Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Që nga 1 janari i vitit që vjen, transporti nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobus dhe me orare të përcaktuara paraprakisht.
Ministria e Transportit ka lëshuar një udhëzim nëpërmjet të cilit sqarohet se si do të funksionojë transporti ndërqytetës nga 2017-a.
Në udhëzim është përcaktuar që periudha e vlefshmërisë së një licence që lëshohet në emër të shoqërisë së transportit është 10 vjet dhe është e patjetërsueshme dhe e patransferueshme.
Për shërbimin e rregullt në transportin qytetës të udhëtarëve me autobus, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti, për linjat e miratuara nga këshilli bashkiak.
Për shërbimin e rregullt në transportin rrethqytetës të udhëtarëve, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti, për linjat e miratuara sipas përcaktimeve të ligjit për transportet rrugore.
Licenca për shërbimin e rregullt në transportin ndërqytetës të udhëtarëve, lëshohet nga ministri përgjegjës për transportin rrugor.
Licenca për shërbimet e rregullta të specializuara, lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti.
Licenca për shërbimet vajtje?ardhje të transportit të udhëtarëve do të lëshohet nga kryetari i bashkisë, ku ka selinë aplikanti dhe kur ky shërbim kryhet brenda juridiksionit të bashkisë.
Në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve sqarohet se, në linjat e rregullta ndërqytetëse certifikohen vetëm mjetet e konstruktuar për transportin e udhëtarëve me më shumë se 19 vende, përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit dhe certifikata e operimit për transportin e udhëtarëve lëshohet dhe rinovohet me afat deri në 5 vjet.
Ministria e Transportit bën thirrje se, shoqëritë e reja të transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, duhet të sjellin dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30.09.2016.
Nëse kushti i domosdoshëm i bashkimit të operatorëve ekzistues të transportit në një shoqëri të vetme, nuk plotësohet brenda këtij afati, përzgjedhja dhe licencimi i shoqërisë së re do të bëhet në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi, (konkurrim/ankand).
Shoqëritë do të pajisen me Licencë për grup linjat me origjine bashkinë përkatëse, sipas këtij udhëzimi, i cili parashikon dhe planin e rinovimit total të flotës së autobusëve për një periudhë 5-vjeçare, me qëllim plotësimin e standardit të kërkuar të autobusëve.
Autobusët që operojnë në transportin e udhëtarëve brenda vendit duhet të plotësojnë standardet e sigurisë rrugore të mjetit, standardet e miratimit të tipit, e nxjerrjes së gazrave dhe zhurmave sipas standardeve të BE, si dhe kërkesat e komoditetit në transportin e udhëtarëve.
Për autobusët që certifikohen për herë të parë për operim në linjat e rregullta, sipas këtij udhëzimi, viti i prodhimit do të jetë si më poshtë:
? Autobusët në transportin ndërqytetës në linjë kryesore të rregullt të udhëtarëve, duhet të jenë jo më pak se 10 vjet nga viti i prodhimit, (që në vitin e parë të rinovimit, 2017, korrespondon me standardin Euro 4);
? Për autobusët në transportin ndërqytetës, në linjë ushqyese, në shërbimet e rregullta të specializuara, në shërbimet vajtje-ardhje duhet të jetë jo më pak se 15 vjet nga viti i prodhimit, (që në vitin e parë të rinovimit, 2017, korrespondon me standardin Euro 3);
? Për autobusët në shërbimet e rastit, duhet të jetë maksimumi 12 vjet nga viti i prodhimit, (që korrespondon me standardin Euro 4).
Plani i rinovimit të flotës së autobusëve miratohet nga ministri përgjegjës për transportin rrugor, dhe mosrespektimi i tij, përbën shkelje të rëndë dhe arsye për heqjen e licencës së shoqërisë./MONITOR
Tre vjet pas dështimit të kushtueshëm me privatizimin e mono...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësi...
Një shi i cili ka zgjatur rreth 45 minuta ka permbytur akset...
Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u tak...
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur dhi...
Rreshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë kanë f...
Anija “Guler” me tonazh 2421 DWT me flamur të Ishujve Vanuat...
Nga Mitro ÇelaSot mora pensionin. Teta, më shkeli syrin duke...
Dua grua të lartë. Por jo sa Nëmërçka që ta hedhi shurrën sa...
Sekuestrohen 18 KG lëndë e dyshuar si Cannabis Sattiva, në f...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori një mesazh për mirati...
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, TPL tashmë do të kushtojë...
Në shtator fillon çmontimi i korrupsionit shtetëror në Shqip...
Berisha dy herë më shumë fjalime se Rama. Berisha, Balla e B...
Nepermjet e zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike, ka den...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë arrestuar në...
Emisioni investigativ Fiks Fare po pëson disa ndryshime në f...
Janë të paktën 73 viktima të raportuara deri më tani nga ter...
Nga Afrim KRASNIQISa “punojnë” deputetët? Janë të zgjedhurit...
Policia e Shtetit prej disa ditesh ka spostuar panairin e sa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...