web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen Batutat e Tom Doshit me Mark Frrokun në Gjykatë

26 Tetor 2016, 20:57, Aktualitet CNA

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi i ka dalë në krah ish deputetit Mark Frroku, mes të tjerash edhe në akuzë për ndërtim pa leje.

Në seancën e sotme, deputeti Doshi ka theksuar para trupit gjukues se kati i fundit i hotelit që i është shitur prej tij, Mark Frrokut ka qenë i legalizuar.

?Kam pasur kontratë shit-blerje me Mark Frrokun. I kam shitur një hotel në rrugën e Durrësit, hoteli kati i fundit është i legalizuar. Në hotel nuk ka pasur asnjë shtesë?- ka thënë Doshi, shkruan Panorama.

Më tej, duke folur për akuzën Doshi ka sqaruar: ?Aty nuk ka pasur ndërtim pa leje. Ka qenë vetëm një tendë. Nuk e di në ç?baza e ka ngritur prokuroria akuzën. Po të ishte kështu, gjysma e Tiranës duhet të ishte në burg.

Gjatë seancës, prokurori iu drejtua Doshit duke e quajtur ?të pandehur?. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit.

?Ju pëlqen shumë që të më thërrisni ?i pandehur?,? tha ai.

?Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im,?- u përgjigj prokurori. Panorama sjell debatin e plote dhe batutat ne seancen gjyqesore.

DESHMIA E PLOTE

Doshi: Unë dua të lexoj njëherë deklarimin, që kam dhënë. E kam firmosur njëherë një deklarim.

Gjykata: Dëshmitar, do të pyeteni nga prokurori. Ka një procedurë. Nëse e vlerëson gjykata, do të lejohet leximi. Vazhdoni me pyetjen e deshmitarit prokuror.

Prokurori: Atehere i pandehur, me falni, zoti dëshmitar.

Doshi: Ja, i pëlqen prokurorit të më thotë i pandehur.

Prokurori: Ishte një lapsus, i korigjuar në kohë.

Doshi: Epo, të kesh kujdes.

Prokurori: Zoti dëshmitar, nëse mund të na thoni për marrëdhënien e biznesit që keni pasur me Mark Frrokun, nëse keni pasur ndonjë kontratë?

Gjykata: Prokuror, bëni pyetje të shkurtra, në mënyrë që dëshmitari t?i përgjigjet njëra pas tjetrës.

Prokurori: Dëshmitari e ka kapacitetin intelektuar, për t?iu përgjigjur pyetjeve edhe nëse i bëhen të grupuara, po nejse.

Doshi: Derisa i keni kontatat përpara, mua pse më keni thirrur. Ju i dini këto.

Gjykata: Dëshmitar, përgjigjuni pyetjes, nëse keni pasuir një marrëdhënie biznesi me Mark Frrokun.

Doshi: Unë Mark Frrokut i kam shitur hotelin. Këtë as Marku nuk e mohon. Ka kaluar kohë e gjatë dhe unë dua të lexoj deklarimin e mëparshëm.

Gjykata: Nuk lejohet në këtë moment. Atëherë për cfarë objekti bëhet fjalë?

Doshi: Kam bërë shitjen e një objekti, hotel, në rrugën e Durrësit.

Prokurori: çfarë sipëfaqe ka ky objekt, sa kate ka?

Doshi: Bëhet fjalë për 1 mijë metër katrorë dhe ka 5 kate.

Prokurori: Keni bërë shtesë në këtë objekt?

Doshi: Është bërë legalizimi i katit të sipërm.

Prokurori: A ka pasur një shtesë anësore të këtij objektin?

Doshi: Jo nuk ka pasur. Tani për cfarë pjese bëhet fjalë.

Prokurori: Për një konstruksion metalik në pjesën e parme të tij.

Doshi: Nuk quhet shtesë një tendë. Shtesë është nëse ka mure me beton, që nevojitet një fadromë për ta shembur.

Prokurori: A ka pasur?

Doshi: Jo, nuk ka pasur, as kur e shita e as kur e kam rimarrë.

Prokurori: Keni dorëzuar formular në Aluizni për shtesën?

Doshi: Jo.

Avokati: A pati tendë në pjesën e parme kur e shitët hotelin?

Doshi: Nuk ka pasur as kur e shita, as kur e mora prapë. Më kanë thënë se ishte një tendë për mbrojtjen e materialeve që gjendeshuin aty. Më duhet pa bazë kjo akuzë e prokurorisë për ?ndërtim të paligjshëm?. Sa tenda u hoqën në Tiranë për zgjerimin e trotuareve, duhet të ishte gjysma e Tiranës në burg.

Avokati: Kur e keni marrë hotelin, ka pasur materiale në atë pjesë, që janë dëmtuar?

Doshi: Po, ka pasur, objekti ishte në ndërtim dhe kishte materiale brenda e jashtë. Ka pasur jashtë materiale të dëmtuara nga shiu. Nuk di në c?bazë e kanë ngritur akuzën. Pa leje do të ishte po të kishte mure aty.

Gjykata: I pandehur, keni pyetje.

Frroku: Jo nuk kam.

Doshigjykatës: Ju duhet ndonjë gjë tjetër nga unë?

Prokurori: Kur e keni rimarrë objektin?

Doshi: S?e mbaj mend.

 





Lajmet e fundit nga