Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?Ky të shkojë të rregullojë surratin pastaj të blejë avion?!
Ky ishte komenti i parë që më ra në sy, direkt pas një lajmi pa shumë rëndësi dhe pa asnjë lidhje me Shqipërinë. Një lajm që njoftonte se futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Nejmar, kishte blerë një avion privat dhe e kishte inaguruar duke bërë një fluturim me shokët e fëmijërisë në Las Vegas. U befasova nga komenti dhe nisa të lexoj më poshtë. Më bëri përshtypje që lajmi kishte shumë komente, trecereku i të cilave të mbushura me sharje dhe mllef. Dikush e shante me një racizëm befasues si njeri me ngjyrë; një tjetër thoshte se kishte marrë paratë që i meritonin shokët e tjerë në ekip se ata luanin për të, ndërsa dy komentet më të ashpra ngjanin më shumë me një mallkim. Njëri thoshte pak a shumë, ?hëngsh kokën me këtë avion?, nddërsa tjetri, akoma më radikal: t?u bëfshin ilaçe paret e këtij avioni.
Ngela tejet i befasuar! E kuptoj mllefin e komentuesve ndaj njerëzve të politikës të pasuruar në mënyrë të dyshimtë; i kuptoj edhe sharjet ndaj njerëzve të biznesit të pasuruar më mënyrë spekulluese apo duke shmangur taksat publike, por nuk i gjeja asnjë shpjegim mllefit ndaj futbollistit të famshëm Brazilian. Nejmar mund të konsiderohet shembull për t?u frymëzuar në jetë. Së paku për një të ri. Ka lindur në një familje të varfër në një zonë po aq të varfër dhe arriti që falë talentit dhe punës të kthehet në një yll botëror i superpaguar. Por paguhet për punën e tij dhe nuk besoj se në jetë, i ka hyrë në pjesë ndonjë prej komentuesve shqiptarë. Po ashtu, ka të drejtë t?i shpenzojë paratë e tij ashtu si ai mendon.
Më qëlloi ta bisedoja këtë rast me një mikun tim, që merret që prej 3 vitesh me një studim për komentet në mediat on line. Një studim që tenton të shpjegojë mënyrën se si veprojnë individët në anonimat dhe se si pikërisht aty, shprehin një pjesë të mllefit dhe kompleksit që në kushtet identiteti e shmangin ose e moderojnë. Profesor në universitet, ai më furnizoi me një seri komentesh brilante, padyshim ndër më tipiket që të bëjnë të reflektosh thellë. Ato që më bënë përshtypje qenë disa komente në lajmin se Monika Belucin vijonte të dukej perfekte me bikini edhe në moshën 51 vjeçare. ?Po hape shalët si kjo kurva nuk plakesh shpejt? shprehej njëri. ?Po kjo katunarja e Sicilisë që bën si seksi? shprehej i dyti, ndërsa disa komente të tjera ngjanin më shumë si fantazi pornografike se sa një koment mbi një lajm pa shumë bujë, se Monika Beluci dukej ende e mirë me bikini edhe 50 vjeç.
E kuptoj xhelozinë dhe mllefin në Shqipëri. Në një vend ku barazia fallse ka qenë dominuese prej gjysëm shekulli, prishja e saj ka krijuar çekuilibra shoqëror, por edhe psiqik. Një vend që vjen nga një mizerje e shpërndarë në mënyrë të barabartë e ka të vështirë të pranojë që pas 25 vitesh njerëzit nuk janë më të barabartë. Dhe shoqëria do të jetë e tillë tani e tutje. I gjej një shpjegim gjithë ankesave të personave publikë, sepse një vend kaq i vogël, fillon dhe të kujton se si ke pasur gjyshin e stërgjyshin dhe harron që suksesi është dimension personal dhe s?ka lidhje me biografitë. Por ne jemi mësuar kështu dhe kjo do dojë kohë të korrigjohet. Me të rinjtë padyshim që ndodh shumë ndryshe. Por nuk kuptoj mllefin ndaj personazheve që s?i lidh asgjë me këtë vend, si Nejmar dhe Beluçi, që për fatin e keq tonin as nuk ju njofim babain, gjyshin apo kushërinjtë. Mbi të gjitha, mllefin ndaj njerëzve që kanë ecur para falë talentit të tyre, edhe pse nuk i kanë marrë leje askujt se me kë duan të shkojnë në shtrat apo se si do t?i shpenzojnë paratë e tyre.
Që xhelozia dhe zilia janë ndjenja njerëzore kjo është e njohur që kur ka nisur jeta në këtë planet. Që ka njerëz që nuk e durojnë dot suksesin e tjetrit edhe kjo është normale. Në folklorin shqiptar ka me dhjetra rrëfime që tallen me zilinë dhe cmirën si fenomene. Si ajo barcaleta e famshme kur personi i tretë që i kërkuan të shprehte një dëshirë, nuk kërkoi asgjë për vete, por kërkoi që mos t?i plotësoheshin dëshirat dy të tjerëve para tij. Por një gjë duket se është keqkuptuar në Shqipëri. Ndaj suksesit mund të kesh zili, por jo mllef. Gjithkush do dëshironte të ishte i suksesshëm në jetë. Nuk ka dyshim që janë miliona fëmijë në gjithë globin që duan t?i ngjajnë Nejmarit dhe të kenë suksesin e tij. Që e kanë atë idhull. Ka padyshim miliona të rinj që ëndërrojnë të kenë karrierën e Belluçit dhe miliona femra që do dëshironin të kishin bukurinë e saj. Njerëzit e suksesit janë gjithnjë modele në jetë dhe bota ka ecur përpara duke imituar ata. Unë nuk di që ndonjë njeri në jetë të dëshirojë të imitojë një njeri të dështuar dhe të ëndërrojë të bëhet si ai. Por di që shumë të dështuar nuk ja falin kollaj suksesin atyre që ecin përpara. Edhe pse, nuk e ndalin dot atë.
Durrësi është kthyer në një dëshmi të qartë, jo vetëm të shf...
Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Policinë...
Nepermejt nje deklarate per mediat Partia Demokratike ka aku...
Prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese të HEC-eve priva...
Jam pergjithesisht dakord me disa shqetësime me te fundit te...
Të pranishëm në Kampingun e LRI-së në Jalë ishin dhe dy depu...
Qindra-mijëra refugjatë udhëtuan përmes itinerarit ballkanik...
Bujar Kapexhiu është bërë disi lajm së fundmi me shfaqjen e ...
Ndalimi i burkinit ende debatohet në Francë. Aktualisht vend...
BKH është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, q...
Emri i gjatë është “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit ...
Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuk...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ar...
Një person ka krijuar panik ditën e sotme në Tiranë, teksa k...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Monitoruesit e organizatës me seli në Britani “Vëzhguesi sir...
Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...