web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 (Fotot) Vodhën kasafortën e Teqesë/ Arrestohen dy persona

26 Tetor 2016, 19:43, Aktualitet CNA

Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së kasafortës së Teqesë në fshatin Ballenj e Madhe.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar janë  Mevlan Limani, 27 vjeç, lindur në fshatin Crruj të rrethit Mat dhe Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat .

Arrestimi i tyre u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë- Martanesh . Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë ? Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit. Materialet për këtë ngjarje do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepën penale ? Vjedhje ? në bashkëpunim,.





Lajmet e fundit nga