Veliaj i jep lajmin fëmijëve/ Në nëntor nis ndarja e plehrave
Muaji nëntor do të shënojë edhe nisjen e procesit të ndarjes...
Matilda ka qenë një natyrë pasionante dhe një rrebele me plot të papritura. Në periudhën e shkuar të rinisë së hershme, ajo kishte të gjitha atributet e një Ylli me një shkëlqim të fortë, mrekullues dhe me një karierë brilante.
Kineastët e atëhershëm shqiptarë, përgjithësisht mediokër, por jo për faj të tyre, zbuluan si të magjepsur një aktore, që sillte me portretin e saj, më shumë shpirtëror se sa sensual dhe prej mishi, si jemi mësuar sot, një Çudi të bukur shqiptare.
Një “charm” shqiptar, por edhe shumë europiane dhe me tipare tejet origjinale dhe të rralla. Fine në interpretim, delikate në jetë, kurajoze dhe “mendjemadhe” në marrëdhëniet që krijonte me njerëzit, mbas sukseseve të bujshme që krijonte kariera e saj e beftë, Matilda apo Mati, jetoi një parajsë shjumë të shkurtër dhe shumë të hareshme për pak kohë.
Kam qenë disa herë për dreka dhe darka me Edin, Matildën. Temperamenti i Matit, ishte i hatashëm, shpërthyes, kapricioz, por besoj i sinqertë dhe i vërtetë. Edi Rama i asaj kohe, nuk është aspak ky i sotmi, ai kishte një vështirësi të madhe për të dialoguar qetësisht me aktoren e famshme, që e adhuronte, e miklonte apo e dëshironte e gjithë Shqipëria e asaj kohe.
Çfarë thuhet lart e poshtë, për përfitime politike, se Edi Rama, nuk e ka dashur Matildën, dëshmoj në vetë të parë, se është një gënjeshtër e madhe dhe një pasaktësi e neveritshme.
Një pasdite të cilën e mbaj mend mirë, Edi më telefonoi dhe më tha se ishte i shqetësuar, kishte patur një konflikt me Matin dhe kërkonte të këshillohej. U ulëm të dy, këmbëkryq, drejtëpërsëdrejti mbi bar, në lulishten e vogël përpara pallatit të tij dhe kemi ndejtur aty, duke biseduar, pafundësisht, për të ardhmen e tyre.
Edi ishte i lëkundur, temperamenti i Matit, personaliteti i saj shumë i fortë, kryeneçësia dhe vetadhurimi dhe vetëvlerësimi që ajo kishte për veten, ishte në kulmin e vet. Ndërsa Edi, që mund të përkufizohet Edi i brishtë i atyre viteve, kishte shqetësim, por dhe dashuri të përzier me përgjegjshmëri, për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre.
Dilema ishte martesa dhe pikëpyetja se nëse ata të dy, mund ta shndërronin dashurinë e tyre, që kishte shumë egstaza dhe tërmete të forta, në një marrëdhënie të qëndrueshme familjare. Mendimi im i asaj kohe, që edhe sot më mbetet i pandryshuar, ishte se Edi dhe Mati, e kishin të pamundur të themelonin një lidhje të qëndrueshme, përtej pasionit në kulmet e veta.
Dhe i thashë në mënyrë të drejtëpërdrejtë: “Mos u marto me Matin! Sepse do të shkatrroni njeri tjetrin!” dhe sigurisht edhe mijëra fjalë të tjera, kundër këtij hapi.
Mirëpo Edi, nuk kishte vullnet dhe forcë të thoshte : “Jo!”, në atë fazë të jetës së tij, ndonëse mbaj mend se në thellësi ishte dakort që po ndërmerrte një hap të gabuar, por edhe po mbante një premtim, ndaj të fejuarës së tij.
Rikthimi i Matildës, dalja e saj nga depresioni i gjatë, është një lajm i gëzueshëm për mua, që e njoha më shumë prej zërit të saj të pandryshuar, se sa nga portreti i sotëm. Duke i uruar asaj që të ketë guximin e duhur për një rikthim në jetën aktive, dua të shtoj se për sa kohë që Rama do të jetë kryeministër, ajo do të sulmohet në një mënyrë ose tjetër, sipas stilit të gjuetisë së shtrigave.
Unë u largova nga Shqipëria në vitin 1990 dhe më pas dëgjova mjaft gjëra për atë lidhje dhe mënyrën dramatike se si u zgjidh ajo.
Sot që shkruaj, jam shumë kritik ndaj Ramës dhe gafave të tija të rënda në qeverisje, por kjo nuk më pengon të them se në disfatën e asaj lidhjeje, që nuk u shndrrua asnjëherë në një martesë të vërtetë, nuk mund të cilësohet si një faj vetëm i Ramës.
Fajtorja më e madhe në atë që ndodhi mes tyre, ishte padyshim temperamenti dhe natyra e tyre tejet artistike. Ajo që i tërhiqte ndaj njeri tjetrit, ishte pikërisht edhe ajo që i largonte nga njeri tjetri.
Matilda ishte në atë kohë një Yll që shkëlqente dhe të gjithë e admironin me të drejtë, ndërsa Rama, e kishte të programuar spektaklin e tij të madh, për shumë vite më vonë! /360gradë.al/
Muaji nëntor do të shënojë edhe nisjen e procesit të ndarjes...
Pak ditë më parë Kryesia e Partisë Socialiste emëroi delegat...
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendor...
Lulishtja që po rregullohet në lagjen “Manush Alimani” në Sh...
Ndërron jetë në spitalin e Lushnjës shtetasi N.F, 74 vjeç, b...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për mediat ...
Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar pas dekor...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konkluzionin se vra...
Sot lexova me një frymë një letër nga njeriu i Zotit, Dom G...
Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama u zhvillua mbledhja e...
Deputeti socialist Tom Doshi ka dëshmuar sot në gjyqin ndaj ...
“Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë dukuri të cilat...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dë...
Zhvillimi teknologjik i viteve të fundit dhe përdorimi në ma...
I dashur A., Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pa...
Presidenca hedh poshtë ato që i quan sulme e provokime nga n...
Edhe pak dhe bëhet një vit që nga miratimi më 17 dhjetor 201...
Tre kandidatët për kryetar të LSI-së në zgjedhjet e 6 Nëntor...
Vendimi i Gjykatës së Apelit sa I përket dënimit ndaj ish-pj...
Thirrjes së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...