisë Rrugore po vijon zbatimin e detyrave të...
Mazhoranca dhe opozita pas shumë kohësh kanë gjetur konsensu...
Një trend i përhapur sot në politikën botërore është numri n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...