web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besnik Mustafaj: Sherefedin Shehu një burrë i mirë për Dibrën

26 Gusht 2016, 09:55, Aktualitet CNA

Besnik Mustafaj, bashkëthemeluesi i Partisë Demokratike ka kërkuar mbështetjen e dibranëve me votë për kandidatin e PD-së Sherefedin Shehu në garën për kreun e bashkisë së Dibrës.

?Dua të besoj se Dibra i ka të gjitha cilësitë të ngjallë shresën e të gjithë shqiptarëve. Përveç traditës Dibra ka edhe njeriun tek i cili duhet të besojë. Është Sherefedin Shehu, burrë i mirë në kuptimin që ju këtu i jepni kësaj fjale. Ai nuk është peng i korrupsionit, i mashtrimit. Është puntor i palodhur se mendon se puna është shërimi i të gjithave dhe Dibrës i duhet një burrë i mirë me këto cilësi?, tha Mustafaj në fjalën e tij. Demokrati

Besnik Mustafaj i bëri thirrje prindërve dibranë në mënyrë të veçantë t?i besojnë rinisë se ajo do ta çojë përpara vendin.  Me besimin tek zgjedhësit Mustafaj tha se tek ata sheh rikthimin e shpresës si në dhjetor 1990. ?Shoh rikthimin e shpresës si në dhjetor 1990. Rinia juaj nuk mund të pajtohet me dëshpërimin dhe dëshpërimin që sjell korrupsioni dhe mashtrimi qeveritar. Përmes kësaj kjo qeveri do të zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do një Shqipëri me pleq të nënshtruar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga