Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për mijëra migrantë që kalojnë kufirin midis Turqisë dhe Bullgarisë, e vetmja alternativë për t’u larguar nga Bullgaria është ndihma e trafikantëve.
“Njëherë fitova 2400 euro në një ditë. Zakonisht çmimi varion nga 600 në 900 euro”, thotë Asifi.
I ulur në një lulishte pranë xhamisë së Sofies, ku familje me çanta plastike të mbushura me rroba përgatiten të largohen, Asifi përshkruan jetën e tij si trafikant. Asifi është 25 vjeç dhe është nga Afganistani. Vitin e kaluar ai nisi të trafikojë njerëz midis Bullgarisë dhe Serbisë.
Trafikimi i njerëzve në Bullgari është një fenomen i përhershëm, por në verë pëfitimet nga biznesi janë shumë më të mëdha. Moti i mirë e lehtëson kalimin e pyllit në kufi me Serbinë.
Kjo është arsyeja që në një kohë kur adoleshentët britanikë dhe turistët rusë fillojnë të mbushin plazhet e Detit të Zi, Asifi shkon në Sofie për të nxjerrë njerëz jashtë Bullgarisë. “Këtu unë punoj për pesë muaj. Pastaj më duhet të kthehem në Itali, sepse nuk mund të rri më gjatë jashtë Italisë, meqenëse atje po trajtohet kërkesa ime për azil”, i thotë ai DW në një italishte perfekte.
Vend jomikpritës
Për të punuar atë e rekrutuan në Milano. Shefave të tij u duhej dikush që ishte në gjendje të fliste Dari, meqenëse shumica e migrantëve që largohen përmes Bullgarisë aktualisht janë afganë. Ata janë të rrezikuar që të ngecin në një vend, që konsiderohet njëri nga vendet më pak mikpritës në Evropë. Ligjet në lidhje me të drejtat e refugjatëve janë shumë të rrepta dhe migrantët sulmohen pa pushim nga grupime të djathta kundër të huajve.
Megjithatë, itinerari përmes Bullgarisë është edhe më i liri për në Gjermani ose në Francë, ku refugjatët shpresojnë të gjejnë një punë dhe të ndihmojnë pjesën tjetër të familjes që të vijë.
Edhe Asifi ka lënë dikë pas në Afganistan. Babai dhe vëllai i tij bëjnë bëjnë tregti me tekstile. Atë e dërguan të studionte në Britani të Madhe në moshën 14 vjeçare, por shpejt atë e dëbuan nga shkolla dhe ai nisi të udhëtojë ilegalisht nëpër Evropë, në sajë të shokëve që takoi në Sicili dhe pastaj në Milano. “Për një periudhë kohe jetova në Rusi. Një ditë piva shumë dhe u zura me dikë e pas kësaj përfundova në burg, ku kalova gjashtë muaj.”
Asifi rrotullon vështrimin, kolegët e tij e shohin që nga ana tjetër e parkut, komunikojnë me të vetëm me sy dhe me shenja gati të padallueshme. Nganjëherë, njëri prej tyre i afrohet dhe i thotë se çfarë duhet të bëjë. Parku është një zyrë e hapur: këtu trafikantët mbledhin njerëz që do të largohen natën për në Serbi. Kur vjen koha, ata i hipin taksisë. Një shofer bullgar i sjell pranë kufirit me Serbinë, pas kësaj, rrugën e tregon GPS.
Autoritetet bullgare dhe policia e kufirit e dinë mirë se çfarë ndodh. Asifi dhe kolegët e tij janë vetëm disa prej shumë grupeve që veprojnë në Sofie. “Ne kemi klientët tanë, ata kanë të tyret, ne nuk luftojmë për njerëz. Migrantët në Turqi e kanë numrin tim, shpjegon Asifi. Ai nuk na tregon asgjë për shefat e tij, por thotë se aktualisht ata janë në Afganistan dhe në Turqi.
Pagesën migrantët e bëjnë sapo arrijnë në vendin tjetër dhe kështu me radhë, derisa arrijnë në Gjermani, Itali, Austri ose në Francë, në destinacionet kryesore për azilkërkuesit afganë. Asifi tregon me gisht drejt qiellit: “Ishallah i arrijnë ato vende!”
Në raportin vjetor për vitin 2015 të Amnesty International thuhet se “NGO informojnë se njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, kur përpiqen të hyjnë në Bullgari përmes pikave të kalimit të kufirit, refuzohen.” Si pasojë, alternativa e vetme për migrantët është që t’u besojnë trafikantëve.
Në vitin 1974 Sami Mecollari shefi i Shtabit të Përjithshëm ...
Agjensia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA, ka bërë publike ...
Në ditën e katërt të Kampingut të LRI-së në Jalë, të ftuar p...
Nga Muharrem MEKOIdeja e privatizimit te ujesjellësave ne sh...
Zonja dhe zotërinj, vëlllezër dhe motra dibranë, të pranishë...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e di...
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimin në lidhje me ka...
Vija kufitare e komunave dhe shtetit të Kosovës është e pand...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka marrë ven...
Probleme të rëndësishme të konservimit natyror janë bërë tem...
Gjuha shqipe shpesh herë është diskutuar si një ndër gjuhët ...
Profesori i Socialistëve Servet Pëllumbi reagon pas batutave...
Policia e Divjakës, arrestoi në flagrancë shtetasin Barjam K...
Policia e Lushnjes, ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Ri...
Drejtuan mjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Poli...
Statistikat e Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com....
O korçare o hiç fare. Ajo është Marina Fara vajza e këngëtar...
Korça do të ketë një bulevard të ri me projektin më të fundi...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...