Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Sivjet raporti vjetor i publikuar nga agjencia e OKB-së WorldRiskReport fokusohet në logjistikë dhe infrastrukturë. Vërshimet e fundit në Maqedoni flasin për dështim në prevencion dhe neglizhencë në infrastrukturë.
Të paktën tri javë pasi 22 vetë gjetën vdekjen nga vërshimet që përfshinë pjesën veriore të Shkupit, mbette një pyetje pa përgjigje: si mundi të ndodhë kjo? Kryeqyteti i Maqedonisë është përballur me katastrofa natyrore në hisotirnë e vet, duke përfshirë edhe tërmetin e rëndë të vitit 1963, që shkatërroi pothuajse të gjithë qytetin dhe prej të cilit gjetën vdekjen mbi 1.000 vetë. Megjithatë, nga vërshimet e kësaj radhe mund të ishin shpëtuar shumë jetë dhe të ishte minimizuar dëmi. “Njerëzit gjetën vdekjen për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme”, thotë për DW Sanja Radjenovic- Jovanovic, presidente e Asosacionit të Arkitektëve në Maqedoni.
“Vërshimet ishin të fuqishme, por nuk kishte mure mbrojtëse”, thotë Radjenovic- Jovanovic said. “Ka pasur rrëshqitje toke. Nuk ka pasur kushte higjeno-sanitare. Kanalizimet nuk kanë qenë të bllokuara. Kjo është një katastrofë.”
Fatkeqësia ka nxjerrë në pah një aspekt tjetër të diskutueshme të politikës së qeverisë. Ndërkohë që vazhdonin përpjekjet për të ndihmuar mijëra njerëz të dëmtuar nga vërshimet dhe u shpall edhe ditë zie për viktimat, më 8 gusht një buldozer vazhdonte gërmimet në qendër të Shkupit në kuadër të Projektit SHkupi 2014. Gjatë disa ditëve që vijuan kjo u bë pjesa më e fotografuar e makinerive të rënda në Maqedoni – si dhe një katalizator për zemërim publik në mediat sociale. Kjo tregoi, se pavarësisht tragjedisë, vazhdonte puna e diskutueshme për ndërtimin e objekteve si pjesë e planit të qeverisë për t’i ndryshuar imazhin qytetit.
Zemërata publike ishte e madhe, për faktin se qeveria e vazhdon këtë projekt, që u kushton miliona Euro taksapaguesve. Projekti Shkupi 2014 – që përfshin ndërtimin e monumenteve, ndërtesave neoklasike, muzeve dhe urave – kap gjithsej vlerën e mbi 640 milionë Eurove.
Projekti i nisur në vitin 2010 është kritikuar vazhdimisht, por përmbytjet katastrofike e rikthyen në vëmendjen e opnionit këtë temë, duke nxjerrë në pah gjendjen e tmerrshme të infrastrukturës së kryeqytetit.
“Ne vazhdimisht i paralajmërojmë autoritetet në lidhje me këtë, por me sa duket askush nuk dëshiron të dëgjojë dhe ta kuptojë këtë,” thotë Radjenovic- Jovanovic. “Ndoshta kjo u përshtatet atyre në këtë mënyrë.”
‘Një statujë me kalë më pak’
Shkup, një qytet me më shumë se 600.000 banorë, ka 1.335 kilometra rrugë, por vetëm 260 kilometra kanalizime. Situata në pjesët e tjera të vendit është shumë më keq. Shumë komunitete nuk kanë rrugë të asfaltuara, sisteme kanalizimi apo energji elektrike.
Prej përmbytjeve që përfshinë qytetin e Tetovës në veriperëndim të Maqedonisë në gusht të vitit 2015 gjetën vdekjen gjashtë vetë. Kryetarja e bashkisë së Tetovës, Teuta Arifi, tha se administratës lokale i nevojiten 25 milionë Euro për të zgjidhur problemet infrastrukturore dhe për të mbrojtur banorët nga fatkeqësitë natyrore në të ardhmen, por qeveria e ka injoruar këtë problem. “Një statujë me kalë më pak në Shkup do ta zgjidhte problemin tonë”, tha Arifi, gjatë një konference për shtyp më 4 gusht, duke iu referuar monumenteve të ngritura si pjesë e projektit Shkupi 2014.
Qeveria e partisë nacional-konservatore VMRO-DPMNE, duket se nuk lëkundet prej kritikave lidhur me projektet e saj dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Ilija Dimovski këmbëngul se qeveria ka investuar “shumë më tepër si kurrë më parë”, gjatë 10 viteve të fundit, qëkurse partia e tij ka marrë detyrën. “Do të ishte e pacivilizuar dhe e papërgjegjshme të flitej tani për përgjegjësinë e ndokujt”, tha Dimovski. “Ne duhet të flasim tani për të ndihmuar njerëzit në nevojë.”
Një katastrofë e re
Partitë e opozitës dhe ekspertët kanë bërë thirrje për ndërprerjen e punimeve në vazhdën e projektit të ndërtesave dhe monumenteve, në mënyrë që paratë të mund të investohen në sektorët ku ka më nevojë. Në vend që të ndryshojë destinacionin e burimeve ekzistuese financiare në dobi të zonave të prekura, qeveria ka marrë tani një kredi të re. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki tha për DW se “detyrimet financiare të bëra në të kaluarën duhet të respektohen.”
“Ne duhet të mendojmë për investime në të ardhmen”, tha Poposki. “Ne nuk duhet të shohim prapa dhe të flasim për paratë e shpenzuara.”
Pasojat financiare të projektit Shkupi 2014 habisin këto në një vend ku gjendja e rëndë ekonomike ka çuar në 30 për qind papunësi dhe paga mesatare është rreth 350 Euro në muaj. Për më tepër që, grupet e mrojtjes së mjedisit dhe arkitektët kanë paralajmëruar se politikat e qeverisë mund të çojnë në një katastrofë më të madhe të shkaktuar nga njeriu.
Shumica e punimeve për projektin Shkupi 2014 është bërë rreth ose edhe brenda shtratit të lumit Vardar, i cili rrjedh mespërmes qytetit. Vardari është lumi më i madh i vendit dhe në të kaluarën ka qenë i ndaluar ndërtimi rreth brigjeve të tij për shkak të rreziqeve që mund të paraqesin për qytetin.
“Çdo ndërtim i bërë së fundi në shtratin e lumit të Vardarit ngushton distancën mes brigjeve që garantojnë një rrjedhë të rregullt”, thotë për DW arkitekti Mirosllav. “Këto ndërtime cënojnë garancinë më solide për sigurinë e Shkupit dhe të luginës së Shkupit.” “Ndërtime të tilla shkatërruese do të sjellin një ditë katastrofa të reja”, thekson Grchev./DW
Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e hu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij ne rrjete...
Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Serbi – Flet për DW Arben Shk...
Shërbimi Informativ i Shtetit ka filluar të lëvizë në fushën...
Albana Vokshi Të gjithë tashmë janë të bindur që Check up k...
Deputeti Nard Ndoka shkruan se zgjedhjet lokale në Dibër jan...
Policia e Lezhes raporton se sot ne oret e medites u bë arre...
A priten ndryshime në kabinetin qeveritar? Kryetari i grupit...
Vajza e Azemit.Më 10 shtator 1999, shkova në shtëpinë e Azem...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë disa ankesa për sh...
Kreu i qeverisë Edi Rama duket i pakënaqur nga performanca e...
Ish -kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimi te i...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili po zhvil...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman deklaroi ...
Kozeta TurishtaKy event është nën kujdesin e veçantë të ansa...
Nga Nikollaq NeranxiTë gjithë ata që nuk e kanë akoma të qar...
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjir...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
1 milion euro është fondi që qeveria me një vendim të saj so...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradina...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...