Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Biografia e Karloqit është e mbushur plot me koincidenca të çuditshme që kanë lidhje me Edi Ramën. Kështu Karloqi ka lindur në 15 nëntor, pikërisht në ditën që, në vitin 2013, ishte afati i fundit kur qeveria shqiptare e drejtuar nga Rama duhet të shprehej ose jo për pranimin e armëve kimike siriane. Është e vërtetë se Karloqi ka lindur në 1961, tre vjet para Edi Ramës, por duket fati kishte parashikuar lidhjen e tyre në këtë ditë. Karloqi nisi punë si gazetar i ri në Radio Rama, në Lecce, në 1983. Kjo është e vërtetë, nuk është shpikje si ato ?Se non e vero, e ben trovato?.
Gojët e këqija thonë se Rama e pagoi Karloqin që ta shkruante ai librin për historinë e armëve kimike, ku personazhi kryesor është vetë Kryeministri Rama, sepse Karloqi ishte italian dhe do të dukej pak më ndryshe se po ta shkruante librin ndonjë nga servilët mediatikë të Ramës. Nuk është e vërtetë, Edi Rama e zgjodhi Karloqin sepse ai kishte ditëlindjen në 15 nëntor. Edi Rama e donte librin që të ishte pak si biografik, kështu që Karloqi u bë biografi i parë i Ramës.
Karloqi pati pavarësi të plotë në shkrimin e librit. Edi Rama nuk bëri gjë tjetër veçse i dha Karloqit edhe titullin e librit të cilin Rama ia tha në italisht- Duplice Omerta, dhe Karloqi e përktheu në shqip. Përveç kësaj Rama i kërkoi Karloqit që në nëntitull të ishte fjala ?verita?- Rama fliste në italisht dhe Karloqi përkthente në shqip. Fjalët e tjera i dinte vetë Karloqi, ato ishin ?armët kimike? dhe ?Shqipëri?. Rama i dha Karloqit edhe shënimet që kishte mbajtur ndihmësi i tij Endri Fuga për axhendën kryeministrore në lidhje me armët kimike, si dhe tekstet e fjalimeve që kishte mbajtur Rama për këtë çështje. Të tjerat i mbeteshin t? i bënte Karloqi.
Kryeministri kishte vetëm një kërkesë. Libri duhet të kishte 400 faqe dhe duhet të dilte sa më shpejt. Karloqi iu vu punës, ashtu si dinte ai, sipas atij proverbit shqiptar që i pëlqen aq shumë: ?Vihuni punës turku sumës.? Ashtu siç bënte me gazetën e tij, që e mbushte me fotografi të kronikës të zezë, kur i duhet të mbushte faqet, Karloqi futi në libër shumë fotografi. Për të rritur numrin e faqeve, Karloqi iu vuri numër edhe faqeve me fotografi. Megjithë këto truke, Karloqi nuk arriti të mbushte më shumë se 300 faqe. Për 100 të tjerat Karloqi futi fotokopjet e akteve të OKB-së për armët kimike, kur normalisht në libra vihet linku në internet për këto dokumente. Me këto metoda, Karloqit nuk iu deshën më shumë se dy muaj që të bënte një libër me 400 faqe.
Pasi i bëri të gjitha këto, Karloqi e dërgoi librin për botim njëkohësisht në Tiranë dhe në Prishtinë. Në promovimin e librit Karloqin e nderoi me pjesëmarrjen e tij vetë Kryeministri Rama. Ky ishte libri i dytë i Karloqit pas të parit që e kishte botuar në 1987, plot 27 vjet më parë se libri për armët kimike. Librin e parë, që flet për vrasjen e një zyrtareje bashkiake nga mafia në Italinë e Jugut, Karloqi e botoi si nëj gazetar i ri që ka ambicje për të bërë karrierë. 27 vjet më parë Karloqi botoi librin e dytë si një biznesmen italian në Shqipëri, që kërkon të marrë tendera nga qeveria për kompanitë e tij. Për të marrë shpërblimet, Karloqi ka krijuar OJF dhe kompani të ndryshme.
Deri më tani Karloqi është shpërblyer nga Rama për librin, nëpërmjet kompanive dhe OJF-ve të tij me 1 milion euro për çdo 100 faqe. Shpërblimi i parë që mori Karloqi për librin e tij të shkruar me porosi të Ramës ishte tenderi për dekoderat dixhitalë me vlerë 1.4 milionë euro. Shpërblim tjetër është ?Bunkarti? që iu dha Karloqit si projekt për rindërtim dhe shfrytëzim për qëllime turistike. Me këtë Karloqi e rrumbullakosi shumën e përfitimeve në 2 milion euro. Gjithashtu Karloqit iu dha në përdorim afatgjatë edhe një television i konfiskuar nga qeveria, së bashku me ndërtesën ku ishte selia e tij. Me këtë Karloqi rrumbullakosi një përfitim në shumën prej katër milion euro për 400 faqet e librit. Për hir të së vërtetës edhe për disa punë të tjera që ka bërë dhe po bën Ramën.
Zoti na ruajtë nëse Edi Ramës i shkon mendja që Karloqi të bëjë dhe biografinë e tij që nga lindja, se kushedi sa milion euro të tjera do të fluturojnë nga buxheti i shtetit në xhepat e Karloqit!
Libri i Karloqit për armët kimike, ku ai na shfaqet si biograf i Edi Ramës, ngre një pikëpyetje të madhe për biografinë e vetë Karloqit. Në të gjitha biografitë që ka publikuar Karloqi, ai nuk thotë asgjë për shkollimin e tij. Të fundit nga biografitë e Karloqit do ta gjeni në kapakun e pasmë të librit të tij për armët kimike. Në këtë biografi Karloqi thotë për veten se lindi në Lecce, pastaj kërcen te puna e tij si gazetar që e ka nisur në 1983. A ka diplomë universitare Karloqi? Megjithëse Karloqi ka 25 vjet që kalon një pjesë të madhe të kohës në Shqipëri, ai nuk ka folur kurrë për këtë gjë, dhe as nuk e kanë pyetur në intervista.
Është ironike se Karloqi që me gazetën dhe televizionin e tij u mor shumë me çështjen e diplomës universitare të blerë në Shqipëri nga djali i politikanit italian Umberto Bossi, për vete nuk jep asnjë të dhënë në CV-në e tij se çfarë diplome universitare ka. Gojët e këqija thonë se Karloqi ka diplomë universitare, aq s aka Zonja Karloqa pamjen e femrës.
Në 15 nëntor të këtij viti Karloqi ka 55 vjetorin e lindjes. Me siguri që do të bëhet një festë e madhe ku i ftuari kryesor do të jetë Kryeministri Rama. Këtu na del një koincidencë tjetër, numri i viteve të moshës së Karloqit përkon me titullin e gazetës së Fahriut. Dhe kështu Karloqi na del si një ?Fahri? italian në Shqipëri, një dallaveraxhi që nga gazetar kthehet në biznesmen të pasur, duke u bërë sahanlëpirës i pushtetit. Nëse Berishën e shanin me të drejtë se mbante pranë Fahriun dhe e shpërblente për shërbimet e tij të pista, Rama ka ?Fahriun? e tij, por jo shqiptar, por italian, Karloq Bollën.
Se Karloqi ka ardhur në Shqipëri dhe ka zënë vend mirë ashtu si ajo bolla që hyn në një shtëpi, sillet rreth tenxheres me qumësht dhe pi e pi pa u ngopur deri kur të fryhet e të mos lëvizë dot nga vendi. Edhe mbiemri i tij në shqip tingëllon si Bollë, prandaj ai meriton të quhet Karloq Bolla.
Toka nuk i ka ndalur dridhjet e saj në zonat e prekura nga t...
Në qytetin Cizre në Turqi në afërsi të kufirit me Sirinë ka ...
Në takimin e Nishit, Shqipëria dhe Serbia synojnë të nënshkr...
...
Savra është një katund në Myzeqe, i cili u ngrit nga asgjëja...
Shtetet e Bashkuara emëruan edhe për një mandat të dytë Pres...
Cary Lee Peterson del nga burgu perkohesisht dhe fillon te p...
Sivjet raporti vjetor i publikuar nga agjencia e OKB-së Worl...
Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e hu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij ne rrjete...
Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Serbi – Flet për DW Arben Shk...
Shërbimi Informativ i Shtetit ka filluar të lëvizë në fushën...
Albana Vokshi Të gjithë tashmë janë të bindur që Check up k...
Deputeti Nard Ndoka shkruan se zgjedhjet lokale në Dibër jan...
Policia e Lezhes raporton se sot ne oret e medites u bë arre...
A priten ndryshime në kabinetin qeveritar? Kryetari i grupit...
Vajza e Azemit.Më 10 shtator 1999, shkova në shtëpinë e Azem...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë disa ankesa për sh...
Kreu i qeverisë Edi Rama duket i pakënaqur nga performanca e...
Ish -kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimi te i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...