VIDEO - Magazina e drogës në Rrëshen/ Ja momenti i arrestimit të 22 personave
Ditën e djeshme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Komisaria...
Një trend i përhapur sot në politikën botërore është numri në rritje i njerëzve, më saktë i masave apo turmave, që mendojnë se kanë nevojë për ?udhëheqës të mëdhenj?, populistë e karizmatikë, por dhe të pakufizuar jo pak ndaj rregullave vendore e ndërkombëtare. Kjo shihet në Rusi, Turqi, Hungari, etj., por së fundmi dhe me fenomenin e ri Trump, në Amerikën kampione të botës së lirë, që mund të pasqyrohet më tej edhe në zhvillime të tjera ndërkombëtare. Sigurisht si në ato vende, dhe ne kemi kohë, që po e përjetojmë atë dhe në Shqipëri, pikërisht kur mendohej se një prirje e tillë e fillimeve të tranzicionit ishte tashmë e kapërcyer. Pra, në vend të një gare për të ndërtuar institucione demokratike efektive dhe për të forcuar vlerat liberale, vazhdojnë në shumicë tëkemi njerëz të ?entuziazmuar? apo ?dele? madje dhe ?shuplaka? siç janë etiketuar (me raste dhe të paguar e blerë) për të ndjekur këta ?burra shteti? apo ?udhëheqës të mëdhenj?, të cilët do t?i drejtojnë nga errësira drejt një të ardhme të ndritur e të lavdishme!…
Në Turqi, Erdogan mendon se është i vetmi që di se ç?është e mirë për vendin. Ai po godet çdo institucion e organizëm demokratik, liberal dhe progresist, duke e çuar Turqinë prapa, drejt përplasjes e konfliktit teksa konsolidon fuqinë e tij mbi çdo gjë e çdokënd. E njëjta situatë konstatohet me Putinin në Rusi, apo, me njëfarë moderacioni, me Orbanin në Hungari apo, me Kaczsinsky, akoma në fillimet e trasformimit të tij, në Poloni. Në Kinë, Xi Jiping ka akumuluar një fuqi të paparë më parë që nga koha e Xiaoping-ut, madje nuk shihen as shenja ndryshimi e ndalimi, pavarësisht gabimeve shtet-formuese e problemeve ekonomike të shfaqura në vend, që janë hasur rrugës falë dhe vendimmarrjes së tij.
Ndërkohë, në Shqipëri, kemi një tjetër ?udhëheqës të madh?, që u ngjit me veprime të errëta e të paqarta, apo dhe premtimeve që u harruan e tretën në eter. Ai drejton e qëndron sot mbi një histori mediokriteti qeverisës, deri duke shfaqur tendenca bipolare në sjellje, dhe mbi të gjitha me një autoritarizëm të theksuar, vulgaritet e arrogancë të paskrupullt. Ai shfaq një talent për teatralen në marrëdhëniet me publikun dhe një luftë të egër për dominimin ndaj pushteteve të tjera, deri dhe nënshtrimin e medias tradicionale dhe asaj sociale. Ira e frustrimi i tij ndaj pamundësisë për të dominuar me 360 gradë këtë pushtet të katërt u duk qartë në mollotitjen gjasme analitike por në fakt dukshëm të çakërdisur dhe me tone të larta lufte të para pak ditëve. Pavarësisht se marshon, deri duke rendur, mbi dështime qeverisëse e koncepte reformash, mbi varfërimin e popullit të tij, falë korrupsionit dhe kanabizimit të vendit, ai ka mbledhur rreth tij mjaft resurse e individë me të kaluar dhe të sotme të errët, për t?i hedhur në sulm në luftën për të kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar reformat dhe konsolidimin e vendit, por për të përfunduar rrënimin e plotë dhe dominimin e tij si të ishte Kolumbia e dikurshme.
Teksa e shkruaj, Shqipëria po më ngjason si një histori e dalë nga seriali ?Narcos?, bazuar në ngjarje të vërteta të Kolumbisë të asaj kohe në të cilën ambicia e Escobar-it, për të hyrë në politikë dhe për t?u bërë president i vendit, u ndalua në kohë nga disa politikanë të rinj e të ndershëm, por dhe ndihma aktive e ambasadës amerikane. Dhe më keq, lufta pasuese atje e shkatërroi vendin dhe dëmtoi pothuajse tërësisht rendin demokratik…
Tendenca njerëzore për të besuar fatin e popullit në duart e një udhëheqësi të fortë është mijëvjeçare, që nga koha e Athinës apo Romës së lashtë! Por pse nuk po ngjisin mësimet e historisë nga dështimet e mbrujtura në kohë? Pse nuk po funksionojnë të paktën normat liberale dhe mekanizmat mbrojtës të vendosur në sistemin relativisht të ri të liberal-demokracisë të adoptuar me sukses në disa vende? Pse sistemi ynë i institucionalizuar i kontroll-balancimit (check&balance) po zbythet e zhbëhet përpara përqendrimit të pushtetit dhe autoritarizmit?
Tërheqja drejt ?udhëheqësit të madh? ndjehet dhe është bërë normë edhe në biznes, në botën akademike-universitare, në sport, në shoqërinë civile, etj. ku organizimi demokratik është larg ideales. Ku ne adhurojmë e ndjekim kta Gates, Ronaldo etj. Pra, shume institucione moderne dhe në shoqëri tejet demokratike po drejtohen sipas vijave kryesisht autoritar. Dhe kjo ushqehet po nga ne. Ne jemi në kontakt me njerëz të fuqishëm që i adhurojmë për pasurinë e pushtetin, paranë e famën. Ata e garantojnë rendin e tyre falë aftësisë për të dhënë urdhra e për të pasur ndjekës apo të bindur. Sot kemi dhe programe mbi lidershipin, që edukojnë e frymëzojnë masa për të besuar tek i zgjedhuri në majë të piramidës. Pra, atëherë nuk duhet të na habisë ky fenomen kur shtrihet deri në politikë, sidomos në atë lloj politike me shumë pak mekanizma demokratikë.
Mesa duket kjo tërheqje drejt ?udhëheqësit të madh? reflekton, midis të tjerash, dhe mungesat e sotme të institucioneve tona demokratike, mbulon hipokrizinë, arrogancën dhe abuzivizmin e politikanëve të karrierës. Nëse sot do të zhvisheshin presidentët, kryeministrat, ministrat, kryetarët e partive nga ?paganizmi? ritual i mirë shkruar në protokolle, ligje e statute, që i bën ata të duken si të gjithëfuqishëm dhe shumë-ditur, patjetër duhet të ngelnim krejt të zhgënjyer nga ajo që del nga zhgualli. Do të shihnim, në shumicën absolute të rasteve, një kotësi e zbrazëtirë, madje asgjë për t?u admiruar, respektuar e për më tepër votbesuar. Dhe mbi të gjitha, thjesht e vetëm mediokritet, moskualifikim, padije, paaftësi, mungesë sinqeriteti, mosinteresim human për të mirën publike!
?Udhëheqësi i madh? ka tendencën që të besojë se është i pagabueshëm dhe, në shumicën e rasteve, është shumë i mirë dhe i zoti për të mënjanuar çdo rrezik, që i vjen sundimit të tij apo për të kapërcyer çdo pengesë ndaj autoritetit të tij. Këto cilësi promovojnë ?eficencë? në kohë veprimi, në kuptimin që çdo gjë bëhet në nxitim, pa garancinë më të vogël që bën sens apo funksionon siç duhet. E kur nuk funksionojnë shumë nga këto veprime e vendimmarrje, kush mund ta ndalojë pastaj udhëheqësin që të thellojë më tej gabimet e tij, që, në disa drejtime, po e çojnë vendin drejt greminës? Për më keq, kur sistemi përthith shumë elementë të diktaturës, atëherë ?receta e katastrofës? duhet të bëhet gati sepse në një situatë të tillë nuk ka më institucione të veçanta të konsoliduara me njerëz të përgjegjshëm, që mund të përballen me ?udhëheqësin e madh? dhe e korrigjojnë drejtimin në mes të itinerarit të tij.
Është e koduar në histori dhe e kuptueshme për zhvillimin njerëzor që zgjidhja më e lehtë është që të besosh në diçka hyjnore, më të madhe se ne dhe mbi ne, që emeton pavarësi, vendosmëri dhe konfidencë dhe që merr në dorë frerët e fatit dhe na drejton duke na kursyer barrën e zgjedhjes, deri duke na e lehtësuar gjykimin dhe peshën e gabimit eventual. Por, mbas mijëra vjet eksperimentesh të njëjta të dështuara në historinë njerëzore, duhet të kuptojmë që askush nuk është i pagabueshëm e hyjnor dhe që demokracia të funksionojë vetë qytetarët e republikës duhet të luftojnë dhe të protestojnë që të jenë të mirë-informuar, të kujdesshëm dhe të gatshëm për të kërkuar llogari. /Citynews
Ditën e djeshme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Komisaria...
Në replikë me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, deputeti ...
Pas bllokimit të fjalës që Valentina Leskaj i bëri ish minis...
Kryesuesja e seancës plenare Valentina Leskaj i aka mohuar t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fund të fjalës së tij në p...
Këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë përdorur shpesh nga p...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë shifrat e qev...
Pas ministrit Arben Ahmetaj fjalën e ka marrë ish kryeminist...
Gjatë fjalës së tij në parlament ministri I Financave Arben ...
Gjatë fjalës së saj në Parlament deputetja demokrate Jorida ...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ban...
Pas fjalës së Artan Gaçit ka ndërhyrë kryetari I Grupit Parl...
Deputeti I PS-së Artan Gaçi ka sulmuar nga foltorja e Kuvend...
Deputeti socialist Alfred Peza, gjatë fushatës elektorale të...
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financia...
Ditën e djeshme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Komisaria...
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në Drej...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 26 vje...
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e ...
Policia Kufitare ka sekuestruar 180 kg drogë e llojit kanabi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...