web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PR: Privatizimi i UKT-së aferë e mirëfilltë korrupsioni/ Veliaj të respektojë kontratën me qytetarët

27 Gusht 2016, 11:42, Aktualitet CNA

Partia Republikane e ka quajtur një aferë të mirëfilltë korrupsioni privatizimin e UKT-së së Tiranës nga kreu i bashkisë Erion Veliaj. Reagimi i Partia Republikane me një deklaratë,  konstaton se privatizimi i UKT është një aferë e pastër korrupsioni dhe abuzimi me asetet publike. ?Ditët e fundit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur në tregun e interesave të tij edhe lajmin se ?Bashkia është në negociata me kompani private për privatizimin e Ujësjellësit të qytetit të Tiranës?. Partia Republikane e denoncon këtë aferë të re korruptive të privatizimit të ujësjellësit si një provokim të ulët që i bëhet durimit të popullit të Tiranës, në një kohë kur ky komunitet është goditur nga kriza e plotë ekonomike dhe pazaret korruptive të koalicionit qeverisës që kanë vetëm në identitet politik; grabitjen e shqiptareve?, thuhet në deklaratën e PR-së. Partia Republikane thekson se kundërshton tentativën për privatizim të ujësjellësit, duke e konsideruar atë si një aferë të mirëfilltë korrupsioni dhe abuzimi të rëndë me asetet publike të qytetarëve të Tiranës. PR i bën thirrje opozitës jo vetëm për ta denoncuar, por dhe për ta ndalur këtë aferë. ?Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është pronar i qytetit, por vetëm një administrator i përkohshëm i punës në qytet. Të drejtën e menaxhimit të përkohshëm atij ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës, mbi bazën e një kontrate që ai ka lidhur me ta. Kjo kontratë është programi i tij elektoral. Në asnjë rresht të atij programi nuk rezulton që ky kryetar t?u ketë thënë qytetarëve që ai synon të privatizojë ujësjellësin. Privatizimi i ujësjellësit nuk është një hap banal si tenderat që ky Kryetar po i jep si bakshishe politike për të forcuar pozitat e PS në qytet dhe pozitat e atij vetë në PS. Privatizimi i ujit të qytetarëve është një hap me rëndësi strategjike kombëtare, ka te beje me rolin e shtetit ne garantimin e te mirave publike dhe marrjen përsipër të përgjegjësive për garantimin e Sigurisë së qytetarëve?, thuhet në deklaratën e republikanëve. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga