SHBA emërojnë për një mandat të dytë Presidentin e BB
Shtetet e Bashkuara emëruan edhe për një mandat të dytë Pres...
Savra është një katund në Myzeqe, i cili u ngrit nga asgjëja, me qëllimin e vetëm për të themeluar një kamp internimi mes një moçali, ku të grinte mushkonja, uji qe i ndotur, ndërsa në barakat e drurit ishte pothuaj e pamundur të jetoje nga brejtësit, lagështia, sëmundjet ngjitëse. Sipas studiuesit Jozef Radi në Savër kaluan jetën familjet e Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines. Të gjithë këta kanë qenë kryeministra të Shqipërisë dhe padyshim burra të kulturuar e patriotë.
Në shtëpitë dhe pronat e këtyre njerëzve, të cilët në çdo vend tjetër do ishin etërit e kombit, u futën përdhunshëm kasta e re e komuniste që vinte mbathur me opinga nga baltrat e kënetave si Savra dhe gërxhet e malit. Vito Kapo u martua me një nga dallkaukët më të arrirë të kësaj klase të re politike që vrau më shumë sesa pushtuesit. Ai është Hysni Kapo, i cili ka nisur të vrasë pas shpine shokët qysh në kohë të luftës.
Këto janë dy realitete që nëse huazojmë vargjet e Shefqet Musaraj në një kontekst krejt tjetër i bie: U ngritën këmbët, t?i bien kokës. Kështu ndodhi që vegjëlia e opingës zbriti nga shpati, plot gurë dhe shkurre, therri parinë dhe i rrëmbeu katandinë. Një nga vajzat e familjeve të mëdha të saj kohe e hoqën në mesnatë nga djepi, tek flinte gjumë dhe pa ndërruar aspak shtrojet vunë të flinte të bijën e pushtetarit të ri që u derdh nga mali. Vajza që e shkulën nga shtrati u internua foshnje, vajza që u vu në shtrat u bë gocë Blloku.
Shumë nga kjo pari e re prishi vaskat e porcelanit, se nuk dinte t?i përdorte dhe deri vonë, kur dilnin në tribuna me veshje dhe kasketa kineze vinin era përç.
Të përmbysurit shkuan jetën në Savër dhe gjetkë. Lasgush Poradeci detyrohej të përkthente me normë, Mitrush Kuteli përfundoi në kufijtë e urisë, Hil Mosin e vdiqën dhe sot një birbo kërkon t?i heqin shtatoren nga Elbasani.
Askush në Europë nuk ka dyshim që krimet e nazistëve kanë ndryshim nga ato të komunistëve. Janë e njëjta gjë, krime ndaj njerëzimit, genocid. Veç në Shqipëri mund të ndodhë që Vito Kapo, Nexhmije Hoxha, soji e sorrollopi të flasin, madje me prepotencë për një kohë, kur u vranë mendimtarët, vizionarët e kombit, klerikët, u zhduk një rend që e dënoi Shqipërinë me primitivizëm.
Nëse sot, shqiptari është një figurë e përçudnuar, hajdut, vrasës, trafikant, prodhues dhe shpërndarës droge, i pabesë në politikë dhe sipërmarrje, persekutues ndaj shtresave në nevojë, dhunues i grave, meritën kryesore e ka Vito Kapo, Nexhmija, burrat, shokët e tyre dhe fëmijët që vazhdojnë të mbijetojnë në politikë dhe media.
Falë tyre jemi bishti i kavallit, ndërsa duhet edhe t?i dëgjojmë të shpalosin idetë, ditën kur nipi bën pushim dhe dërdëllit gjyshja./27.al
Shtetet e Bashkuara emëruan edhe për një mandat të dytë Pres...
Cary Lee Peterson del nga burgu perkohesisht dhe fillon te p...
Sivjet raporti vjetor i publikuar nga agjencia e OKB-së Worl...
Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e hu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij ne rrjete...
Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Serbi – Flet për DW Arben Shk...
Shërbimi Informativ i Shtetit ka filluar të lëvizë në fushën...
Albana Vokshi Të gjithë tashmë janë të bindur që Check up k...
Deputeti Nard Ndoka shkruan se zgjedhjet lokale në Dibër jan...
Policia e Lezhes raporton se sot ne oret e medites u bë arre...
A priten ndryshime në kabinetin qeveritar? Kryetari i grupit...
Vajza e Azemit.Më 10 shtator 1999, shkova në shtëpinë e Azem...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë disa ankesa për sh...
Kreu i qeverisë Edi Rama duket i pakënaqur nga performanca e...
Ish -kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimi te i...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili po zhvil...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman deklaroi ...
Kozeta TurishtaKy event është nën kujdesin e veçantë të ansa...
Nga Nikollaq NeranxiTë gjithë ata që nuk e kanë akoma të qar...
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjir...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...