Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Arian Galdini
Në 50 vite diktaturë komuniste të gjitha pushtetet politike, institucionale dhe individuale i kishte zaptuar Partia e Punës me Byronë Politike. Në këto 25 – 26 vite protodemokraci langaraqe dhe rropatje nëpër tranzicion sërisht Partitë e shumta politike me ?udhëheqësitë? e tyre edhe kur e ?çliruan? Shqipërinë nga diktatura, nuk ia dorëzuan pushtetet që u takonin qytetarëve. Liria madje u interpretua si një atribut elitar që e kanë Udhëheqësit e ndriçuar atje lart, ndërsa qytetarët poshtë mund ta përdorin lirinë vetëm si një lodër nëpër rrugë, kafene apo shtëpi nëpërmjet së cilës mund të ?fryjnë e shfryjnë? çdo pasion të mundshëm duke sharë e lëvduar kë të duan e mund të ankohen papushim ku e si të duan. Thelbi qëndron në faktin se askush nuk i dëgjon. Tirania e shpërfilljes bashkëshoqërohet me qytetarin ankimues që e ka humbur rrugën duke kërkuar me nglum në adresë të gabuar lirinë. Fjala ka humbur peshën ngase ?Udhëheqësitë Politike? nuk ua dorëzuan qytetarëve këtë pushtet edhe pse thuhet papushim se Shqipëria është një vend demokratik që me meritë është anëtarësuar në NATO, e ka marë statusin Kandidat për BE. Shurdhëria e tyre ndaj qytetarëve është riprodhuar si model edhe nga qytetarët të cilët gjithashtu kanë humbur shpresat e kanë mbyllur veshët ndaj Politikanëve, plotësisht në kundërshti me interesat e tyre. Politikanët, atëherë me ngazëllim janë vetëkurorëzuar Mbretër në mbretërinë e shurdhëve ku të gjithë flasin e askush nuk dëgjon. Të zhveshur nga pushteti i fjalës qytetarët kanë mbetur vetëm me pushtetin e veprimit. Ndërkohë ?Udhëheqësitë politike? që kanë instrumenta dhe pushtete të pafundme, megjithatë vuajnë pasojat e shurdhërisë ndaj zhyten në konflikte të parreshtura të mbizotëruara nga arsyeja e më të fortit, mosbesimi dhe sigurisht ?kapsulimi ndaj qytetarit?. Në këtë mënyrë Udhëheqësitë të cilat me kujdes janë kapsuluar ndaj qytetarit dhe nuk e lejojnë këtë të fundit të marë pjesë në punët e politikës vetëgjymtojnë mundësitë dhe hapësirat që kanë duke synuar me çdo kusht keqpërdorimin e veprimit qytetar në po atë masë tragjike të arbitrariteti me të cilin përdorin ?Pushtetet e Shtetit?. Dhe ja ku mbërrijmë në këtë pikë kur qytetari zhvishet edhe nga pushteti i veprimit. Udhëheqësitë vetëmandatohen sipas rastit duke bërë 25 – 26 vite rresht batërdi elektorale, pra duke ia asgjësuar qytetarit mundësinë e veprimit nëpërmjet dhënies së votës së besimit. Sikundër fjala bie në vesh të shurdhër, vota bie në kuti të rrejshme ose shkëmbehet me para në dorë, thes mielli, rimbushje telefoni, e gjithëfare çmimi tjetër. Në këto kohë e ditë që po jetojmë vota shkëmbehet edhe me parcela kanabisi apl punë në parcela kanabisi. Të fortët, horrat, e batakçinjtë e lagjeve, fshatrave e qyteteve janë operatorët e terrenit për mbledhjen e votave. Kjo e bën më keq akoma punën ngase na sjell në vëmendje të vërtetat e dhimbshme se gjithësesi me vota nuk bëhen zgjedhje. Votat janë proçedura e fundit e qytetarit shurdh, ankimues dhe shpresëhumbur që përfton produktin e fundit pas një ?koncerti virtuoz politik? të ekzekutuar zhurmshëm dhe paradoksalisht me luks e fatura marramendëse prej udhëheqësive shurdhe. Qytetari është i dobët po aq sa fjala dhe veprimi i tij. I fundmi pushtet që i mbetet ?të dobëtit?, dmth qytetarit, është vetësublimimi për ti dhënë ngasje ndërgjegjes së më të fortit që të kuptojë dhe reagojë edhe kur nuk ka veshë të dëgjojë. Fjala dhe veprimi janë kredibiliteti i qytetarit që në kushte normale demokratike nuk duhej kurrësesi të ishte ?i dobëti?. Në liri dhe demokraci reale fuqia është në duart e qytetarit. Në mbretërinë e shurdhëve fuqia është në duart e Udhëheqësive. Kur udhëheqësitë e kapsuluara kaplohen nga ?kompleksi i pafuqisë? për shkak të hileve reciproke e kësisoj triumfimit të më ?të fortit?, kandisen në këtë farësoj gjendjeje kur ?gardhëzojnë? dhe zaptojnë pa leje dhe pa përunjësi pushtetet dhe kredibilitetin e qytetarit. ?I forti? shtiret për ?i dobët? dhe qytetari degëdiset në zgrip të mospërfilljes i paracaktuar të jetë humbësi i madh i përhershëm. Qytetari i dobët nuk e ka më as pushtetin, institucionin e vetësublimimit si klithmë për të qenë i dëgjuar apo kuptuar, sepse sotdita Udhëheqësitë kanë rënë aq poshtë sa në ndërgjegjen e tyre mbivlejnë vetëm arsyet e përdorimit të cilitdo pushtet që potencialisht apo realisht ekziston duke filluar nga pushtetet e indvidit qytetar deri tek Pushtetet e Shtetit. Ndaj do të volitet ngritja e qyetetarëve si luftëtarë të një beteje të madhe për dinjitet që do ta vendosë qytetarin në atë lartësi kur ?udhëheqësitë? do ç?kapsulohen duke ua dorëzuar pushtetet qytetarëve, që jo thjesht e vetëm vota, por zgjedhja të jetë e shenjtë. Sot me vota nuk behen zgjedhje, por sillen në pushtet ?më të fortët? brenda ?llogoreve të udhëheqësive?. Lartësimi deri ne Dinjitet i qytetarit, do të bëjë që ?udhëheqësitë? do të duhet të shkulin ?gardhet? me të cilat kanë zaptuar liritë e qytetarit, drejtësinë, zyrat e shtetit, pronat shtetërore apo private, etj. Lartësimi deri në Dinjitet i qytetarit, nuk do të lejojë më që ?udhëheqësitë? ta përdorin shtetin si ?trofe? për të bërë dhe ndarë plaçkë fitimtarët, nuk do të lejojë që zyrat e shtetit të përdoren si ?tokë e xanun? dhe administrata publike të përmbytet nga hordhitë e ?mercenarëve? politikë që shpërblehen për kontributet e tyre në fitoren e fitimtarëve, do të çlirojë hapësirat publike të gardhëzuara dhe zaptuara nga ?udhëheqësitë?, do të çlirojë hapësirat mediatike të gardhëzuara dhe zaptuara nga ?udhëheqësitë?, do të çlirojë të gjitha pushtetet e shtetit për ti vënë në shërbim të qytetarit. E shenjtë është e drejta për garë dhe konkurencë të ndershme me rregulla loje të drejta dhe të barabarta për të gjithë. E shenjtë është e drejta për të zgjedhur. Në një shoqëri të traumatizuar sikurse është shoqëria shqiptare e cila vuan pasojat e ?konsensusit negativ te elitave?, nuk ekzistojne shanset, mundësitë, atributet dhe hapësirat që i krijojnë qytetarit kushtet dhe kapacitetet për të zgjedhur, atëherë edhe pse ?elitat? kanë prodhuar gati-gati në kushte laboratorike një lojë konkurueshmërie, zgjedhjesh ku garojnë e marrin pjesë shumë parti, votat në kuti të rrejshme apo transparente janë thjesht copa letre që ?shenjtërojnë? pushtetarët dhe zhvleftësojnë qytetarët. Sfida e intelektualëve, aktivistëve politikë dhe civilë shqiptarë është që të ndihmojnë qytetarin që të kuptojë, dhe që të ngrihet në lartësinë e dinjitetit, gjë që do të shenjtërojë mundësinë që në Shqiperi qytetarët të zgjedhin përfaqësues që u shërbejnë dhe jo më ?udhëheqës’ që i qeverisin të ngrefosur ngase janë të votuar. /Citynews.al
Policia ka arrestuar Berti Xhelajn 35 vjeç, banues në fshati...
Zjarri ka rrezikuar një banesë në fshatin Melgushë të Shkodr...
Shpërndarja e librit shkollor me udhëzim të ministrisë së Ar...
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjet...
Dy persona kanë rënë në gropën e një ashensori në Shkozet të...
Tomë Gashi, avokat, është shprehur përsëri për anëtarësimin ...
Një zjarr i rënë në një depo armësh në kryeqytetin e Rusisë,...
UKT është një ndërmarrje që ka një fitim prej 5 milionë eur...
Mësohet se aktualisht janë tre vatra zjarri aktive në Shëngj...
Dita e sotme është shpallur ditë zie për Italinë. 290 viktim...
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (...
Lejet e tremujorit të tretë të këtij viti kanë bërë që të gj...
Më jep, të jap. LSI po përdor këtë formulë në prag të zgjedh...
Fondi i mbetur prej dy miliardë lekësh për kompensimin e të ...
Peja do të protestojë kundër demarkacionit. Kjo protestë ësh...
Opozita ka intensifikuar të premten veprimet kundër Marrëves...
Kjo urë e tretë e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, një nga ura...
Ivica Daçiç në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB...
Për mijëra migrantë që kalojnë kufirin midis Turqisë dhe Bul...
Në vitin 1974 Sami Mecollari shefi i Shtabit të Përjithshëm ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...