Rama i përgjigjet Athinës/ E folura greqisht në Himarë s'ka për ta bërë kurrë qytet grek
Kryeministri Edi Rama po flet në Parlament lidhur me reagime...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule se gjithë debatin që ai ka hapur duke angazhuar edhe Greqinë, për shembjet në Himarë ?si një ferrë që po na sillet nëpër këmbë?, siç e quajti, e bën vetëm për arsye: “Për një llogari sa një kokërr gruri, për llogarinë e partisë tënde që po tretet si kripa në ujë dhe që është në dëm të hapur në marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona, shqiptarëve dhe grekëve.?
Një pjesë nga fjala e Ramës:
“Është hapur debat ndërkombëtar për disa banorë të Himarës që janë shfaqur të revoltuar për shkak të planit të bashkisë së re, për një projekt me interes publik në vazhdën e programit të rilindjes urbane për Himarën. Ajo është dërrmuar nga barbaria e ndërtimeve, ngrehina shëmtie që e rrokullisën Himarën në të tatëpjetën e zhvillimit rrënues, por që e ka cenuar rëndë bukurinë e saj dhe vlerat e trashëgimisë së saj kulturore. Shpronësimet apo prishjet e ndërtimeve të ligjshme me shpronësim gjatë Rilindjes janë procedurë rutinë e unifikuar ligjërisht si në Tropojë edhe në Himarë, edhe në Tropojë ka banorë që nuk bien dakord. Por ?cuditërisht?, për këta, e as për të Vlorës nuk kemi dëgjuar të indinjohet ndonjë shtet tjetër dhe të nisë kujë në mediat e atij shteti si me Himarën. Vetëm në Vlorë janë prishur 1657 objekte, në Tiranë 4828, Durrës 1125, e kudo në cdo qytet. Projekti detyron prishjen e vetëm 18 objekte, një shtëpi e banuar, një bujtinë tre katëshe dhe pjesa tjetër lavazhe, kioska, magazina të vjetra, apo rrënoja shtëpish të dikurshme. Vetëm për 6 objekte duhet bërë procedura e shpronësimit.
Dikush që se di ku fle lepuri i kësaj ferre që na shfaqet nëpër këmbë, as e koncepton dot se si ka mundësi që një praktikë rutinë e kësaj natyre në Shqipërinë e sotme për 12 ndërtime pa leje dhe 6 ngrehina në shpronësim të angazhojë një shtet fqinj me komunikata zyrtare, deklarata partiake që kërkojnë ndëshkim evropian për Shqipërinë, lloj lloj gazetash, që nxjerrin tym për të nxirë qeverinë e Shqipërisë, por fatkeqësisht pa e fshehur dot një sekëlldi të cuditshme ndaj nesh dhe vendit tonë të vogël që kaq shumë ka dhënë e marra me atë vend mahnitës që quhet Greqi.
Çfarë bëra unë që të meritojë gjithë atë vëmendje në Greqi gjatë këtyre ditëve, a ma thotë dot kush që ka dy fije mend në kokë, pse fqinjëve tanë nuk u erdhi mirë për një postim shumë miqësor në rubrikën time përmend Gjergj Dushmanin, shqiptarin e famshëm e të cituar në historianë serioz, që një rastësi fatlume e historisë e bëri të gjendet në vendin dhe kohën e duhur për të shpëtuar Akropolin nga bombardimi i flotës veneciane. Apo mos nuk u erdhi mirë që lexuan aty se në Athinën e asaj kohe flitej kryesisht shqip, c?ka nuk e them unë, por nuk ka historian serioz që nuk e shkruan, për mua është mësim i bukur historie për ne, shqiptarët dhe grekët e sotëm që duhet të ndihemi më mirë nën cdo dritë afruese të fqinjësisë sonë dhe shembujve të panumërt të shqiptarëve dhe grekëve që kanë ndihmuar njëritjetrin. Pse duhet të mërzitet fqinjët kur u thuhet se atje flitej shqip. Kur them se as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinën sot qytet shqiptar as e folura greqisht në Himarë nuk e bën kurrë Himarën qytet grek nesër, besoj se kam mirëkuptimin e plotë të çdokujt, që dashurinë për Greqinë as e mat me sa shumë e sekëlldisin shqiptarët dhe as e tregon duke e quajtur inekzistente cështje të së kaluarës mes nesh.
Që jo vetëm për ne por për interesin e përbashkët, janë cështje reale, që duhet t?i zgjidhim nën dritën e shembujve të panumërt të miqësisë, solidaritetit që historia e kësaj fqinjësie ka prodhuar mes nesh. Kam dëgjuar se edhe këtu ka pasur zëra që janë ngritur për ti dhënë figurshmëri, përvec zërit të Vangjelit që ngrihet vetiu sikur ti dalë në ëndërr qofte edhe një tjegull nga çatia e një shtëpie të braktisur në Himarë, eh miku im i dashur Vangjel s?të vë dot faj, pasi gjen në Athinë dëgjues që e bëjnë tjegullën e ëndrrës tënde provën e krimit të një agresioni të ri antigrek të Ramës, armiku të ri që ti kërkon me cdo kusht t?ja sajosh Greqisë dhe minoritetit për një llogari të vogël sa një kokërr gruri, llogarinë e partisë tënde që po tretet si kripa në ujë se ke marrë përsipër të bësh diçka që është në dëm të hapur të marrëdhënieve mes vendeve tona dhe shqiptarëve dhe grekëve.”
Kryeministri Edi Rama po flet në Parlament lidhur me reagime...
Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka konsideruar kryeminist...
Ambasadori Donald Lu e përmendi ish deputetin socialist, Koç...
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka zhvilluar një takim me pre...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me 7 tonëve kanabis...
Drejtoria e Policisë Rrugore po vijon zbatimin e detyrave të...
Mazhoranca dhe opozita pas shumë kohësh kanë gjetur konsensu...
Një trend i përhapur sot në politikën botërore është numri n...
Ditën e djeshme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Komisaria...
Në replikë me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, deputeti ...
Pas bllokimit të fjalës që Valentina Leskaj i bëri ish minis...
Kryesuesja e seancës plenare Valentina Leskaj i aka mohuar t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fund të fjalës së tij në p...
Këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë përdorur shpesh nga p...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë shifrat e qev...
Pas ministrit Arben Ahmetaj fjalën e ka marrë ish kryeminist...
Gjatë fjalës së tij në parlament ministri I Financave Arben ...
Gjatë fjalës së saj në Parlament deputetja demokrate Jorida ...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me ban...
Pas fjalës së Artan Gaçit ka ndërhyrë kryetari I Grupit Parl...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...