Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Guximi për të vjedhur e kuraja për të mashtruar janë cilësi dhe praktika pune të Veliajt. Skandalet dhe aferat korruptive pasojnë njëra tjetrën, ndërkohë që ajo e landfillit të Sharrës i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit Gjoklaj. Por, këto ditë, Veliaj ka bërë të qartë dhe aferën më korruptive, nismën për privatizimin e ujësjellësit. Është e qartë, si gjithmonë, se pas kësaj iniciative është Rama dhe klientët e tij, por bedeli Veliaj nuk guxon të thotë jo, duke kundërshtuar keq vetveten.
Pak kohë më parë, ai pretendoi se ndërmarrja e ujësjellësit ka kapërcyer deficitet financiare dhe tashmë është krejtësisht fitimprurëse, edhe pse ajo ashtu ka qene edhe më parë. Me të drejtë kushdo shtron pyetjen: Pse duhet shitur një ndërmarrje fitimprurëse? Një aset i tillë jo vetëm që nuk e rëndon buxhetin e bashkisë, por përkundrazi vetëm i jep fitime. Atëherë përse duhet privatizuar? Gjatë një vitit qeverisje Veliaj ka guxuar shumë në makutërinë e tij për grabitjen e aseteve publike: Krijoi ?Tirana Parking? dhe zgjeroi maksimalisht rrugët që do të kalojnë me sistem pagese, duke lënë ta hapur mundësinë e partneritetit publik privat, thënë ndryshe privatizimin e plotë dhe nxjerrjen jashtë loje të Bashkisë nga ky aktivitet vetëm fitimprurës, me investime minimaliste.
Pasuroi dhe konsolidoi astetet e transportit publik, duke futur duart thellë në xhepat e qytetarëve e duke krijuar situata monopol në këtë sektor. Vijoi me aprovimin në mungesë të plotë transparencës të “Eco Tirana”, ku klientë të pushtetit do të përfitojnë pa asnjë garë të ardhura krejtësisht të sigurta nga pastrimi publik i Tiranës dhe monopoli që ajo ka në menaxhimin e mbetjeve urbane. Veliaj si gjithmonë ka ?garanatuar? se Bashkia do të këtë paketat kontrolluese të aksioneve, por njëkohësisht kjo është edhe prova më e qartë se shumë shpejt këto asete nuk do të jenë më pronë publike, por dhurata për klientët dhe mafien e pushtetit.
Uji i pijshëm, sistemi furnizimit me energji janë asete publike kombëtare dhe si të tilla nuk privatizohen krejtësisht. Mund të privatizohen pjesë të sistemeve, të cilat sektori privat mund ti menaxhojë më me efikasitet, por çdo veprim tjetër është grabitje e pasurisë publike. Por në rastin Veliaj, ky akt i paprecedent është edhe më kompromentues për të. Ndërsa prej kohësh u fryn fanfarave boleshevike për shtetëzime, krijim të ndërmarrjeve publike që do të konkurronin denjësisht privatin, si në atë të transportit publik apo pastrimit të Tiranës, sot, papritmas, vendos të privatizojë plotësisht UKT, një ndërmarrje totalisht rentabël dhe me një aset monopol: ujin e pijshëm.
Ky është krimi i radhës publik që po konsumon dyshja Veliaj-Rama para ikjes me turp nga qeverisja. Sot, shqiptarëve u vodhën edhe ujin e pijshëm dhe pronarët e rinj Rama-Veliaj do ua shesin kur dhe me sa të duan ata. Ky akt shënon rënien e Republikës dhe ngritjen e Monarkisë së Fiqve. Por, duket qartë se i kanë bërë ?hesapet pa hanxhinë?. Makutëria e tyre do të shpërblehet me një vizitë të gjatë te ?7 penxheret? e Gjirokastrës.
Besnik Mustafaj, bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike ka k...
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe Banka Botërore kanë p...
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërg...
Kompania dyshohet per shperndarje dhe shitje ilegale, ne shk...
Bie në pranga i dyshuari për vënien e tritolit në autobus. P...
Të dy nuk ndahen prej shumë vitesh. Pak e vështirë për ti in...
Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dh...
Një operacion ndërkombëtar antidrogë mes policisë shqiptare ...
Në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” org...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati p...
Më 30 gusht, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorë...
Policia ka arrestuar në flagrancë 11 shtetas në Skrapar. Ope...
Ligji antimafia nuk pritet të përfundojë para vitit 2017, në...
Biografia e Karloqit është e mbushur plot me koincidenca të ...
Toka nuk i ka ndalur dridhjet e saj në zonat e prekura nga t...
Në qytetin Cizre në Turqi në afërsi të kufirit me Sirinë ka ...
Në takimin e Nishit, Shqipëria dhe Serbia synojnë të nënshkr...
...
Savra është një katund në Myzeqe, i cili u ngrit nga asgjëja...
Shtetet e Bashkuara emëruan edhe për një mandat të dytë Pres...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...