Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Berisha dy herë më shumë fjalime se Rama. Berisha, Balla e Blushi, – 3 deputetët më me shumë fjalime
Statistikat e nxjerra nga Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe database www.politike.al mbi diskutimet parlamentare të periudhës janar ? korrik 2016 japin të dhëna interesante. Numerikisht, drejtuesit e seancave plenare, Meta ? Leskaj ? Idrizi dhe Spaho figurojnë edhe folës teknikë në shumicën e seancave. Vetëm në tri raste ata kanë kërkuar fjalën për të folur si deputet, në të gjitha rastet e tjera kanë komentuar duke qenë drejtues séance, pra për shkak të detyrës. Kjo e bën të pamundur përfshirjen e tyre në renditjen e deputetëve më me shumë fjalime në parlament. E njëjta logjikë vlen edhe për dy drejtuesit kryesorë të grupeve parlamentare, Gramoz Ruci dhe Edi Paloka, të cilët në asnjë rast nuk kanë kërkuar fjalën si deputet, por gjithnjë kanë folur me cilësinë e kryetarit të grupit. Interesant është fakti se midis dy kryetarëve të grupeve rrallë ka debat, duke ia lënë vendin, rivalitetit të ashpër midis
protagonistëve të tjerë partiakë, sipas listës poshtë.
Në listën e deputetëve më me shumë prezencë e fjalime dukshëm dominon ish kryeministri Sali Berisha, me 18 diskutime në 27 seanca parlamentare. Në 8 seanca Berisha nuk ka qenë prezent, kurse në një seancë, atë të 21 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi, ai ka qenë prezent por nuk ka folur. Referuar statistikave në të paktën 10 raste Berisha ka ri-marrë fjalën më shumë se një herë, duke dominuar minutazhin e debatit politik parlamentar dhe duke lënë në hije drejtuesin e grupit të tij parlamentar. Në vendin e dytë pas Berishës, janë dy figura të PS, por kritike ndaj njeri tjetrit, Tauland Balla dhe Ben Blushi me nga 15 diskutime në 27 seanca parlamentare. Balla zakonisht figuron folës gjithnjë pas Berishës ose Topallit, dhe rrallë ai e kërkon fjalën për diskutim pavarësisht listës nga opozita. Në replika politike dukshëm Balla shfaqet si përfaqësues politik i grupit parlamentar, pozicion i cili sic duket, i është besuar edhe nga Ruci. Blushi është folës i rregullt i pranverës dhe verës parlamentare, sidomos pas qëndrimeve të tij kritike ndaj vijës zyrtare politike në PS e qeveri të kryeministrit & kryetarit të PS.
Në vijim lista ka emrin e ish kryetares, J.Topalli, gjithashtu folëse me gjuhë politike dhe në sinkron me ish kryetarin Berisha. Ajo ka 14 diskutime, por më shumë se gjysma figurojnë diskutime momenti, pra të nxitura nga debati në seancë. Pas tyre vijojnë dy socialistë, E.Bushati dhe E.Brace, i pari kryesisht me diskutime ekonomike jopolitike, i dyti kryesisht me diskutime politike mbi të dhëna ekonomike. Bushati
shfaqet si zëri ekonomik i PS, Brace si deputet që përdor foltoren parlamentare për axhendën e tij, e cila dukshëm është e majtë, por jo detyrimisht qëndrim zyrtar i PS. Në listë vijojnë Bylykbashi dhe Hajdarmataj, dy deputetë të PD, i pari me angazhim kryesisht për shkak të rolit zyrtar në reformën në drejtësi, dhe e dyta, kryesisht mbi nismat e saj personale ndaj problematikave sociale. Lista vijon me tre deputetë demokratë, Pollo, Noka e Vokshi, nga të cilët, i pari trajton çështje politike të rastit, i dyti është aktiv me replika sidomos në seancat kur flet kryeministri, kurse e treta, paraqet sistematikisht rastin tipik të opozitës parlamentare në fushën e shëndetësisë.
Vetë kryeministri Rama ka vetëm 9 prezenca debati në 27 seanca plenare, – megjithëse ka fjalime të gjata dhe ndërhyrje të vazhdueshme në këto debate. Numerikisht ai ka përqindje prezence më pak se shumë prej kryeministrave të rajonit dhe më gjerë, kjo edhe për shkak të komoditetit se sistemi ynë parlamentar diktohet nga mazhoranca dhe partia në qeveri. Rama ka po aq fjalime në séanca sa edhe dy deputetët e djathtë, Bumci e Halimi, si dhe deputetja e PDIU Doda. Në shifra krahasuese Rama ka tre herë më pak fjalime sesa Berisha në parlament. Me 8 diskutime në 27 seanca janë vetëm 4 deputetë, – B.Gjylameti dhe A.Dhima nga PS, A.Dogjani nga PD dhe deputetja më e re e parlamentit, K.Mehmetaj nga LSI. Kjo e fundit, në disa raste shfaqet edhe si folëse në emër të grupit parlamentar, një praktikë promovimi për emra të rinj nga LSI.
Referuar të dhënave, me nga 7 diskutime në 27 seanca janë disa deputetë të njohur, si V.Hysi, E.Kushi, B.Baraj e A.Angjeli (PS), Sh.Shehu, L.Boçi, A.Patozi dhe A.Halimi (PD), shumica folës edhe në emër të grupit parlamentar në çështje që mbulojnë në komisionet përkatëse parlamentare. Me nga 6 diskutime janë Qefalia, Ndreu, Lutaj, Hafizi, Spahiu, Koçi, Agalliu dhe Dade (PS), Mediu (PR), si dhe Bode (PD). Me nga 5 diskutime janë Ndoka (PDK), Çuko e Gaçi (PS), si dhe Elmazi, Tabaku, Hoxha e Ristani (PD). Me nga 4 diskutime janë Dule (PBDNJ), Xhafaj, Xhacka dhe Toçi (PS), Tafaj e Papa (PD), si dhe Bitri e Çerkezi (LSI). Me nga 3 diskutime janë Marto, Rista, Allhysa, Shalsi e Shkjau (PS), Bregu e Deda (PD), Spahiu (PSI). Me nga 2 diskutime në 27 seancat plenare janë 19 deputetë ku spikasin Vasili, Rama e Braho (PSI), Manja, Cani, Ulqini e Ndocaj (PS), si dhe Islami e Mima (PD). Me nga 1 diskutim në 7 muaj séance plenare janë 16 deputetë, ku spikasin Selami e Ruli (PD), Peza e Ziçishti (PS), Shehi (LZHK) apo Muhedini (PDIU). Ndonjë prej tyre ka folur vetëm për të sqaruar një detaj teknik që lidhej me emrin e tij, jo për debat real politik parlamentar, gjithsesi figuron folës.
Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, nga LSI figurojnë folës 13 deputetë. Shifrat dhe detajet për deputetët që nuk folën në asnjë seancë, do të vijojnë me statistikën III në ditët në vijim.
Nepermjet e zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike, ka den...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë arrestuar në...
Emisioni investigativ Fiks Fare po pëson disa ndryshime në f...
Janë të paktën 73 viktima të raportuara deri më tani nga ter...
Nga Afrim KRASNIQISa “punojnë” deputetët? Janë të zgjedhurit...
Policia e Shtetit prej disa ditesh ka spostuar panairin e sa...
Në kuadër të planit të masave “Për parandalimin dhe goditj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata ka akuzua...
Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Arben Ristan...
Besnik Basha, myslimani baba i 10 fëmijëve dhe dy grave njëh...
Analisti Shpëtim Nazarko në një analizë për gazetën “Panoram...
Nga tërmeti shkatërrues i fuqisë 6,2 të shkallës së Rihterit...
Policia e Lezhës ka ndaluar 2 shtetas për veprën penale ” Pr...
Tërmeti i fuqishëm në Italinë qendrore ka rregjistruar 37 të...
Në këtë Shqipërinë tonë të vockël, komplikimet e mëdha janë ...
Nuk largohem nga kryeministria pa bërë “rrugën e Arbrit” dek...
DITA ka biseduar së fundmi me Vito Kapon, bashkëshortja e lu...
Dje në Dibër u bë prezantimi i kandidatit të PS për garwn e ...
Biri im!A të kujtohet atje në shkollën tetëvjeçare të fshati...
Ju mund të dëgjoni zëra nën rrënoja. Ka britma gëzimi:” Na n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...