web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/Sokol Olldashi për Dibrën, opozitën dhe qeverinë 3 vite më parë

13 Shtator 2016, 15:05, Aktualitet CNA

Dibra ishte një humbje për demokratët, problemi qëndron brenda politikës, por më shumë brenda demokratëve që kanë 3 vite pa reaguar për shit-blerjen e votës. Pas skandalit në Korccë dhe katastrofës në zgjedhjet e përgjithyshme lokale, PD ishte e ccoroditur pa strategji. Rrugën ja tregoi deputeti i saj i ndjerë vite më parë por Basha dhe pseudo elita e tij heshtën. Pasojat u përsëritën të dilën në Dibër.

 

Fjalimi i plotë i të ndjerit Sokol Olldashi

Kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq se sa në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, një seancë e turpshme,një seancë në të cilën nëse ne do të kemi grimcën më të vogël të përgjegjësisë duhet të ndërpresim kalendarin dhe duhet të merremi thelbësisht me këtë çështje. Ajo që ka ndodhur në Korçë është e rëndë dhe dua të falenderoj median që e transmetoi. Është vërtetë një gjë shumë e rëndë, por nuk është vetëm kaq. Problemi është në i madh se sa 20 mijë lekë që iu dhanë studentëve në Korçë. Problemi është kthyer në sistem.

Çfarë ndodhi pas Korçës? Reagimi ynë është i pritshëm, është normal, ne  jemi në opozitë nuk mund të pranojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota. Nëse nuk bëjmë këtë reagim atëherë s?duhet të jemi këtu fare. Detyra jonë është pikërisht kjo.Por a mbaron detyra jonë këtu, dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja. E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste.

Dua ti drejtohem shumë deputetëve të djathtë të majtë, gjithkujt.

Ka shumë njerëz për të cilët unë kam konsideratë, pavarësisht se nuk i besoj apo pranoj politikisht, por kam konsideratë në pikëpamjen njerëzore. A do të merremi ne me këtë parlament? Apo do të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk shikojmë? Apo që ndodh është e tmerrshme. Nëse rikthehemi prapa në vitin ?91, ?92 kur janë bërë zgjehdjet pluraliste në këtë vend nuk është paguar askush nuk është paguar asnjë qindarkë e vetme as nga kandidatët as nga komisionerët as nga askush. Pse? Se njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin diçka me dëshirë.Si tanët, si tuajët!

Çfarë ndodhi më vonë. Vonë filloi të paguheshin komisionerët, më pas filluam të paguajmë makinat për të sjellë njerëzit të votojnë. Më pas filluam, dhe zotëria që është Zv.Kryeministër e di shumë mirë (i drejtohet Niko Peleshit) të paguajmë shtresat e marxhinalizuara që t?iu marrim votat. Më pas e çuam më tutje. Pse të paguajmë makina, që zgjedhësit të vijnë të votojnë, komisionerë dreq e shejtanë! I biem drejt: paguajmë zgjedhës.

Ky është një treg ofertë-kërkesë. Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është demokracia direkte. Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve por është demokracia direkte e xhepave dhe kjo nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët. E çuam më pas më tutje dhe ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë: deri te shkëmbimi i deputetëve. E nisi Nano në parlamentin e 2001. E vazhduam ne kur do zgjidhnim presidentin në 2007 dhe bëjmë prap sikur nuk e shikojmë këtë gjë. E nisi Nano, e perfeksionoi LSI-ja, por jo vetëm, edhe parti të tjera të vogla, në koalicion me ju apo me ne. Ne bëmë sikur se pamë ne të PD-së, dhe vijmë sot në Korçë por përpara kemi qenë në 23 Qershor. Nuk ka patur gjë më të turpshme, më të fëlliqur se fushata e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Shkonim nëpër zona, andej dhe ktej, dhe thonim kemi bërë këtë punë kemi këtë projekt. Dhe përgjigjia që na vinte ishte ky ka dhënë 20, 30, 40, sa jep ti?

Një pyetje të cilës nuk i përgjigjemi dot. Një përgjigje që ne ja detyrojmë qytetarëve shqiptarëve dhe në qoftë se duam seriozisht të merremi me këtë problem duhe të fillojmë të merremi që sot, nuk mund të fusim kokën në rërë si struci dhe thjesht të themi fajin e ka PS-ja. Sigurisht ju e keni fajin për atë që keni bërë në Korçë, nuk ka asnjë dyshim dhe jeni përgjegjës moralisht në rradhë të parë para njerëzve. Sigurisht që kemi ne faj që kemi bërë sikur se kemi parë këtë fenomen kur e bënin partitë në koalicion me ne. Do merremi me këtë çështje? Por nëse duam realisht të merremi me këtë çështje , duhet të ndajmë mendjen që në këtë parlament, disa të jenë depuetë dhe disa duhet të lënë karriget. Sepse nuk mundet që në këtë sallë parlamenti të vazhdojnë të bashkëjetojnë të patrazuar deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori: ose për deputetët ose për blerësit! Të dyja nuk rrinë dot! Doni të merreni? Hajdeni merremi që sot!/citynews





Lajmet e fundit nga