web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy kandidatuara për postin e Drejtorit të TOB

27 Gusht 2016, 11:17, Aktualitet CNA

Komisioni i ngritur me urdhër të Ministres  së Kulturës, për përzgjedhjen kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të TOB ka bërë vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe përzgjedhjen e dy kandidaturave për këtë post.

Pasi mori në shqyrtim dosjet e aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën  24.08.2016, komisioni i propozoi Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të TOB. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës kandidaturë e parë është Zana Çela  dhe kandidaturë e dytë Josif Gjipali.

Drejtori i përgjithshëm i TOB, Ilir Kerni, u dorëhoq disa javë më parë me paraqitjen e kërkesës për dorëheqje. Dorëheqja u cilësua nga Ministria e Kulturës si akt individual. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga