web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pensioni i gjyqtarit 200.000 mijë lekë, defiçiti në buxhet 320 milionë dollarë

21 Gusht 2016, 09:21, Aktualitet CNA

Korrupsioni i gjyqtarëve për frenimin e të cilit po bëhet reforma në drejtësi me sa duket do të kthehet në një rrënim për buxhetin e shtetit. Pagat dhe pensionet e gjyqtarëve pritet të rrënojnë buxhetin e shtetit.

Defiçiti që do të krijohet në skemën e re të pensioneve, si rezultat reformës në drejtësi, do të krijojë një kosto prej 320 milionë dollarësh në vit, ku nëse llogariten 40 vitet e ushtrimit të funksionit të një gjyqtari apo prokurori kjo shifër shkon në 12.8 miliardë dollarë, sa 3-fishi i gjithë buxhetit që ka sot Shqipëria. ?E thënë ndryshe, për 1.6 lekë të paguar do të përfitohen 9 lekë si përfitim ose rreth 5.6 herë më shumë. Nëse marrim në konsideratë faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në long term është afërsisht 32 miliardë lekë?. Kjo sipas një korrespondence mes Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe dy ministrive: Ajo e Financave dhe Mirëqenies Sociale, që kanë përllogaritur faturën financiare që shkaktojnë pensionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ministria e Financave ka shprehur shqetësimin se pensioni që përfitojnë magjistrat është disa herë më i lartë se vetë paga që ata marrin. Ndaj, Ministria e Financave ka propozuar një skemë të re për pensionet suplementare ku përftimet të jenë në përputhje me ligjin dhe fatura të jetë më e ulët. Një punonjës i zakonshëm që nuk trajtohet me pension suplementar sot paguan 11.2% të pagës bruto që në të ardhmen të marrë 40% të pagës pension, dhe ky kontribut i vogël krahasuar me përfitimin në të ardhmen thellon deficitin në skemë, por magjistratët e thellojnë atë pasi pensioni që do të përfitojnë është 60% e pagës, çka do të thotë që një pension mesatar të jetë 2 milionë lekë të vjetra.

Të dy institucionet, si Ministria e Financave, edhe ajo e Mirëqenies Sociale, kanë gjetur një faturë marramendëse për pagesën e 1000 punonjësve që do të largohen nga detyra pas mbushjes së moshës së lejuar për punë.

Reforma në drejtësi parashikon ngritjen e disa organeve të reja, çka do të thotë edhe shtim të punonjësve në sistemin e drejtësisë. Por kjo shoqërohet me një faturë të ccmendur për buxhetin e shtetit, që vjen si synim për të krijuar një klasë të pavarur dhe të pakorruptueshme gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurove ka rreth 200 nene që parashikojnë trajtimin e veçantë, me banesa, me para dhe lehtësira të tjera për gjyqtarët dhe prokurorët, por siç duket nuk është llogaritur mirë fatura e lartë financiare që krijon.

Nga ana tjetër trajtimi i familjarëve në rastin se ndodh një fatkeqësi. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikon pensione të larta për bashkëjetuesen dhe fëmijët. ?Në rastin kur magjistrati vdes, pensioni shtetëror suplementar familjar që përfitohet sipas ligjit ?Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti? është: a. 60% për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pajtues; b. 30% për fëmijën?, thuhet në ligj. Por për autoritet financiare ky trajtim përmbys tërësisht logjikën pasi pensioni del më i lartë se paga neto në rastin që magjistrati ka një bashkëshorte dhe një fëmijë, e një rastin që ka 2 fëmijë pensioni del 110% më i madh se vetë rroga.

?Magjistrati përfiton: një pension prej 90% të pagës referuese që është rreth 15-20% më i lartë se paga neto gjatë punësimit; një pension 110% të pagës referuese kur ka dy fëmijë. Të dy këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve?, thotë Ministria e Financave. E gjendur përball kësaj fature të lartë, Ministria e Financave pritet të bëjë të ditura skemat e reja për trajtimin financiar. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga