web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë/Kapen 18 kg kanabis

24 Gusht 2016, 14:28, Aktualitet CNA

Sekuestrohen 18 KG lëndë e dyshuar si Cannabis Sattiva, në fshatin Ravonik. Policia arreston në flagrancë, poseduesin e saj. Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit, Elton Beko, 37 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë policore, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të Policisë, në stallën e bagëtive të shtetasit të lartpërmendur, me vendndodhje në fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 pako të mbështjella me natriban plastik, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 18 KG. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./citynews

 





Lajmet e fundit nga