Rusia thërret mbledhjen e KS për të debatuar për sulmet amerikane në Siri
Rusia, aleate e Sirisë, ka bërë thirrje për një mbledhje eme...
Votimet për dumën ruse të dielën (18.09) nuk sjellin ndonjë risi. Partia ?Rusia e Bashkuar? e ka të sigurtë mazhorancën. Sistemi i zgjedhjeve për partitë që garojnë njihet nga historia gjermane, mendon Ingo Mannteufel.
Që tani është e qartë: Kur të mbyllen qendrat e votimit në Rusi të dielën, ditën e zgjedhjeve parlamentare, nuk ka për të ndryshuar politikisht asgjë. Politikën ruse nuk e përcakton duma, parlamenti rus, por Kremlini, pra presidenti Vladimir Putin dhe administrata e fuqishme presidenciale. Kjo situatë është e paraparë edhe në kushtetutën ruse, që i jep ekzekutivit kompetenca të gjera. E që nga koha e zgjedhjes së Vladimir Putinit para 16 vitesh, duma ka humbur rregullisht autonominë e saj. Kritikët në Rusi e tallin parlamentin si ?printerin? që vetëm printon ligjet e dëshiruara nga Kremlini.
Risitë në kodin zgjedhor vetëm e fshehin dominancën e partisë në pushtet
Instrumenti qendror për Kremlinin në dumën shtetërore është partia e favorizuar nga të gjitha palët, si nga media edhe administrata, ?Rusia e Bashkuar?, që drejtohet nga i besuari i Putinit dhe kryeministri Dmitri Medvedev. Nuk ka asnjë dyshim se kjo parti edhe pas zgjedhjeve do të ketë mazhorancën e thellë në dumën ruse, edhe pse sondazhet e para të dielën nuk do ta theksojnë këtë dominancë.
Arsyeja për këtë është një risi në kodin zgjedhor: Nga të 450 vendet në dumën ruse, 225 do të shpërndahen përmes listës së partive sipas sistemit përfaqësues të votave. Sondazhet të dielën japin informacione vetëm për këto lista. Vendet e tjera jepen për kandidatët që përmes qarqeve zgjedhore do të hyjnë në parlament përmes parimit të zgjedhjes me shumicë. Përfaqësues të partisë në pushtet apo nga mjedisi përreth Putinit, si ?Fronti Popullor? do të dalin si fitues. Po ashtu është e sigurtë, që shumica e deputetëve nga këto qarqe zgjedhore do t’i bashkangjiten fraksionit ?Rusia e Bashkuar?. E me këtë kjo parti paraqet grupin parlamentar më të fuqishëm në dumën ruse.
Parti blloku si dikur në RDGj, Republikën Demokratike Gjermane
Të mos harrojmë se tre partitë e tjera të dumës, Partia Komuniste e Federatës Ruse, LDPR e populistit të djathtë, Vladimir Shirinovksi dhe Partia për Rusinë e Drejtë janë pjesë e sistemit sundues të Putinit. Nga këndvështrimi gjerman ato të kujtojnë ish-Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ. Nga jashtë ato të krijojnë përshtypjen e pluralizmit, por faktikisht ato kontrollohen nga Kremlini. Prandaj është e vështirë të flasësh për zgjedhje të vërteta, të ndershme e të lira në Rusi. Por ndryshe nga viti 2011, nuk vihet re një atmosferë proteste. Raprezaljet e forta kundër opozitarëve në vitet e fundit i kanë detyruar shumë kritikë të largohen në emigracion, apo kanë nxitur apatinë politike.
Fushatë zgjedhore e përgjumur
Një fushatë zgjedhore e qetë e pa përmbajtje synon të përgjumë e jo të entuziazmojë votuesit. Politika e agresionit me ngjyra patriotike kundër Ukrainës si edhe konfrontimi medial i fuqishëm me Perëndimin e kanë dhënë efektin e vet: Në shoqërinë ruse dominon një përzierje e shovinizmit, ndjenjës së kërcënimit dhe mosinteresimit politik, e për këtë arsye nuk pritet as pjesëmarrje e lartë në votime.
Një aspekt interesant megjithatë ekziston: Në votime janë lejuar edhe dy parti kritike ndaj Kremlinit: ?Jabloko? dhe ?Parnas?. Më shumë se 3% e votave do të bëjë që ato të marin fondet shtetërore për financimin e fushatës zgjedhore. E me më shumë se 5%, këto dy parti mund të futen në parlament. Një fakt që nuk duhet mbivlerësuar. Sepse pavarësisht se si shpërndahen vendet në dumën ruse, Kremlini e ka të mbërthyer fort në dorë të gjithë politikën në Rusi. DW
Rusia, aleate e Sirisë, ka bërë thirrje për një mbledhje eme...
Një grup të rinjsh shihet në “orbitën” e pikturuar me ngjyrë...
Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndrys...
“Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën t...
Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prisht...
Duhet të dimë se, emri “Fusha e Kosovës” – “Kosova”, vendi k...
Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet...
Kinemaja e hoteli, që dikur i jepnin gjallëri qytezës së Nov...
“Do të kthehem padyshim sërish në Kosovë e Metohi sepse dua ...
Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë bombarduar ...
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e...
Ministri i Informacionit të ISIS, i cili ishte edhe një prej...
“Gulenistët” dhe “Erdoganistët”, ndarja e këtillë e cila në ...
Gjykata i ka marr dy aktakuzat e para nga PSP, por ende nuk ...
Të gjitha përgjimet e “Pronto 2” nuk kanë hyrë fare në veshi...
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, do të pë...
Gjyqtarja e EULEX-it, Jenifer Seal sot do të japë vendimin l...
Paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më ...
Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së K...
Nëse propozimi i ministrit përgjegjës për krizën me refugjat...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...