web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arratisje masive në Haiti/ 170 të burgosur “i shpëtojnë” burgut

23 Tetor 2016, 10:38, Aktualitet CNA

Autoritetet e Haitit kanë njoftuar se 170 të burgosur në Arcahaie i kanë shpëtuar gardës dhe janë arratisur.

Bëhet e ditur se të burgosurit kanë sulmuar gardianin në momentin që po shkonin tek dushet.

Të burgosurit kishin vjedhur një numër të madh armësh dhe kanë shkëmbyer zjarr në momentin që po arratiseshin.

Ministri i Drejtësisë në Haiti, Camille Edouard Junior, bën me dije se një gardian ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu ka gjetur vdekjen një i burgosur në momentin që po kapërcente murin rrethues të burgut.

Shumica prej të burgosurve u ndaluan nga policia, por dhjetëra të tjerë janë larguar.

Ambasada Amerikane në Haiti i  ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonën e  Arcahaie.





Lajmet e fundit nga