Test i ri për gjetjen e kancerit
Një lloj analize e re e gjakut mund të shërbejë si paralajmë...
Portali Syri.net ka publikuar një editorial me titull ?Me kë e ke Ramë?, ku i ka drejtuar disa pyetje dhe akuza kryeministrit Edi Rama.
Më poshtë materiali i plotë
Një video e kryeministrit Edi Rama kundër mediave në përgjithësi dhe portaleve në veçanti ka hapur shumë debat rreth lirisë së mediave dhe qëllimeve të shefit të qeverisë përpara zgjedhjeve.
Me një fjalor të paprecedent, Edi Rama ka publikuar së pari videon e tij kundër analistëve dhe portaleve, e më pas zagarët rreth tij e kanë nuhatur se për çfarë ka nevojë shefi, duke filluar një sulm dhe fyerje ndaj gazetarëve, familjarëve e deri tek fëmijët e tyre me një gjuhë të papërdorur ndonjëherë e që e gjen vetëm në rrugë.
Nuk është se nuk kemi menduar të të përgjigjemi me të njëjtën monedhë Ramë, por nuk e kemi bërë jo se ti sot je kryeministër dhe rrethohesh nga cuba. Nuk e kemi bërë për tre arsye:
1- Etika
2- Po të flasim dhe shkruajmë më gjuhën tënde kemi frikë se na konsideron gazetar ?model?
3- Po të përdornim sharjet që ti dhe zagaret që ke rreth teje përdorin ndaj familjarëve tanë, dyshoj që do të tentosh të na lesh atësinë e Zahos në derë.
Të ndalojmë pak më konkretisht tek sulmet që ti Ramë po ju bën gazetarëve të veçantë, ose siç ti i etiketon, portale. Them gazetarëve të veçantë, pasi portale kanë hapur të gjithë ata analistë dhe gazetarë me integritet që u hodhën në rrugë ose ju mbyllen dritaret e mediave nga pronarët e nënshtruar prej interesave të pushtetit. Ti këta i konsideron portale. Mirë bën, se edhe po nuk e kishin në mend të bëjnë një gjë të tillë, ua fut ti në mendje.
Po kush janë këta analistë dhe gazetarë që ti Ramë po i sulmon dhe që qenkan parti më vete e nuk japin llogari askund? Fundja kujt duhet ti japin llogari gazetarët Ramë? Kryeministrit?
Andi Bushati, Artur Zheji, Çim Peka, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Habjon Hasani kanë nga një portal ose më saktë nja një faqe në Facebook. Të kanë akuzuar ndonjëherë Bushati, Zheji, Peka, Shkullaku, Fevziu se ke akuzuar babin tënd si babanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymer Baze, që si gazetar përdor emrin Mero.
Të kanë akuzuar ndonjëherë se ke qenë i çmendur? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke të publikuar kartelën e psikiatrisë.
Të kanë akuzuar ndonjëherë se ti e ke çmendur ish-gruan, mamanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero).
Të kanë publikuar fotot nudo me gratë e ministrave të tu? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke vrapuar deri në Bosnje për ti botuar tek një gazetë periferike me pagesë, e nga aty duke i shpërndarë në gazetat e Tiranës, po me pagesë.
Po çfarë kanë bërë dhe po bëjnë këta gazetarë që ti vetë dhe zagarët e tu janë ndërsyer për ti sharë deri edhe tek fëmijët e tyre në kopsht?
Të kanë kritikuar për qeverisjen, kanë publikuar aferat, dhe të kanë vënë në dukje se vendi është mbuluar nga hashashi. Këtë kanë bërë. Kjo nuk qenka gazetari dhe ajo e Ymerit po? Ne e dimë që kjo lloj gazetarie të intereson, se ajo nuk të dëmton ty apo ata që të shajnë ty. Por nuk jemi në rasti. Mbaj Ymerin. Ai që dje ta bënte djalin kopil, nënën e djalit tënd të çmendur, babin imoral dhe ty psikopat, sot është në krahun tënd. Është e drejta jote ta falesh, ta sponsorizosh, t?ia falësh edhe sponsorin kur kapet me fabrikë droge në Durrës, por nuk mund të na kërkosh ne që të bëhemi si ai.
Ne të paktën kurrë nuk do të futemi brenda mureve të shtëpisë tënde, por është mirë ti japësh përgjigje kësaj pyetje se ndoshta jemi keqkuptuar: Më kë e ke Ramë???
Një lloj analize e re e gjakut mund të shërbejë si paralajmë...
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Tiranë, Leonar...
Rritja e çmimit të karburantit është trajtuar në studion e “...
“Studio e Hapur” sjell sonte një temë aq shumë të debatuar d...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Sot ne themeluam dhe shpallëm forcën tonë të përbashkët poli...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë kryeqyteti...
Masakra mjedisore vazhdon! Edhe pse në Shqipëri me anë të nj...
Pyjet në Shqipëri vijojnë të masakrohen çdo ditë edhe pse qe...
Akademia e Kuzhinës Shqiptare lëshon diploma që provojnë se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar kry...
Gazetarja Sonila Meço u përfol sot nga mediat si një nga emr...
Në një video shfaqet një prind i cili është duke mbajtur vaj...
Krijimi i “LIBRA” nga deputeti Ben Blushi duket se nuk është...
Ditën e shtunë në Hotel “Tirana International” u bë promovim...
Ish deputeti socialist, Andis Harasani, ka uruar Ben Blushin...
Ndoshta është paksa jo etike por jo e pavërtetë. Kryeministr...
Dua tju falënderoj që keni ardhur sonte duke ju thënë që në ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar transfer...
Jo cdo njeri i lirë ka qenë në orën 18 00 në Akademinë e Art...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...