web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi në mjedis dhe metamorfoza e PD-PS-së/ Nga Mentor Kikia

26 Tetor 2016, 14:27, Aktualitet CNA

Partia Demokratike është vënë së fundmi në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e mjedisit, me mbështetjen organizative që po i jep disa grupeve të shoqërisë civile në aksionin kundër ligjit për importin e mbetjeve për riciklim. PD po sulmon sot një ligj që vetë e kishte miratuar e mbrojtur 3 vjet më parë dhe ca ndryshime që vetë i kishte aprovuar në komisinet parlamentare disa javë më parë. Por, ashtu siç ndodhi që mazhoranca ishte penduar që e rrëzoi sapo erdhi në pushtet në 2013, edhe opozita ishte penduar që e miratoi. Dialektika e politikës në Shqipëri i njeh këto metamorfoza, sado të çuditshme të duken. Por dy ditë më parë doli në skene një tjetër metamofrozë. PD akuzoi qeverinë se ka dhënë leje për ndërtimin e 43 hidrocentraleve, 38 prej të cilëve pa leje mjedisore. ?Asnjëri nuk përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar?- tha sekretari për çështjet e mjedisit në PD.

Opozita ka prekur kështu çështjen më delikate të mjedisit në Shqipëri. Atë që çon në shkatërrim pa kthim të natyrës, pasurisë së krijuar në miliona vite. Por pak ditë më parë e për të disatën here ca njerëz të mire, që e duan këtë vend më shumë se ata që përbetohen dhe flasin në emër të saj, udhëtuan deri në Valbonë për të protetuear për mbrojtjen e këtij lumi të mrekullueshëm. Ata kishin protestuar më herët edhe para kryeministrisë, edhe para Ministrisë së Mjedisit e ku të mundnin. Për të mbrojtur Valbonën dhe Vjosën, Shebenikun dhe Lurën. Por nuk pamë kërkund asnjë eksponent të PD dhe asnjë deklaratë në mbështetje të protestuesve. Në një vend ku rezulton të ketë afërsisht një HEC për 10 mijë banorë(të paktën lejet e dhëna), ndërtimi i të tjerëve duket një makutëri absurde. Aq më shumë pa studim mjedisor. Por partia që sot i denoncon këto leje ka bërë të njëjtën gjë katër vjet më parë, në përmasa edhe më të mëdha, dhe për më keq, edhe më leje mjedisore(Cili ekspert në një vend të BE-se do të jete leje mjedisore për HEC në një park kombëtar?). Qeveria e PD-së ka dhënë leje për të ndërtuar nja 270 HEC-e, në çdo lumë, në çdo degë lumi, në çdo përruar, në çdo rrëke që rrjedh, në çdo liqen natyral e artificial. Kudo ku ka ujë! 9 leje janë dhënë vetëm në parkun kombëtar të Valbonës, për të cilët vazhdon ende puna. Në cilin vend tjetër do të gjendeshin njerëz të marrë që të shkatërronin mrekulli të natyrës si Valbona apo kanionet e Osumit? Lërini lejet mjedisore, se ato janë formaliza zyrtare. Pyetja që shtrohet është: A vlen më shumë Valbona dhe lugina e saj si aset turistik, apo energjia që do të prodhojnë ato 9 mini-centralet? Të gjithë ekspertët e pavarur, thonë që vlen Valbona e gjallë, dhe jo ajo e vdekura, nëpër tuba. Nja 15 leje të tjera janë dhënë në parkun e Shebeninut në Librazht, ku vazhdon puna duke shkatërruar pyje e përrenj që mbajne gjallë një habitat natyror qindra hektarë. Po kështu në Vjosë e kudo. Përmasat e shkatërrimit të mjedisit janë të frikshme. Rrjedha ujë që u jepnin jetë për shekuj vendanimeve të shumë, që shërbenin për njerëz, kafshë dhe bimë, u futen e po futen nëpër tubacione, duke u devijuar për të përfunduar në centralet elektike nga ku shpesh prodhohet energji për të furnizuar vetëm një fshat. Banorët lokalë, që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shpërngulen nga vendbanimet për shkak të tharjes së venburimeve të ujit të ujit, protestuan, por shteti dërgoi atje më shumë policisë nga sa banorë kishte i gjithë fshati. Protestat e banorëve të Shebenikut dhe Bulqizës janë me dhjetra, por qeveria e Berishës nuk hoqi dorë nga strategjia e shndërrimit të Shqipërisë në ?superfuqi energjitike?. Lejet për HEC-e, në ditë e fundit të pushtetit, Berisha filloi ti jepte edhe si dhurata për miqtë dhe kontributorët financiarë e politikë të partisë, madje edhe atyre që nuk kishin para për të blerë as dhe një tub e që i shitën lejet si të ishin letra me vlerë.
Por çfarë bënte PS në atë kohë? Bënte që të bën PD sot, denonconte. Bërtiste për mjedisin që po shkatërrohet. Denonconte qeverinë e papërgjeshme të Berishës dhe na dha fjalën të gjithëve se do ti anullonte këto HEC-e sapo të vinte në pushtet. Por nuk i anulloi. U fsheh pas frikës së padive në Gjykatën e Strazburgut. Dhe nuk bëri asnjë përpjekje. E, ndërsa nuk ka bërë atë që premtoi, ka menduar të bëjë të kundërtën, të japë edhe ajo leje për HEC-t e veta(gjithnjë duke e besuar raportit mediatik të cilit i referohet PD). Por edhe sikur të mos ketë dhënë asnjë leje, vetëm heshtja ndaj krimeve që janë bërë e po bëhen është bashkëfajësi.
Dhe këtu vijmë në kushtet e një maskarallëku politik. Kur njëra palë bën krime ndaj mjedisit, tjetra e akuzon. Pastaj kur ndërrohen rolet, ajo që ka ardhur në pushtet vazhdon shkatërrimin, ndërsa tjetar shndërrohet në gjykatës dhe mbrojtëse e mjedisit.
Polika e korruptuar dhe klientelite, të paktën 15 vitet e fundit e fundit, ka bërë shumë dëme në këtë vend. Por dëmi që po i bëhet natyrës, nga mania e ndërtimit të HEC-eve, do të jetë me përmasa historike. Zakonisht thuhet se brezat që do të vijnë nuk do të na e falin. Por ata që po i bëjnë këto krime nuk do të kenë ndërmend të kërkojnë falje, falje do të kërkojmë ne të tjetër që heshtim, apo që bëjmë kaq pak, për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky armiku i ?brendshem? që është më zi se çdo pushtues tjetër që ka kaluar nëpër këto fusha, lumej e përrenj.





Lajmet e fundit nga