Tërmeti në Itali/Rëfimi nga e mbijetuara: Ka zëra nga nën rrënojat bërtasin për ndihmë
Ju mund të dëgjoni zëra nën rrënoja. Ka britma gëzimi:” Na n...
Biri im!
A të kujtohet atje në shkollën tetëvjeçare të fshatit Labinot Mal, kur mësuesja thoshte në klasë se kush do të ngrihej të recitonte vargjet e Naim Frashërit, ti për pak hipje mbi bankë duke ngritur dorën lart dhe duke thirrur:
?Me lejë mësuese, të ngrihem unë, se mua më takon nga emri të recitoj vargjet e Naimit.?
?Epo mirë, çohu ti Naim?, të thoshte mësuesja.
Dhe ti nxënësi i vogël i veshur me opinga, çoheshe menjëherë dhe dilje para klasës e nisje të recitoje vargjet që të pëlqenin më shumë:
?Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ay s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.?
-Më pëlqejnë shumë këto vargje, -thoshe ti Naimi i vogël,- se më duket sikur Naimi ka qenë në fshatin tim Labinot-Mal dhe i ka shkruar për të këto vargje.
Pastaj kur mësuesja i drejtohej klasës duke i thënë nëse kishin pyetje për mësimin, ti ngrije dorën dhe thoshe:
?Me lejë mësuese, kam një pyetje për këto vargjet e Naimit: Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!?
-Po Naim, çfarë nuk kupton këtu? ?Të thoshte mësuesja.
-Çfarë janë këto fushat, mësuese këtë nuk kuptoj?- Thoshe ti.
-Po nuk ke zbritur së paku në atë fshatin poshtë, Labinot-Fushë, ti Naim?-Të pyeste mësuesja.
-Jo mësuese, babi më ka thënë se do të më marrë me vete kur shkon atje, por deri tani nuk më ka marrë.
Dhe mësuesja të shpjegonte çfarë janë fushat dhe t? i rrije e dëgjoje gojëhapur.
-Atje nuk ka nevojë për opinga që të ecin njerëzit mësuese?- Pyesje ti.
-Mund të ecësh edhe me opinga Naim, por atje njerëzit në përgjithësi veshin këpucë.
-Po këpucët çfarë janë mësuese?- Pyesje ti. Se ti bëje shumë pyetje Naim, kishe shumë etje për dituri.
Ti Naimi i vogël, në pushimet verore punojë bari në kooperativë, që të fitoje ndonjë lekë për t? i zëvendësuar opingat me këpucë. Dhe si bari imitoje bariun e poemës sime ?Bagëti e bujqësi?, e kishe gdhendur një fyell të cilit i bije si bariu i poemës xhurasë.
Ti Naimi i vogël shkruaje edhe vetë poezi dhe unë kisha shpresë se do të dilte një tjetër poet i madh shqiptar me emrin tim, Naim. Do të dalë diçka nga ky djalë mendoja.
Kur erdhi demokracia ti bashkë me familjen zbrite nga fshati i lindjes Labinot Mali në Labinot Fushë. Pastaj kur mbarove gjimnazin ti Naim doje të vazhdoje shkollën në Tiranë. Jo për gjuhë letërsi shqipe, sic shpresoja unë, që të bëheshe poet. Ti e braktise poezinë për t? u bërë gazetar. Kjo në fillim nuk më mërziti shumë se mendova, i ri është, do t? i rikthehet përsëri poezisë se e ka pasion.
Por ti pas poezisë braktise edhe emrin, nga Naim u bëre Henri. Me këtë e mbushe kupën. Ti me këtë bërë tradhti ndaj meje, ti braktise emrin për të cilin thoshe se ishe shumë krenar. E përse, për një emër, pa kuptim. Nuk e mora vesh kurrë përse zgjodhe emrin ?Henri?. Që ta kesh bërë për Henri Kissingerin, nuk e besoj, se as që e kishe dëgjuar në atë kohë.
E di që në ndryshimin e emrit tënd ka dorë ai zdapi nga anët e mia, që ka emrin e shpikësit të llambës, por që i punon truri me trefazor që i djeg të gjitha llambat. Këtë nuk do t? ia fal kurrë atij zdapit mendjetrefazor, që është edhe bej si unë. Disa bejlerë e kanë pasur zakon të keq të talleshin me harbutët, por ai u tall keq me ty kur nga Naim të bëri Henri.
Sepse ky beu që ka për emër mbiemrin e shpikësit të llampës, të vuri si emër ty atë të njësisë më të vogël matëse të forcës induktuese të rrymës elektrike prej një volt në një qark të mbyllur me marzh ndryshimi një amper për sekondë. I dinte këto ai zdapi nga anët e mia se ka qenë inxhinier. Kjo njësi matëse është Henry. Domethënë ai zdapi nga anët e mia, beu, u tall me ty harbutin duke të thënë kaq e ke talentin, forcën e mendjes, një henry.
Me emrin e ri ?Henri? ti bëre karrierë, je bërë analist ekranesh, ke universitet, gazetë, shtëpi botuese, vesh kostume firmato, ke makina të shtrenjta, shtëpi luksoze, udhëton nëpër botë, je bos shkurt. Të morën dhe në bordin e Fondacionit ?Soros?. Kjo më mërziti shumë. Kisha dëgjuar që kur ishe në Labinot Mal, që si bari topolak, futeshe në pyll me ndonjë shok, por unë mendoja se shkoje të gjeje ndonjë dele të humbur. Por ti në kthim duke ecur fërkoje prapanicën. E unë nuk e kuptoja se përse shokët të quanin Naime. Më lindi ndonjë dyshim të them të vërtetën, por që e bëje këtë punë u vërtetua kur të morën te Fondacioni ?Soros?.
I arrite këto e të tjera, por të mungon një gjë, talenti dhe shpirti i atij djalit të vogël me opinga në Labinot Mal që donte të bëhej poet i madh si unë. Në vend të lavdisë si poet deshe pasurinë, por pasuria jote është më tepër piramidë borxhesh e një ditë kur të shembet, ai djali në Labinot Mal me opinga e pantallona shajaku do të jetë më i pasur se ty që do të mbetesh pa brekë.
Shenjat kanë filluar. Zonja të braktisi, se e nuhati që ti po shkon drejt falimentimit. Si të tha kur iku: ?Ti je Naimi që nuk u bë dot Henri!? E të mendosh që zonja tënde nuk ishte ndonjë qytetare por fshatare mirditore. Jo se kam ndonjë gjë me fshataret, por kur ta tha edhe ajo këtë, mendo se çfarë do të kishte thënë ndonjë qytetare. E bëre konsulleshë në Ingliterrë të bijën e Prenës së shkarpave dhe ajo si ta shpërbleu? Duke u tallur me ty.
Të këshilloj mor bir, që të rilindësh, nga Henri të bëhesh përsëri Naim, e të kthehesh në rrugën e drejtë, në rrugën e ëndrrave të atij nxënësit me opinga të Labinot Malit. E di që sot nuk do të më dëgjosh, por kur të të bjerë kataklizmoja mbi kokë mendoj që do të bëhesh më i mençur.
Kështu ke edhe leverdi se thua që borxhet, që nuk janë pak por miliona e miliona euro, i ka marrë Henri, e ti nuk ke lidhje me të se je Naimi. E sa të përfundojnë gjyqet për këtë çështje, ty të ka ardhur koha të vish te unë, në këtë botë pa halle si ajo juaja. E di që ti si njeri dinak që je, këtë do ta gjesh si zgjidhje të fundit.
Sot për sot ti jeton me lavdinë që ke arritur e me kreditë që ke marrë nëpër banka. Kur del nëpër ekrane fryhesh sikur Tirana ishte me fat që t? i erdhe nga Labinoti për t? i dhënë mend për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka mëmëdheu. Sikur Tirana ishte e bekuar që erdhe ti atje, e duhej të të priste sic kam shkruar unë për Krujën që priti Skënderbeun:
Tiranë o qytet i bekuar,
Prite, prite Naim Labinotin
Po vjen si pëllumb i shkruar,
Të shpëtojë kombin.
Një gjë nuk mora vesh more djalë. Kur ndryshove emrin, përse nuk ndryshove edhe mbiemrin. Se në gjuhën shqipe mbiemri tënd ka kuptimin e atij gomarit të ri. Sikur nuk shkon Henri Gomari. As Naim Gomari nuk shkonte, por së paku i tillë ishe në Labinot, jo në kryeqytet. Gomar ishe atje, gomar mbete këtu, vetëm se nga Naim Gomari, u bëre Henri Gomari. Më mirë të kishe marrë emrin e fshatit për mbiemër e të ishe bërë Henri Labinoti. Por të cilit fshat të merrje, të atij ku linde apo të atij ku re, Labinot Malit apo Labinot Fushës. Këtë gjë nuk e ndave dot dhe mbete Henri Gomari./citynews
Ju mund të dëgjoni zëra nën rrënoja. Ka britma gëzimi:” Na n...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, është shtruar dje në...
Kryetarja e Komisionit te Shendetesise dhe deputetja e Parti...
ANSA raporton se ka shkuar në 21 persona numri i viktimave p...
Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, raportohet zyrtarish...
Një tërmet i fortë ka goditur sot qendrën e Italisë në orën ...
Tërmeti në Italine qendrore, në provincën e Rieti dhe midis ...
Tërmeti në Italine qendrore, në provincën e Rieti dhe midis ...
Ne tre vitet e fundit qeveria shqiptare ka shpenzuar, sipas ...
LSI lëviz. Nga Gjiri i Lalëzit në Gjirin e Jalit. Si një amf...
...
Një nga automjetet që shoqëron minitrin e Brendshëm Sajmir T...
Pak ditë pas varrosjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, vëllai ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar shefat e policisë...
Një burrë i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka...
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në 30 gusht në orën 1...
Borshi, një nga zonat turistike në jug të vendit, duket se p...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përme...
Kisha dëgjuar për të dhe sa arrita në qytet atje bëra ndales...
Intervistat e punës dhe shqyrtimet në punë mund të jenë posh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...