Shqipja, ndoshta gjuha më e vjetër në Ballkan
Gjuha shqipe shpesh herë është diskutuar si një ndër gjuhët ...
Probleme të rëndësishme të konservimit natyror janë bërë temë e diskutimeve të një grupi të rinjsh nga 9 shtete të ndryshme prej dhjetë ditësh me radhë. Ata janë duke qëndruar në Brezovicë për këtë takim.
Në kuadër të këtij programi është debatuar edhe për çështjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Sharrit dhe degradimit të vazhdueshëm natyror që është duke ndodhur në këtë zonë ligjërisht të mbrojtur, shkruan sot ?Koha Ditore?.
Ardian Muçaj, anëtar i organizatës ?GAIA SCI Kosova,? nëpërmjet një komunikate për media të enjten, ka deklaruar se parqet kombëtare janë hapësira të rëndësishme që shërbejnë për të mbrojtur bukuritë natyrore dhe ekosistemet unike. Sipas tij, këto parqe janë shtëpia e shumë specieve të rralla endemike bimore dhe shtazore, prandaj institucionet përkatëse dhe shoqëria duhet të shfaqin një përkushtim të shtuar në mbrojtjen dhe zhvillimin e këtyre hapësirave.
?Rritja e shpejtë dhe e papërgjegjshme e industrisë në dëm të botës së egër është duke lënë pasoja që nuk mund të injorohen. Është përgjegjësi jona t?i parandalojmë shkatërrimet e ardhshme të habitateve natyrore dhe të krijojmë mekanizma për mbrojtjen e natyrës së paprekur.
Parku Kombëtar i Sharrit akoma ballafaqohet me eksploatimin e resurseve të tij natyrore. Prerja e drunjve, gjuetia, prania e mbeturinave dhe ndërtimet e paligjshme janë vetëm disa nga shembujt që mund t?i hasni këtu?, ka thënë Muqaj nëpërmjet komunikatës. Ai ka shtuar se turizmi dimëror është burimi i vetëm për banorët lokalë, derisa malet e këtij parku mbesin të zbrazura gjatë tri të katërtat e vitit, ndërkohë ecja në mal, çiklizmi malor, vëzhgimi i botës së egër etj., janë vetëm disa nga mundësitë që Sharri të vizitohet gjatë tërë vitit dhe për këtë nevojitet një promovim i shtuar.
?Përveç problemeve që shfrytëzimi i këtyre resurseve është duke sjellë, kjo zonë mund të përballet edhe me një çështje tjetër serioze. Ndërtimi i planifikuar i një resorti skijimi me kapacitet të lartë do të ndikojë fuqishëm në ekuilibrin natyror në Parkun Kombëtar të Sharrit. Fokusi kryesor i këtij projekti është në zonën A, e cila përmban 600 hektarët me vlerat më të rëndësishme natyrore të Republikës së Kosovës?, ka bërë me dije Muçaj. Ai shpjegon se në kuadër të kësaj zone, ndërtimi i shtëpive të pushimit dhe hoteleve të mëdha komerciale kërcënon ekosistemet e brishta pyjore, duke përfshirë florën, faunën, lumenjtë dhe dheun. Për qëllimet e një projekti të tillë, habitatet e llojeve të rralla dhe të rrezikuara do të shkatërrohen.
?Projekti i qendrës së skijimit është përgatitur pa ndonjë vlerësim të ndikimit mjedisor dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore të mbrojtjes së natyrës, bazuar në Ligjin për mbrojtjen e mjedisit të Republikës së Kosovës. Për më shumë, të tjerët po e evitojnë diskutimin e rolit të ndryshimeve klimatike. Në botë trendët e temperaturës po rriten dhe po e ulin sasinë e borës, që nënkupton që do të ketë periudhë më të shkurtër të skijimit. Përdorimi i borës artificiale do të sillte probleme të reja si konsumimi i tepërt i ujit dhe i ndotjes nga kemikalet që do të përdoreshin për prodhimin e borës artificiale?, ka thënë midis të tjerash Muçaj. Po ashtu ai ka shtuar se duke u bazuar në atë që kanë parë gjatë dhjetë ditëve në Parkun Kombëtar të Sharrit, kanë vënë re një potencial të madh për zhvillimin një ekoturizmi të bazuar në komunitet, i cili si rrjedhojë do të sillte benefite të shumta për komunitetin lokal pa e shkatërruar botën e gjallë të këtij ekosistemi.
?Para se të kalojmë te kjo pjesë është e domosdoshme të përcaktohet shkalla e degradimit të habitateve natyrore dhe gjendjes aktuale të biodiversitetit dhe specieve endemike të rrezikuara. Institucionet përkatëse duhet ndryshuar qasjen e tyre ndaj këtij Parku kombëtar, duke krijuar një strategji të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë. Kjo strategji duhet t?i japë përparësi konservimit të vlerave natyrore dhe të sigurojë gjithëpërfshirjen e komunitetit të gjerë, ambientalistëve, institucioneve dhe shoqërisë civile?, ka thënë më tej Muçaj. Ai ka shtuar në fund të komunikatës se një strategji e zhvillimit afatgjatë do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, rritjen e numrit të vizitorëve dhe në krijimin e një integrimi më të madh të të gjitha komuniteteve lokale në rajonin e Maleve Sharrit. /Citynews.al
Gjuha shqipe shpesh herë është diskutuar si një ndër gjuhët ...
Profesori i Socialistëve Servet Pëllumbi reagon pas batutave...
Policia e Divjakës, arrestoi në flagrancë shtetasin Barjam K...
Policia e Lushnjes, ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Ri...
Drejtuan mjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Poli...
Statistikat e Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com....
O korçare o hiç fare. Ajo është Marina Fara vajza e këngëtar...
Korça do të ketë një bulevard të ri me projektin më të fundi...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arr...
Policia e Pukës ka asgjësuar 2400 bimë narkotike të kultivua...
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. As...
I arrestuari si i dyshuar për vënien e lëndës plasëse në një...
Në Krastë, të Krujës, në një terren të pyllëzuar gjatë një ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke kërkuar votën e dibranëve p...
Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e bashkisë së Dibr...
Guximi për të vjedhur e kuraja për të mashtruar janë cilësi ...
Besnik Mustafaj, bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike ka k...
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe Banka Botërore kanë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...