web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrest 15 vjeçarit, aksidentohet me dy pasagjerë

29 Gusht 2016, 09:07, Aktualitet CNA

Policia e Delvinës arreston në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin R.D., 15 vjeç, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjer në këtë mjet (A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç).

Të dëmtuarit ndodhen jasht rrezikut për jetën. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga