Dita e 48 e protestës/ Thirrje për mobilizim përpara Kuvendit më 23 korrik
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më të madh të poezisë gojore shqiptare, pasqyrimi i veçorive të tij autoktone, si dhe dokumentimi i tij në UNESCO si vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit vjen i përmbledhur në 15 vëllime të cilat i ka sjellë profesori Zymer Neziri, kësaj radhe në Etno Fest.
Realizimi i tij mundëson që ky lloj i epikës gojore të studiohet dhe opinionit shkencor e kulturor të botës t?i ofrohet për pranim si pasuri e përbotshme dhe si e tillë të njihet, si thesar botëror i kulturës.
Përurimi i 15 vëllimeve të projektit Eposi i Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, u bë në skenën me stande, ku Neziri shpalosi këto vëllime, ku grumbulloi dhe hodhi në letër me qindra mijëra vargje të epikave shqiptare.
Sipas Nezirit, Eposi i Kreshnikëve të Shqiptarëve jeton si vlerë etnokulturore e trashëgimisë shpirtërore, jo vetëm të Ballkanit por edhe të Evropës, pra është një vlerë universale e etnokulturës së njerëzimit.
?Sonte po prezantoj 15 vëllime. Në këto materiale është kryesisht kënga e Eposit të Kreshnikëve, e ciklit të Mujës e Halilit dhe janë këngë që ende kanë mbijetuar në fillim të këtij mijëvjeçari, ku nuk ka të tjera epose që kanë mbijetuar në Evropë, ky është eposi i fundit që ka mbijetuar. Ky epos paraqet edhe një realitet të trashëgimisë etnokulturore të Evropës?, tha fillimisht Zymer Neziri për KultPlus.
Pesëmbëdhjetë librat e prezantuar në këtë mbrëmje, ishin të ndara në vëllime, ku secili vëllim përfshinte një krahinë shqiptare deri në Maqedoninë Perëndimore. Në këto vëllime janë përfshirë gjithsej 440 këngë, 69 tregime, 100.002 vargje dhe rreth 65 mijë vargje xhirime me kamerë.
?Ftesa për promovimin e librave edhe në Etno Fest në ka gëzuar shumë dhe erdha me kënaqësi. Unë mendoj se ky festival do të shërbejë edhe si model që edhe në viset tjera të organizohet diçka e tillë sepse shqiptarët kanë nevojë për rrënjët e veta, që ato rrënjë t?i njohin e t?i ruajnë sepse me të vërtetë kemi rrënjë të lashta, jo vetëm në Ballkan dhe Evropë por jemi ndër popujt dhe kulturat më të moçme edhe botërore?, kështu vlerësoi Neziri në festivalin Etno Fest.
Këtë promovim pranë shtëpizës me pallzina, ulur në qylym dhe posteçi, e ka përcjellë edhe rapsodi Bajram Baja, me zërin e shahirit me sharki ku këndoi pjesë nga epika e Mujës dhe Halilit dhe tregoi se prejardhja e emrit Mujë është shqip nga fjala ?mujs? sepse ai i ka mujtë të gjithë në fushën e betejës, ka triumfuar mbi të gjithë.
Vlerësime të mëdha Neziri ka marrë edhe nga profesori David Elmer, nga Universiteti i Harvardit, Kembrixh, SHBA, i cili thotë që Neziri njihet si autoriteti kryesor i epikës shqiptare. ?Projekti në shqyrtim, sipas mendimit tim, është më mbresëlënësi dhe më i rëndësishmi në arritjet e tij deri më sot. Projekti i Nezirit ka rëndësi të madhe, si për studimin e drejtë të epikës shqiptare, ashtu edhe për studimin e traditave epike evropiane në përgjithësi. Projekti ka qenë, që në fillim, mirë i planifikuar dhe i realizuar në përputhje me standardet më të larta shkencore?, tha në fjalën e tij David Elmer.
Ndërsa profesori Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos, Itali vlerëson Nezirin si një dijetar të njohur edhe në qarqet ndërkombëtare. ?Numri i vëllimeve të parashikuara në fazën përfundimtare të këtij projekti, bashkë me koleksionin e librave që prof. dr. Neziri dhe Instituti Albanologjik kanë botuar që disa vite, tashmë përbëjnë një arritje historike, si për kulturën shqiptare ashtu edhe për studimet epike?, ka vlerësuar Nicola Scaldaferri.
Përurimi i radhës së këtij Eposi do të bëhet në Akademinë e Shkencave në Tiranë, këtë javë. /Citynews.al
Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së K...
Nëse propozimi i ministrit përgjegjës për krizën me refugjat...
Kryeministrja britanike Theresa May me gjasa do të nisë proc...
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re synojnë...
Krerët e ASH-së, Forcës dhe UDSH-së kanë nënshkruar në Ulqin...
Gazeta e Beogradit Veçernje Novosti njofton sot se Kosova ka...
Larg zhurmës së qytetit, “Etno Festi” ka nisur rrugëtimin e ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në taki...
Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiç ka thënë se ekipi nego...
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statis...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e K...
Kuvendi i Kosovës shënoi si tradicionalisht Ditën Ndërkombët...
Një femër në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në oborri...
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëdhë...
… Njerëzit e McRaven ishin në gatishmëri në Jalalabad. Pasi...
Rezultatet e zgjedhjeve në Kroaci tregojnë se zgjedhësit meg...
Qeveria e Kosovës thotë se do ta riprocedojë për ratifikim d...
Beresniki në rajonin Perm njihet për minierat e kaliumit. Qy...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur n...
Paralajmërimet e kryeministrit Isa Mustafa për reformatim të...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Eri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...