web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarre në Shëngjin e Velipojë, digjen drutë e rrallë, jo rrezik për njerëzit

27 Gusht 2016, 07:55, Aktualitet CNA

Mësohet se aktualisht janë tre vatra zjarri aktive në Shëngjin, të Lezhës. Zjarret janë mbajtur në kontroll gjatë gjthë natës nga zjarrfikëset dhe ushtria, të cilët janë ndodhur gjatë gjithë kohës në vendngjarje. Situata në zonën e Ranës së Hedhun është përmirësuar, ndërsa ushtria po mban nën kontroll situatën. Bëhet e ditur se vatrat e zjarrit në Shëngjin nuk përbëjnë rrezik për banorët.

Nga ana tjetër në Velipojë, një vatër që ka rënë në fshatin Mali Kolaj zjarri u lokalizua nga zjarrfikësit, por mësohet se ndërhyrja nuk ka qenë e lehtë për shkak të terrenit malor. Zjarri mësohet të ketë djegur 50 dynym shkurre por edhe drutë e rrallë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga