99-çi i Veliajt kërkon karrige në Gjykatën Kushtetuese
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Rusia, aleate e Sirisë, ka bërë thirrje për një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që besohet se kanë vrarë gabimisht dhjetëra luftëtarë të qeverisë siriane, që po luftonin ekstremistët e Shtetit Islamik afër kufirit me Irakun.
Thirrja e Rusisë ndodhi pak orë pasi që avionët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, bombarduan pozicionet e armatës siriane në lindje të vendit duke vrarë mbi 80 luftëtarë qeveritar që po luftonin me ekstremistët e IS-it për kontrollin e zonës së aeroporti në Deir Ezzor.
Në një deklaratë të komandës qendrore amerikane, thuhet se një avion i koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara qëlloi afër Deir Ezzorit, duke besuar se kishte vënë në shënjestër luftëtarët e IS-it, të cilët i kishte ndjekur “për një kohë” para se të qëllonte.
Në deklaratë nuk jepen hollësi rreth viktimave, por theksohet se “sulmi është ndërprerë menjëherë pasi që zyrtarët e koalicionit u informuan nga autoritetet ruse se është e mundur që personeli dhe automjetet e shënjestëruara janë pjesë e ushtrisë siriane”.
Deklarata e identifikon Deir Ezzorin, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit irakian, si një zonë të shënjestëruar nga avionët e koalicionit në operacionet e mëparshme. Aty thuhet se komandantët e koalicionit i kishin njoftuar më herët autoritetet ruse për sulmet e planifikuara.
Nga ana e saj, ministria ruse e mbrojtjes e përshkroi sulmin e forcave të koalicionit si dëshmi të “refuzimit kokëfortë” të Washingtonit për të bashkërenduar veprimet e tij me forcat ruse që luftojnë përkrah forcave qeveritare besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ishte e paqartë të shtunën në mbrëmje se si mund të ndikojë sulmi në armëpushimin që hyri në fuqi më herët gjatë javës dhe çfarë veprimesh mund të marrë Këshilli i Sigurimit.
Armëpushimi synonte ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga forcat siriane, aleatëve të tyre rusë dhe kryengritësve të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që synojnë rrëzimin e qeverisë së Assadit, për të hapur rrugën e depërtimit të ndihmave humanitare në zonat e rrethuara të vendit të copëtuar nga lufta. Qindra mijëra civilë në ato zona janë të shkëputur nga ndihmat nga jashtë dhe përballen me shkurtime të rënda të ushqimeve dhe ilaçeve.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij po e respekton marrëveshjen e armëpushimit në Siri dhe shprehu dyshime për respektimin e saj nga Washingtoni.
Kamionët me ndihma për në Aleppo hynë të shtunën nga pika kufitare Çilvegozu mes Turqisë dhe Sirisë. Është dita e gjashtë që kur armëpushimi i brishtë hyri në fuqi, ndërsa grupet rivale kanë pasur mosmarrëveshje mbi mënyrën e dërgimit të ndihmave.
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se i kanë kërkuar leje qeverisë siriane, që ndihmat të shkojnë në zonat e izoluara, ku ato janë tepër të nevojshme për popullsinë.
Dy autokolona me ndihma prisnin që nga dita e martë të hynin në kufirin e Turqisë me Sirinë. Në to kishte miell të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e më tepër se 150 mijë njerëzve, si dhe racione ushqimi për 35 mijë vetë për një muaj.
Në Aleppon Lindore mendohet se jetojnë rreth 300 mijë njerëz, ndërsa në zonën perëndimore të qytetit, kontrolluar nga qeveria mendohet se jetojnë më tepër se 1 milionë vetë. VOA
Një grup të rinjsh shihet në “orbitën” e pikturuar me ngjyrë...
Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndrys...
“Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën t...
Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prisht...
Duhet të dimë se, emri “Fusha e Kosovës” – “Kosova”, vendi k...
Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet...
Kinemaja e hoteli, që dikur i jepnin gjallëri qytezës së Nov...
“Do të kthehem padyshim sërish në Kosovë e Metohi sepse dua ...
Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë bombarduar ...
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e...
Ministri i Informacionit të ISIS, i cili ishte edhe një prej...
“Gulenistët” dhe “Erdoganistët”, ndarja e këtillë e cila në ...
Gjykata i ka marr dy aktakuzat e para nga PSP, por ende nuk ...
Të gjitha përgjimet e “Pronto 2” nuk kanë hyrë fare në veshi...
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, do të pë...
Gjyqtarja e EULEX-it, Jenifer Seal sot do të japë vendimin l...
Paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më ...
Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së K...
Nëse propozimi i ministrit përgjegjës për krizën me refugjat...
Kryeministrja britanike Theresa May me gjasa do të nisë proc...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...