Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Qeveria e Kosovës thotë se do ta riprocedojë për ratifikim demarkacionin me Malin e Zi. Opozita kërkon kthim në pikën zero. Sipas analistëve pa konsensus të gjerë, vështirë se ligji mund të kalojë në kuvend.
“Do të bisedoj edhe me opozitën, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe Vetëvendosjen. Po ashtu, do të bisedojmë edhe me Listën Serbe para se të procedojmë tutje në mënyrë që t’i shterim të gjitha opsionet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Në seancën e një shtatorit, vetë kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës ligjin për demarkacionin, duke thënë se ka presione dhe kërcënime ndaj deputetëve që mos ta votojnë ligjin dhe përmendi edhe mungesën në sallë të një grupi parlamentar, duke lënë të kuptohet se fjala ishte për listën Serpska, e cila është pjesë e koalicionit. Koalicioni qeverisës pa votat e deputetëve serb nuk mund ta kalojë ligjin për demarkacionin. Në mediet lokale u përmend, se lista Serpska i ka vënë disa kushte kryeministrit Mustafa, në mënyrë që ata ta japin votën pro demarkacionit. Mirëpo, kryeministri Mustafa, thotë se ai nuk do të pranojë kurrfarë kushtesh në këmbim të votës për demarkacionin. “Nëse ka diçka që na kushtëzohet unë do ta bëj publike. Nuk ka kushte as nga Lista Serpska, e as nga të tjerët, por ne do të mundohemi që këtë çështje ta zgjidhim në bazë të fakteve dhe argumenteve dhe jo kushtëzimeve”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Partitë politike opozitare, që e kundërshtojnë këtë version të demarkacionit, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, përpjekjen e kryeministrit për të biseduar me ta e cilësojnë të vonuar. Partitë politike opozitare, kërkojnë që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të rinegociohet. Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj, tha për mediet lokale se komisioni shtetëror për demarkacion, që e mbron kryeministri, ka bërë gabime dhe sipas tij, procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi duhet të nis nga fillimi.
“Ky proces duhet të rifillojë. Duhet të rishqyrtohet dhe duhet të korrigjohen gabimet më të mëdha që janë bërë në shenjimit e kufirit. Tërheqja e dy pikave, për të cilat kemi pasur ekspertizë, ne si parti politike opozitare, por edhe ekspertët e pavarur jemi që kufiri duhet të tërhiqet në Çakor dhe Kullë dhe ky do të duhej të ishte pozicioni fillestar për të diskutuar me këdo qoftë”, thotë Muharrem Nitaj.
Kryeministri Isa Mustafa, në këtë linjë ka thënë se marrëveshja nuk tërhiqet, por synimi i tij është që në takimet me opozitën të sqarohen dilemat e ngritura. Kryeministri Isa Mustafa javën që shkoi takoi kryetarët e katër komunave që kufizohen me Malin e Zi, atë të Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut, nga të cilët kërkoi siç tha “të dëshmojnë me dokumente nëse kanë ndonjë vërejtje se ndonjë pjesë e territorit të këtyre komunave është cënuar me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”.
Analistët politik nga ana e tyre, nismën e kryeministrit për të takuar partitë opozitare për çështjen e demarkacionit e cilësojnë një hap të mirë, sepse mund të çtensionojë situatën politike të krijuar tash e një vit në Kosovë. Kështu i tha DW-së, Blerim Burjani, analist i pavarur. “Debati i mëhershëm i organizuar për këtë temë ishte më shumë mediatik dhe promovim i vlerave individuale të njerëzve, por edhe ishte i karakterit ex-katedra pra studimor, por që nuk ofroi rezultatin e pritur për eksplorime individuale të njerëzve të gjeografisë, të cilët tingëllonin shpesh edhe historian e politikan edhe pse ishin gjeograf. Debati nuk ofroj zgjidhjen e kërkuar për kufijtë e vitit 1974 të Kosovës, por ofroi debat historik dhe gjeografik, përderisa komisioni shtetëror kishte dështuar në mënyrë bindëse të mbronte pozicionet se kufiri i caktuar është nga viti 1974”, thotë Blerim Burjani. Ai thotë se në këtë situatë pa një konsensus të gjerë, demarkacioni duket se nuk do të kalojë.
“Përderisa lista serbe po kushtëzon dhe nuk pritet ndonjë fleksibilitet nga ta përveç nëse bashkësia ndërkombëtare kërkon nga autoritetet e Beogradit ta shtyjë listën serbe të mbështetë me votë demarkacionin, serbët kanë kushte që i referohen forcimit të rolit të ndikimit të tyre në vendimmarrje në institucionet e Kosovës, ku ka kushte edhe të pa pranueshme, kjo do të thotë se tema e votimit të demarkacionit varet nga deputet shumicë për momentin, ndaj pozita dhe opozita duhet të ulen e bisedojnë për konsensus të gjerë rreth demarkacionit, për të cilin do të duhej të gjendej rruga për ta arritur ratifikimin”, thotë Blerim Burjani.
Sipas tij, Kosova dhe Mal i Zi në këtë fazë duhet të kenë një linjë të “butë”, demarkacioni, në mënyrë që nëse në të ardhmen ka fakte të tjera që është tejkaluar apo nuk është linja kufitare e vitit 1974, atëherë çështja të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.
Marrëveshja për përkufizimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi u nënshkrua me 26 gusht të vitit të shkuar. Mali i Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa, Kosova akoma jo. Ratifikimi nga ana e Kosovës i demarkacionit me Malin e Zi është kusht nga Komisioni Evropian në mënyrë që edhe Kosova ta marrë liberalizimin e vizave./DW
Beresniki në rajonin Perm njihet për minierat e kaliumit. Qy...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur n...
Paralajmërimet e kryeministrit Isa Mustafa për reformatim të...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim përmes rrj...
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj pas vizitës në ditën e parë...
Numri i 100-vjeçarëve në Japoni është rritur me 6,7 për qind...
Ministria turke e Drejtësisë i kërkoi formalisht SHBA-së një...
Ministria për Dialog, njofton se nesër dhe pasnesër në Bruks...
Një tërmet tjetër sot u regjistrua rreth orës 11:50 në rajon...
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver ...
“Shpresoj të shërohet shpejt”. ka thënë Donald Trump për riv...
Grupi Luftarak Shumëkombësh-Lindje dhe njësitë Rezervë Takti...
Sot në ditën e Kurban Bajramit, ka hyrë në fuqi armëpushimi ...
Në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarët islamë kanë falur...
Më shumë se 300 persona kanë vdekur në shtetin amerikan Ohaj...
Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Koso...
Turqia dhe Gjermania janë partnere – kjo duhet përmendur her...
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas sëmundjes gungore t...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Se...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...