Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Që nga ky moment Angjeli nisi të fliste hapur kundër Fatos Nanos. Por Fatos Nano deshi që t? ia ?fuste? Angjelit shumë më keq se kaq. Në atë kohë, shtypi italian kishte nisur të fliste për abuzimet financiare me ndihmat ushqimore që qeveria italiane i dha Shqipërisë. Nisi të përflitej edhe emri i kryeministrit Nano, i cili dy vjet më pas do të arrestohej dhe dënohej për këtë çështje. Nano deshi të përfitonte nga hapja e kësaj çështjeje për të mbyllur llogarinë me Anastas Angjelin. Nano i tha pasardhësit të Angjelit në Ministrinë e Financave, Genc Rulit,i cili gjithashtu e urrente Angjelin për shkak se ai fliste kundër tij, që të përgatiste dosjen që e bënte Angjelin përgjegjës për abuzimet me ndihmat italiane. Angjeli mund të arrestohej lirisht se ai nuk ishte deputet dhe nuk ishte i mbrojtur ngai muniteti parlamentar. Nano mendonte se nëse arrestohej Angjeli çështja eabuzimit me ndihmat italiane do të mbyllej një herë e mirë, pasiqë përgjegjës do të quhej Angjeli. Kur e mori vesh Angjeli këtë lojë u tmerrua dhe shkoi e u ankua ndaj Nanos tek ambasadori grek dhe tek Ramiz Alia. Një ditë, kur Angjeli mori një sinjalizim se do ta arrestonin u largua natën nga Tirana për në Athinë nëpërmjet Qafë Thanës, se i kishin thënë që në Aeroportin e Rinasit dhe në doganën e Kakavijës mund ta prisnin për ta kapur. Kjo nuk do të ishte hera e fundit që Angjeli do të gjendej në një situatë të tillë. Gjithsesi, Angjeli u qetësua dhe u kthye shpejt në Tiranë, madje kërkoi dhe një vend pune nga qeveria.
-Sikur nuk shkon që ish-ministri i Financave tëj etë i papunë, -i tha Angjeli kryeministrit Bufi,- si mund t? ia lejojë një vend si Shqipëria vetes këtë luks.
-Duhet të kalosh nga zyra e shokut Fatos, se ai i bën emërimet për njerëzit e PS-së, – i tha Ylli Bufi për ta hequr qafe.
-Atij nuk i shkoj, se e di që do të më tallë,- itha Angjeli, -po më dhe gjë ti, ta di për nder.
Kryeministri Bufi i tha se gjëja më e mirë që mundt? i ofronte ishte një bursë njëvjeçare që ua kishte dhënë qeveria italiane për studimin e Bursës. Angjeli pranoi, mbi të gjitha që të kundërshtonte sadopak zërat që rriteshin për të si njeriu i Greqisë. Rezultat i këtij studimi të Angjelit në Itali është libri, apo më saktë broshura ?Bursa?, që Angjeli botoi në 1991. Angjeli në këtë periudhë nuk qëndroi shumë kohë në Itali, por shkonte e vinte, gjoja për shkak të angazhimeve të veta si pedagog. Në fakt, angazhimi kryesor i Angjelit në këtë kohë u bë tregtia. Ai nisi të merret me tregti, me paratë që ia dhanë në Athinë. Angjeli ngriti skemën e parë tregtare të pushtimit të tregjeve shqiptare nga mallrat greke. Angjeli ishte një ndër ata që pagoi njerëz në 1991 për të shkatërruar platacionet me agrume në bregdetin e Jonit, në mënyrë që portokallet, mandarinat, limonat, fiqtë në tregun shqiptar të vinin nga Greqia. Pasiqë Angjeli e kreu me sukses këtë detyrë, ai u bë njeriu më i besuar i Greqisë në Shqipëri, sa u përket çështjeve ekonomike. Paratë e fituara nga kjo tregti, Angjeli i depozitonte në bankat e Qipros greke, ku nëpërmjet llogarive sekrete u kalonte pjesën e tyre disa politikanëve të rëndësishëm grekë në Athinë si dhe personave të caktuar të lobit greko-amerikan, duke nisur nga Nicolas Gage (Gejxh), të cilët qenë ?shenjtorët mbrojtës? të karrierës politike të Angjelit. Në ndërkohë Angjelit nuk i ikte inati që nuk ishte as deputet dhe as ministër. Kur Angjeli takonte Sali Berishën i thoshte: ?Doktor, ç? është kjo që po ndodh, se po çmendem fare, e ke me mua më duket. Qeverinë ku isha unë e rrëzove për tre javë, këtë po e le të rrijë në fuqi?.
Kur do të mbahej Konferenca I e Partisë Socialiste në nëntor 1991, Angjeli mësoi se do të zgjidheshin disa anëtarë të rinj në KPD,për të zëvendësuar të larguarit.
-Besoj se këtë radhë do të jetë emri im në listë,-i tha Angjeli Fatos Nanos.
-Unë desha të ta bëj surprizë, por ti Naçi që nuk le gjë pa mësuar, ma dogje.- I tha Nano.
Por në KPD u pranuan tre persona tëtjerë, ndër ta edhe Bardhyl Agasi.
-Nuk kisha ç? bëja Naçi,- u shfajësua Nano pas konferencës dhe shtoi: Na doli papritur kandidatura e këtij intelektualit të shquar nga Durrësi, Bardh Agasit. E njeh gjithë Durrësi, ka shumë influencë, ka shkruar ca skece për estradën e Durrësit që të shkulin së qeshuri. Më vonë,mund ta ngarkoj që të shkruajë historinë e partisë sonë. Poti Naçi mos u mërzit, se nuk është larg kongresi tjetër.
Duke dëgjuar Nanon që fliste kështu, nuk ishte çudi pra që Angjeli ishte njëri ndër ata që festuan kur Berisha rrëzoi qeverinë e Ylli Bufit në dhjetor 1991. Kur Angjeli dëgjoi kryeministrin Ylli Bufi që deklaroi në televizion se ishte marrëzi që të binte qeveria kur vendi kishte vetëm gjashtë ditë bukë, Angjeli i çoi fjalë Sali Berishës që të mos shqetësohej nga këto fjalë, se Shqipëria që pas prishjes me Kinën nuk kishte pasur kurrë më tepër se gjashtë ditë bukë. Angjeli ishte ndër socialistët e paktë që u gëzuan që për shkak të rënies së qeverisë, në vend do të mbaheshin zgjedhjete parakohshme parlamentare. Tashmë Angjeli kishte siguruar me anë të ambasadorit grek një vend të sigurt në listën shumëemërore të PS-së. Fatos Nano, megjithatë e gjeti mënyrën për ta torturuar Angjelin politikisht duke e çuar kandidat për deputet në zonën elektorale nr. 69 në Sarandë, ku ishte dhe vendlindja e Angjelit, dhe që si zonë minoritare greke ishte e sigurt se do të fitohej nga kandidati i ?Omonia?-s, organizatës politike të minoritetit grek. Është e vërtetë se Angjeli do të hynte gjithsesi në parlament nga listashumëemërore, por atij nuk i pëlqente që të humbte në zonën minoritare greke. Angjeli kërkoi që ta vinte kandidaturën për deputet në cilëndo zonë të vendit,që konsiderohej si e humbur për PS, në Tiranë, apo diku tjetër, mjaft që të mos kandidonte në ndonjë zonë minoritare greke. Por Nano mbeti i patundur: OseAngjeli duhet të kandidonte në zonën elektorale nr. 69, ose emri i tij do të fshihej nga lista shumëemërore.
-E kuptoj unë, Qorri kërkon që të më diskreditojë para se të më futë në parlament, s? ka shpjegim tjetër.- ankohej Angjeli.
Gjithsesi, Angjeli u detyrua që të kandidonte në zonën zgjedhore ku donte Nano dhe humbi përballë Thoma Miços të ?Omonia?-s, por hyri në parlament nga lista shumëemërore. Kur PS ishte në opozitë në vitet 1992-97, Angjeli shihej si një njeri i dyshimtë nga socialistët, për shkak të trajtimit të privilegjuar që i bënte atij regjimi i Berishës. Bizneset e Angjelit, jo vetëm nuk u prekën nga regjimi i Berishës, por ato lulëzuan gjatë tij, sidomos ai i naftës për shkak të embargos së naftës ndaj Jugosllavisë. Angjeli, me kompanitë e tij sillte naftë nga Greqia, e cila kalonte kontrabandënë Jugosllavi. Pas ardhjes së PD në pushtet, në 1992, Policia dhe SHIK bënë një hetim mbi tregtinë e bananeve që bënte Angjeli dhe zbuluan ekzistencën e disa depozitave të posaçme ku bananet zhyteshin në një solucion kimik që i bënte të fitonin shpejt ngjyrën e duhur për t? u tregtuar. Specialistët thoshin se ky solucion kimik bartte lëndë kancerogjene, që ishin të dëmshme sidomos për fëmijët e vegjël. Berisha dhe Gazidede nuk e ngacmuan më tepër këtë histori dhe Angjeli u tregua mirënjohës duke iu shërbyer atyre si një informator i vlefshëm, meqënëse ishte kontakti kryesor i Fatos Nanos së burgosur me Greqinëdhe veçanërisht me lobin greko-amerikan.
Si shpërblim, gruaja e Angjelit vazhdoi të punontenë Ministrinë e Financave. Kur lexon biografinë e Anastas Angjelit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, e kupton se Angjeli është lodhur duke e shkruar atë,edhe më tepër se ç? lodhej kur bënte buxhetin e shtetit si ministër i Financave. Kështu, ndonëse Angjeli thotë në jetëshkrimin e tij në Fjalorin Enciklopedik, të shkruar në vetën e tretë, se ai mban titullin ?profesor?, nukthuhet gjë për rrugën se si arriti tek ky titull. Nëse Angjeli do të ishte i sinqertë ai duhej të thoshte se në 1993 mori titullin shkencor ?docent? dhe se në 1995, mori titullin shkencor ?asistent profesor?. Por Angjeli nuk është aq idiot sa ta lerë me shkrim në Fjalorin Enciklopedik se në vitin 1993, kur politikani Anastas Angjeli luftonte me të madhe kundër diktaturës së Presidentit Berisha, i cili kishte futur në burg kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, i njëjti Anastas Angjeli merrte titullin ?docent? nga regjimi i Berishës. Në jetëshkrimin e vet zyrtar që paraqiti për ta vendosur në faqen online të Kuvendit të Shqipërisë, kur u bë deputet në 2013, Angjeli ka bërë një falsifikim, duke thënë se është bërë docent në 1992. Me këtë Angjeli kërkon të mjegullojë të shkuarën e vet, duke krijuar përshtypjen sikur është bërë docent para se të vinte PD në pushtet në 1992. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili i mblodhi jetëshkrimet e deputetëve, i tha Naçit:
-Naçi më duket se ke bërë një gabim. Këtu thuhet se je bërë docent në 1992, por unë e mbaj mend mirë se je bërë në 1993, atë vit që u bëra dhe unë nënkryetar i PS-së. Të kujtohet si më thoshe, vetëm ti më thërret shoku docent në parti.
-E ke gabim, – i tha Naçi,- unë jam bërë docent në1992, dhe atë vit ti u bëre për herë të parë deputet. Kjo ka qenë koincidenca.
-Mundet, Naçi mundet,- i tha Meta si me ironi.
Aq më pak Angjeli mund të thoshte në jetëshkrimin e vet në Fjalorin Enciklopedik se në vitin 1995, kur kryetari i PS, Fatos Nano vuante dënimin në burgun e Bënçës, dhe politikani Anastas Angjeli bërtiste me të madhe në mbledhjet e grekëve të Amerikës se Nano ishte i burgosur politik nga diktatori Berisha, i njëjti Anastas Angjeli merrte titullin shkencor profesor i asociuar nga regjimi i Berishës.
-Na e kanë vënë shkelmin në grykë Berisha me Gazideden,-ankohej me zë të lartë Angjeli në 1995 në takimet e socialistët,- nuk durohet më, na është bërë jeta e padurueshme! E shikon ç? më bënë mua, tre vjet ma vonuan marrjen e titullit asistent-profesor, megjithëse duhet ta kisha marrë që në 1992. E di unë, Berisha e ka bërë, i ka thënë rektorit, Nestor Tereskës, të cilin e ka mik. Por nuk kishin ç? bënin se vlerave intelektuale dhe shkencore nuk iu bëhet dot gjatë barrikadë nga asnjë diktaturë.
Kur Partia Socialiste doli në opozitë, pas zgjedhjeve parlamentare të marsit 1992, Fatos Nano u vetëdijësua se marrëdhëniet e tij me Anastas Angjelin duhet të ndryshonin 180º. Athina dhe lobi greko-amerikan, ku Nano kishte varur shumë shpresa për kthimin e tij në pushtet, ia kishin bërë të qartë se Angjeli do të ishte ndërmjetësi i Nanos me ta, ose siç quhej ndryshe Proxeneti. Kjo pozitë e Angjelit krijonte një problemtë madh për Nanon se ai e dinte që Naçi, siç e quante Nano Angjelin, kishte akumuluar shumë zemërim ndaj tij për shkak se Nano deri më atëherë ishte tallurme të sa kishte mundur. Prandaj, kishte shumë gjasa që Angjeli të përpiqej t? i prishte punë Nanos në dobi të rivalëve të këtij të fundit në PS. Prandaj Nano e thirri Angjelin për një bisedë konfidenciale duke pasur para një dosje enigmatike.
-E di ti Naçi se cili ka qenë ?Greku i vogël??- Epyeti Nanoja.
-Jo.- U përgjigj Angjeli.
-Kështu e quanin Admiralin Kanaris, shefin eAbvehrit, zbulimit gjerman të kohës së Hitlerit, për shkak se ishte me origjinë greke.- I tha Fatos Nano dhe shtoi: Kanarisi ka qenë njeriu i sekreteve të mëdha, ashtu si ti Naçi.
-Ore do të flasësh ndonjëherë seriozisht ti me mua, apo do të tallesh gjithmonë.- I tha Angjeli.
-Më seriozisht se sot nuk kam për të të folur ndonjëherë.- I tha Nano me sinqeritet dhe shtoi: Tani që ti do të jesh ndërmjetësi im me ata miqtë tanë që i dimë ne të dy, ose proxeneti, siç u pëlqen atyre të thonë, ti dashur pa dashur u bëre ?Greku i vogël? i partisë sonë. Ti Naçi po më del një njeri shumë më interesant se sa e kisha menduar. Nuk u bëre njeriu i sekreteve të mëdha ti, tani që u bërë ndërmjetësi ynë me ata miqtë e huaj që i dimë ne të dy. Ti edhe vendlindjen tënde e ke sekret shtetëror, siç po më del nga kjo dosja që kam këtu.
-Ore ia nise prapë me të tuat ti? Harrove që sapo më the se këtej e tutje do të flasësh seriozisht me mua?- I tha Angjeli.
-Ashtu të thashë Naçi, dhe atë po bëj, por ti e di mirë se përse e kam fjalën. Ti Naçi nuk do që unë tëjem kryetar partie, – i tha Nano duke e fiksuar me një vështrim hetues, dhe shtoi: U ke thënë atyre miqve të huaj që i njohim të dy se jo vetëm që nuk duhej lejuar Nano që ta eliminonte politikisht nënkryetarin e partisë, Spiro Dede,por duhej mbështetur Spiro Dede që ta eliminonte Nanon. E mohon këtë gjë?
-Tani që kur kam ma rrë këtë detyrën e ndërmjetësit çfarë nuk thonë për mua?- U përpoq të bënte bisht Angjeli.
-Unë nuk po të kërkoj llogari për ato që thonë të tjerët, por për ato që kam marrë vesh unë.- Ia saktësoi Nano.
-Epo mirë atëherë, gjej një njeri tjetër për këtë punë!- I tha Angjeli, i cili e dinte se kjo nuk ishte në dorën e Nanos.
-Unë dua të punoj me ty Naçi, se e di që ti je në gjendje ta bësh më mirë këtë punë. Prandaj sot do të bëjmë një pakt bashkë. Sapër ato problemet që kemi pasur të dy, ta dish se ka qenë Spiro Dede ai që të ka luftuar ty. Tani që iku ai nga partia do ta shikosh sesi do të ndryshojnë marrëdhëniet tona. Na ishte bërë si Nako Spiru në parti, ai Spiro Dedja, na futi në sherr të gjithëve.- Tha Fatos Nanoja.
Angjeli bëri sikur e besoi. Fatos Nanoja shfletoi dosjen që kishte përpara dhe i tha:
-Naçi, kije mirë parasysh, nëse më bën qoftë edhe një hile të vetme mua, këtë dosje do ta lexosh të plotë në faqet e gazetës ?Koha Jonë?. Atëherë merr fund karriera tënde politike në Shqipëri. Më kuptonse çfarë po të them, njerëzit do të hapin gazetën në mëngjes dhe do të gjejnë atje sekretet e tua. Sa shumë sekrete që paske pasur ti more Naçi, në mes të sekreteve paske lindur!
Angjeli këtë herë nuk u ndje fare se e kuptonte përçfarë e kishte fjalën Nano kur i tha se ai Angjeli kishte lindur në mes të sekreteve. Anastas Angjeli e kuptoi shumë mirë domethënien e fjalëve të Nanos kur ky i fundit i tha se Naçi edhe vendlindjen e kishte pasur sekret shtetërortë kohës së regjimit komunist.
Në qershor 1993, kur Fatos Nano vizitoi Athinën përt? u takuar me kryetarin e PASOK, Andreas Papandreu, atë e shoqëronte edhe Anastas Angjeli. Papandreu donte që të nënshkruante një deklaratë të përbashkëtme Fatos Nanon ku të thuhej se konfliktet e armatosura në Ballkan (në atë kohëkishin nisur prej dy vjetësh luftrat në Jugosllavi), duhet të zgjidheshin nga vetë ballkanasit, pa ndërhyrjen ushtarake të huaja, për të cilën thuhej se vetëm sa do ta rëndonte situatën. Kërkesa për mosndërhyrje të trupave të huaja,nënkuptonte mosndërhyrjen e NATO-s dhe posaçërisht të SHBA. Papandreu kishte frikë se mos Nano druhej të bënte një sfidë të tillë ndaj SHBA. Kur Angjeli ia tregoi projekt-deklaratën dhe nisi t? i fliste duke dashur që ta bindte të firmoste, Nano i tha:
-Më duket se ti Naçi kërkon të ma fusësh këtë radhë për të marrë hakun për të gjithë të këqijat që mendon se të kam bërë. Nëse unë firmos këtë kartë, amerikanët mund t? i thonë Berishës që me rastin e hetimeve për këto ndihmat ushqimore italiane, të më hedhë prangat dhe unë të rri në burg deri kur të kenë mbaruar të gjitha luftrat në Ballkan.
-Këtë e kërkon Papandreu,- tha Angjeli dhe shtoi: Ai më tha se do të mbrojë ai me qeverinë e tij dhe me lobin greko-amerikan. Tie di se në zgjedhjet e ardhshme në Greqi është e sigurt se PASOK do të vijë në pushtet. Edhe po të arrestoi Berisha, nuk ke për të ndenjur më tepër se dy javë në burg, por do të dalësh si hero. Njëlloi siç i ndodhi Andreas Papandreut kure arrestoi Papadhopulli. Si t? i them unë njeriut që nuk pati frikë nga burgu i kolonelëve të zinj, të cilët nuk ta bënin të gjatë, por të jepnin plumbin, që ti ke frikë nga burgu i Berishës?
-Mirë Naçi, ashtu qoftë, unë po e hedh firmën, por nëse unë hyj në burg dhe mbetem atje, dije se me ty e kam.-Tha Fatos Nano si me dyshim.
Fatos Nano e firmosi deklaratën e përbashkët me Papandreun dhe gjashtë javë më pas u arrestua. Nga burgu Nano i dërgonte mesazhe të dëshpëruara Angjelit që të takonte Papandreun, të aktivizionte lobingreko-amerikan, por përgjigjia e Angjelit ishte e njëjta:
-I dashur Fatos, një ditë që po kalon në burg do të përkthehet në një javë në pushtet, prandaj rezisto. Papandreu thotë se tani i duhesh më shumë në burg se në zyrën tëndë në parti, se kështu ai mund t? i akuzojë amerikanët se duke nxitur arrestimin tënd donin që t? i bënin tërthorazi presion atij. Nuk ia harroj këtë të mirë Fotaqit, thotë, se kështu të quan ty Fatos. Ta shikojë Fotaqi, thotë Papandreu, se si do t? ia shpërblej unë vuajtjet që po heq për firmën që hodhi me kërkesën time. Më ftoi për darkë Papandreu dhe ngriti dolli për ty me uzo, megjithëse ia ka ndaluar mjeku pijen.Do të bëje mirë i dashur Fatos, që t? i dërgoje një letër KPD-së që të më kooptojnë mua në Kryesinë e PS-së, se kështu më rritet autoriteti kur të flas për ty me ata miqtë që i di ti.
-Ah që në dalsha që këtu dhe u kthefsha prapë nëpushtet, Xhemal Tafajn do ta bëj ministër dhe Naçin jo!- Betohej Nano në burgune Bënçës.
Kur Fatos Nanos i vdiq nëna, në kohën që ishte në burg, në shtëpinë e tij në Tiranë shkuan për ngushëllim shumë njerëz nga PS. Angjeli, si i afërt me familjen e Nanos që e mbante veten, shkoi me?udhëheqjen? (nënkryetarët e partisë) dhe disa anëtarë të Kryesisë. Me të hyrënë dhomë, Angjeli, ndonëse ishte vetëm deputet, shkoi u ul në krah të Thanasit, të atit të Fatos Nanos, ia hodhi krahun në qafë dhe nisi t? i thoshte me të qarë:
-Po ç? na gjeti kështu o Bushi (Babush)! Kushedi sado të jetë mërzitur Fatosi, o Bushi! Si vajtën këto gjëra kështu, o Bushi!
-E Naçi, -i tha Thanasi,- kështu vajtën gjërat. Ju ishit në një një qeveri, Fatosi im Kryeministër, ti Ministër i Financave. Por ama ne jemi ende në atë shtëpi që ishim në kohën e Enver Hoxhës, kurse ti bëre një vilë të madhe, pasi u bëre ministër! E megjithatë në burg është Fatosi im.
-Hajde mos u mërzit o Bushi se edhe vilën do ta bëni, më të madhe se unë, do të dalë Fatosi nga burgu e do të bëhet përsëri Kryeministër.- Tha Naçi. Pastaj Naçi ndryshoi bisedën dhe pyeti se a kishin nevojë për ndonjë gjë.
Në prill 1996, para zgjedhjeve parlamentare të majit, një delegacion i lartë i PS, vizitoi SHBA. Anastas Angjeli ishte pjesë e këtij delegacioni ndonëse ai nuk ishte as anëtar i kryesisë së PS-së. Kjo shkaktoi një krizë në lidershipin e PS-së para nisjes së delegacionit. U tha se Anastas Angjeli duhet të ishte në delegacion për shkak të lidhjeve që kishte me lobin greko-amerikan. Në zgjedhjet e majit 1996, Angjeli ishte kandidat për deputet i PS-së në zonën zgjedhore nr. 44 në Tiranë, ku kishte përballë si kandidat të PD-së, aktorin Ndriçim Xhepa. Në sferat e larta të PS-së shprehën habinë se si ishte e mundur që Angjelit, njeriut që njihej si i besuari i Fatos Nanos për marrëdhëniet ndërkombëtare, i vihej përballë si kandidat rival nga Berisha një njeri jopolitik, si Ndriçim Xhepa. Në zonën zgjedhore nr. 44 u shpall fitues Ndriçim Xhepa dhe Angjeli sigurisht që fajësoi manipulimin e zgjedhjeve nga Berisha. Por Angjeli nuk arriti që të jepte një përgjigje bindëse se përse ai u privilegjua nga PD duke iu vendosur përballë një kandidat rival jopolitik. Kjo tregonte se në skenarin e zgjedhjeve normale, Berisha kishte llogaritur që ta favorizonte Angjelin.
I njëjti problem, si me vizitën e Angjelit në SHBA me delegacionin e PS-së para zgjedhjeve, doli edhe në qershor 1996, kur AnastasAngjeli vizitoi Athinën si pjesë e delegacionit të PS-së që do të merrte pjesë në Kongresin e PASOK dhe që kryesohej nga nënkryetari i partisë, Ilir Meta. Përsëri u tha se Angjeli duhej të ishte në këtë delegacion për shkak të lidhjeve që kishte me Greqinë. Pyetjet e bëra nga anëtarë të kryesisë së PS-sëse përse ky njeri kaq i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare të partisë,nuk ishte as anëtar i Kryesisë, mbetën pa përgjigje, ose më saktë morën si përgjigje të vetme atë se këto gjëra i dinte kryetari i partisë, shoku Fatos Nano.
Fatos Nanos, nga ana e tij nuk i pëlqeu vajtja e Angjelit me Metën në Athinë. Nano nuhati këtu një lojë të Angjelit kundër tij, pasiqë Meta ishte pretendent për të zëvendësuar Nanon në postin e kryetarit të PS-së. Në verën e vitit 1996, pas zgjedhjeve parlamentare të majit 1996, Fatos Nano, i cili gjendej i burgosur në Bënçë, ishte në një pozitë politike mjaft delikate, që e bënte shumë dyshues. Nano u tërbua kur mori në Bënçë një letër që Anastas Angjeli e pati shkruar pas kthimit nga Athina dhe që përfundonte me fjalët: ?Sinqerisht, vëllai, shoku,anëtar i PS-së që nga krijimi i saj, Anastas Angjeli?. Në këtë letër, Angjeli ithoshte Fatos Nanos se në Athinë i dhanë mesazhin se nëse nuk veprohej shpejt për t? u dhënë ndërkombëtarëve përshtypjen se PS po reformohej, atëherë ishin të humbur. Gjëja që e tërbonte më tepër Fatos Nanon ishte se Angjeli e identifikonte praktikisht Nanon me konservatorët e partisë. Nano mendoi se Angjeli me letrën donte që të bënte apologjinë për tradhtinë që po përgatitej kundër tij, kështu që veproi me shpejtësi duke u kundërpërgjigjur me dy lëvizje. Nga njëra anë Nano bëri mocionin e famshëm, të cilin ia dërgoi nga Bënça partisë dhe që ishte një lëvizje e llogaritur për ta paraqitur Fatos Nanon si flamurtar të reformave në parti. Në anën tjetër, Nano i dërgoi një mesazh lobit greko-amerikan dhe Athinës, se pavarësisht se çfarë mendonin ata për Anastas Angjelin, ai, Fatos Nano nuk besonte më tek ky njeri, të cilin e quante spiunin e Berishës dhe të Gazidedes, dhe se pranonte bashkëpunim vetëm me anë të një ndërmjetësi tjetër. Kështu që vendin e Anastas Angjelit si ndërmjetësi i Nanos me Athinën dhe lobin greko-amerikan e zuri Agim Gaqo Nesho.
Që marrëdhëniet e Anastas Angjelit me Fatos Nanon qenë të ftohta kjo u kuptua kur emri i Angjelit nuk ishte ndër anëtarët e Kryesisë së PS-së që u zgjodh nga KPD e dalë nga Kongresi i gushtit 1996. Dukej se ylli politik i Angjelit kishte perënduar përgjithmonë dhe se tani e tutje ai nuk do të ishte më tepër se një politikan i dorës së dytë në PS. Nano u tërbua kur mësoi se Angjeli kishte bërë gjithçka që ta vinte emrin e tij në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në zgjedhjet vendore të tetorit 1996, në një vend të sigurt. Angjeli e donte këtë post meqënëse nuk u bë dot deputet në zgjedhjet e majit 1996, ku PS mori fare pak deputetë.
-Unë po duroj këtu qelinë e burgut ku më ka futur Saliu, Naçi nuk duron dot pa pasur një post.- Tha Nano me inat. Dhe Naçi u bë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e mbajti edhe pasi u bë deputet në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, deri kur u bë ministër në1998. Në të vërtetë Naçit i duhej vendi i anëtarit të Këshillit Bashkiak që të merrte një leje për një shtesë të madhe që po i bënte vilës së tij. Që Anastas Angjeli ishte i pakënaqur me Fatos Nanon, kjo gjë u kuptua në dhjetor 1996, kurAngjeli ishte një ndër tetëmbëdhjetë anëtarët e Komitetit të PërgjithshëmDrejtues të PS-së, që hartuan dhe firmosën një promemorje drejtuar Kryesisë dhe KPD të PS-së, ku kërkohej thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së, brenda muajit shkurt 1997. Qëllimi i promemorjes ishte shkarkimi i Fatos Nanos nga posti i kryetarit të PS-së, si dhe largimi nga forumet drejtuese të PS-së i mbështetësve të Fatos Nanos. Promemorja qe nënshkruar edhe nga Ilir Meta, Luan Hajdaraga, Erion Braçe, Hamdi Jupe, Monika Kryemadhi, Spartak Poçi, LuanShahollari, Limoz Dizdari etj. Por ngjarjet e fillimit të vitit 1997 bënë që promemorja të kapërcehej nga ngjarjet. Gjithsesi ajo ishte tregues i marrëdhënieve në lidershipin e PS-së.
Kur u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar, me në krye socialistin Bashkim Fino, në mars 1997, Angjeli deshi të bëhet ministër i Financave, por Fatos Nano nuk pranoi dhe bëri Arben Malajn.
-E meriton Vlora ministrin e Financave,- tha Nano.
-Nisi Qorri të tallet me ju që pa shkelur në Vlorë për fushatën elektorale. U thotë se e meriton një vlonjat Ministrinë e Financave dhe ia jep një tepelenasi si Arben Malaj. – u thoshte Angjeli vlonjatëve.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997, Angjeli kandidoi përsëri në zonën 44 në Tiranë, ku kishte si rivale nga PD, Albina Karamitron. Angjeli fitoi me një rezultat që ishte i ulët në krahasim me rezultatet që arriti PS në shumicën e zonave zgjedhore në ato zgjedhje, duke përfshirë edhe Tiranën. Angjeli fitoi me 51.43% të votave. Sado paradoksale që të duket, Anastas Angjeli ishte njeriu në PS që loboi më së shumti në Athinë dhe pranë lobit greko-amerikan, që Bashkim Fino te mbetej kryeministër i PS-së edhe pas zgjedhjeve të qershorit që pritej të fitoheshin nga PS. Angjeli donte që të ndalonte ecjen e Nanos drejt kolltukut kryeministror. Angjeli, qartësisht i qëndronte idesë së tij të hershme se interesat greke në Shqipëri mbroheshin më mirë me një kryeministër musliman të rrethuar me më tepër ministra ?vorio-epirotë? se me një kryeministër të krishterë ortodoks, që do të bënte figurë të keqe nëse rrethohej nga një numëri madh ministrash të krishterë ortodoksë, ndër ta edhe minoritarë grekë. Kuptohet se Angjeli kishte hallin e vet. Në një moment u duk se edhe amerikanët qenë më tepër për Bashkim Finon se për Fatos Nanon si kryeministër i PS-së së pas zgjedhjeve. Madje në një moment Angjeli arriti deri atje sa ta uronte Bashkim Finon duke i thënë se tashmë ishte e sigurt se ai do të vazhdonte të ishte kryeministër edhe pas zgjedhjeve.
-Nëse ndodh kështu, ja ku po ta them që tani, fjalë burri, ta gëzosh portofolin e Financave dhe postin e zëvendëskryeministrit,- i tha Fino.
-Nuk do të pendohesh,- i tha Angjeli.
Por Nano ia arriti që të siguronte mbështetje ndërkombëtare për t? u bërë kryeministër. Ashtu siç e priste Angjeli, Nano nuke përfshiu atë në qeverinë e tij të krijuar pas fitores së PS-së në zgjedhjet e qershorit 1997. Angjeli bëri gjithçka për të hyrë në qeverinë socialiste të pas zgjedhjeve, duke lakmuar si gjithmonë portofolin e Financave. Por Nano u tregua i patundur. Kur i thoshin Angjelit se si ndodhi që mbeti jashtë qeverisëai përgjigjej: ?Epo kështu bëhet qeveria këtu. Turqëri hesapi!? Angjeli harronte se kryeministri dhe gjysma e ministrave qenë të krishterëortodoksë si Angjeli.
Atëherë Angjeli i mbetur jashtë qeverisë u bë praktikisht opozitar me qeverinë e partisë së vet, duke financuar gazetën ?55?të Fahri Balliut, e cila u hap tre muaj pas ardhjes së PS-së në pushtet.
-Bjeri Qorrit,- i thoshte Angjeli Fahriut,- nuk durohet kjo qeveri, ajo nuk përfaqëson socialistët por interesat e bizneseve të Qorrit me Gaz Demin.
Kur Fahriu ankohej një ditë vjeshte të vitit 1997,se i duheshin më tepër para për gazetën, dhe se PD duhet të bënte më shumë përt? i nxitur biznesmenët me bindje të djathta që të paguanin për gazetën e tij, Berisha i tha si nëpër dhëmbë: ?Fahri e di që ke marrë dhe para të tjera nga Cac Angjeli dhe se të ka premtuar një shumë mujore?. Fahriu e mbylli gojën. Aq shumë qe zemëruar Angjeli me Nanon sa i jepte para edhe Radio ?Kontaktit? dhe Tv Shijakut, të cilat mbanin qëndrim të fortë opozitar në atë kohë.
Në prill 1998 Fatos Nano, i gjendur nën presionin ndërkombëtar për të luftuar kontrabandën dhe korrupsionin, vendosi që të bëjë ndryshime në qeveri. Nano, duke e ditur se Angjeli fliste kundër tij në Athinë dhe tek lobi greko-amerikan, duke i paralajmëruar se Nanos po i iknin gjërat nga kontrolli si në 1991 dhe se duhej larguar sa më parë. Prandaj Nano kërkoi që ta merrte Angjelin në qeveri për ta neutralizuar. Prandaj, Fatos Nano thirri Angjelin dhe i ofroi Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Angjeli që e pa se do të mbetej pa gjë, e pranoi këtë portofol të dyshimtë. Por këtu Angjelit i dolën probleme me Presidentin Meidani, i cili dekretoi vetëm dy nga ministrat që i dërgoi Nano dhe shtyu dekretimin e tre të tjerëve, ndër të cilët ishte edhe Angjeli. Ky i fundit u brengos shumë, aq më tepër që Nano i tha:
-E shikon Naçi se ka të tjerë që punojnë kundër teje? Dhe ti ma hedh fajin mua për të çdo gjë. Dil një herë andej nga zyra e Xhepit dhe pyete se çfarë ka me ty.
Angjeli atëherë shkoi në presidencë tek Meidani, si qen i rrahur, por atje nuk e priti kush veç Mentor Nazarkos, këshilltarit të presidentit për mediat.
-Nuk e prisja këtë gjë nga Xhepi, -tha Angjeli.- Ç?pati me mua? Di gjë ti?
-Naçi, ta them shoqërisht, jozyrtarisht,- i tha këshilltari presidencial,- shefi është i shqetësuar se ke namin e biznesmenit që merret me politikë. Prandaj do ta vonojë pak dekretimin tënd se të ka dalë emri si njeri që paguan për të bërë punët e tua.
-Të kisha vdekur, nuk do ta kisha marrë vesh se Xhepi kishte këtë mendim për mua,- tha Angjeli.
Në të vërtetë Presidenti Meidani ishte i zemëruarme Angjelin se i kishte ardhur në vesh që Angjeli disa muaj më parë në Vlorë, u kishte thënë socialistëve vlonjatë:
-Urime shokë vlonjatë. Ju hytë në historinë e lavdishme të partisë sonë, kur shoku Enver Hoxha dhe shoku Hysni Kapo shtypën fraksionin e Qorrit dhe Xhepit (Pseudonimet e Anastas Lulës dhe Sadik Premtes-K.M.) në Vlorë, në 1943, dhe ju sot në 1997, na sollët në pushtet dyshenQorri-Xhepi! (Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin-K.M.)
-E di që kanë shpifur për mua, por dua që të sqarohem personalisht me Xhepin, me Presidentin dua të them,- thoshte Angjeli.
Por Meidani nuk e priti Angjelin atë ditë. I zemëruar Angjeli në ikje e sipër tha edhe një gjë më të rëndë:
-Nuk është në nderin e Presidentit që flet përluftën kundër korrupsionit që të mbajë pezull dekretin për një ministër që merret dhe me biznes, se kështu njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë se dekreti ka dalë në shitje.
-Këtë do t? ja them Presidentit.- Tha këshilltari presidencial.
-Na ore prit se bëra shaka, -tha Angjeli, i cili u pendua në çast për fjalët që kishte thënë, por tjetri u largua. Angjeli u tremb shumë dhe nisi të bisedonte me juristët se a kishte mundësi që Meidani ta kthente mbrapsht emrin e tij ose të mos e dekretonte si ministër. Siç ndodh rëndom në këto raste, dikush i thoshte një gjë dhe dikush një gjë tjetër. Angjeli i alarmuar shkoi tek ambasadori grek, dhe i kërkoi që të ndërhynte tek Meidani që të mos bëhej pengesë. Gjithsesi, Angjeli u dekretua nga Meidani pas disa ditësh dhe kështu hyri përsëri në qeveri. Në mbledhjen e parë të qeverisë kryeministri Nano e veçoi Angjelin dhe i pëshpëriti:
-Sa mirë që ia gjete Xhepit atë, kërkon para për dekretet. Ishte tronditur shumë nga fjalët e tua. Më tha Mariza Lino që i ishte ankuar edhe asaj se ministrat tregojnë mungesë respekti ndaj Presidentit dhe Kryeministri jo vetëm që nuk i qorton, por edhe i nxit, i kishte thënë. Domethënë sikur të kisha mësuar unë që ti thoshe ashtu Xhepit. Po më del rival edhe në batutati Naçi. Nejse, t? lemë shakatë dhe të flasim për gjëra serioze, ke të fala nga Xhemal Tafaj. U bë prapë Caci ?Carac? më tha, por të shohim sa do të rrijë këtëherë.
Dhe Nano ia dha një të qeshure të fortë siç e kishte zakon. Por Angjelit nuk i pëlqeu fare kjo shaka.
Pasi u bë ministër, Naçi mori dhe titullin ?Profesor?. Me këtë rast e ftoi kryeministrin dhe gjithë ministrat për një darkë.
-Urime Naçi,- i tha Nano,- por kur i kapërce veshkallët ti për t? u bërë profesor, kur u bëre asistent-profesor, se kur hyra unë në burg, ti nuk ishe as docent?
-Epo do të bënim edhe ne ndonjë punë këtu jashtë gjatë kësaj kohe, o shef,- i tha Naçi si me bezdi.
-E shoh, e shoh,- i tha Nano,- mua Saliu më dha dy dënime, ty të dha dy tituj shkencorë.
Ndonëse Angjeli ishte ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, puna kryesore me të cilën u mor ai ishte që të bënte lobistin në qeveri për zgjerimin e bizneseve greke në vend. Angjeli ngulmonte që të pranohej kërkesa e kompanive greke të karburanteve për ndërtimin e depozitave gjigande prej betoni të karburanteve në Portin e Durrësit. Angjeli kishte interesa të drejtpërdrejta biznesi me këto kompani greke në tregtinë e karburanteve që bënte prej vitesh. Ndërtimi i depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit do të thoshte që të pengohej për një kohë të gjatë çdo projekt serioz për zgjerimin dhe modernizimin e Portit të Durrësit, si dhe që qytetit të dytë më të madh të Shqipërisë t? i kërcënohej një katastrofë ekologjike, madje edhe më tepër se kaq. Angjeli hyri në qeveri vetëm për të vënë firmën në VKM (Vendimin e Këshillit të Ministrave) me të cilin pranohej kërkesa e kompanive greke për ndërtimin e depozitave të karburantit në Portin e Durrësit.
Angjeli ishte një ndër ata që 14 shtatori i vitit 1998 u doli për mbarë. Ajo ditë nisinë mënyrën më të keqe për Angjelin. Ashtu si gjithë qeveria, ai gjendej në ndërtesën e Kryeministrisë, ku Nano i kishte thirrur ministrat për një mbledhje. Në kohën që turma mori rrugën nga Sheshi ?Skënderbej? për në bulevardin e madh, Nano doli nga salla gjoja për të shkuarnë tualet dhe i hipi makinës dhe e mbajti turrin në Maqedoni. Ministrat që prisnin të kthehej Nano, u ndërgjegjësuan për rrezikun kur turma iu afrua ndërtesës dhe po e rrethonte atë. Atëherë ministrat u përfshinë nga paniku. Angjeli, si më i zgjuar, dhe njohës më i hershëm i skutave të ndërtesës, shkoi në një korridor ku mendonte se ishte një derë e vogël që lidhte pjesën e ndërtesës ku ishte selia e Kryeministrisë me pjesën e ndërtesës ku ishte selia e Ministrisë së Financave. Për Angjelin ishte një surprizë tmerruese kur në vend të derës gjeti një mur! Atëherë Angjeli e humbi mendjen krejt dhe nisi të ulërijë duke përplasur grushtet në mur:
-Këtu ka pasur një derë! Ku është dera?
Në ato momente aty nuk ishte askush që të merrte mundimin që t? i shpjegonte Angjelit se ajo derë ishte mbyllur me urdhër të Nanos, për shkak se nëpunësit e përdornin atë për t? u larguar vjedhurazi nëpërmjet korridorëve të Ministrisë së Financave. Angjelit në ato momente përjetonte të njëjtën gjë si Don Kishoti kur ndodhej para vendit në shtëpinë e tij ku dikur kishte qenë dera e bibliotekës, dhe të cilën ia kishin zënë me mur mbesa dhe kujdestarja e tij. Ashtu si Don Kishotit Angjelit i dukej se e gjithë kjo që po ndodhte ishte vepër e disa magjistarëve të këqinj. Angjeli do të mbetej atje tek muri, nëse nuk do ta tërhiqte nga xhaketa truproja i vet që ta nxirrte nga ndërtesa. Pa ç? pa Angjeli, u detyrua që të dilte me vrap nga ndërtesa, duke u rrezikuar që të bëhej rob i turmës, dhe vrapo në anën tjetërtë rrugës e kapërceu kangjellat që rrethonin Hotel ?Rognerin?, duke grisur edhe pantallonat në to. Vetëm kur u gjend në restorantin e Hotel ?Rognerit?, Angjeli mori frymë disi i qetë.
28 shtatori 1998 për Angjelin ishte një ditë feste,se në këtë ditë Nano dha dorëheqjen si kryeministër. Në qeverinë e re që u krijua në tetor 1998, me Pandeli Majkon si kryeministër, Angjeli më së fundi ia arriti që të bëhet përsëri ministër i Financave. Emërimi i Angjelit në këtë post do të thoshte në radhë të parë që të lehtësohej mbarëvajtja e bizneseve të tij personale dhe ato të shumëfishoheshin. Për këtë qëllim, Angjeli, në postin e tij ministror, kujdesin e parë e tregoi për doganat, duke u shtirur sikur dotë luftonte pa kompromis kontrabandën. Naci madje u shtir sikur këtë luftë do ta niste pikërisht nga doganat me Greqinë, dhe në rradhë të parë ajo e Kakavijës,që ishte bërë dogana më famëkeqe për kontrabandë. Naçi largoi nga detyra dymbëdhjetë doganierë me një goditje. Por me këtë u goditën njerëzit e emëruar nga Nano dhe në dogana u emëruan njerëzit e tij, kuptohet edhe të qeveritarëve të tjerë. Angjeli gjithashtu emëroi njerëzit e tij në zyrat e tatimeve, me detyrë të parë lehtësimin e bizneseve të tij, dhe pastaj mund të bënin edhe ndonjë fitim për veten e tyre. Është e vërtetë se këtë gjë që bënte Angjeli e kishin bërë edhe të tjerë paraardhës dhe do ta bënin edhe pasardhësit e tij, por e veçanta e Angjelit ishte se ai këto i bënte në kuadrin e një skeme pushtimi të tregut shqiptar nga mallrat greke, që nga karburantet, ushqimet,tek cigaret dhe pijet. Angjeli ishte lobisti kryesor në qeverinë shqiptare që kompanive greke të telefonisë mobile t? u jepej totalisht tregu shqiptar. Këto kompani u morën vesh lehtë mes tyre për të vendosur çmime dukshëm më të larta se ato në Greqi dhe në vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk qenë tregje më të mëdha se Shqipëria, madje qenë edhe më të vegjël, si në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Sipas raportit zyrtar që nxorri një komision parlamentar mbi veprimtarinë e skemave piramidale financiare, i krijuar nga PS kur erdhi në pushtet, arriti në përfundimin se humbjet e qytetarëve shqiptarë në skemat piramidale financiare qenë 900 milion dollarë. Por kjo ishte vetëm humbja gjatë dy vjetëve që kishin qytetarët shqiptarë nga spekulimet e dy kompanive greke të telefonisë mobile.
Në Kongresin III të PS-së, në tetor 1999, Angjeli mbështeti Pandeli Majkon kundër Fatos Nanos. Nano, i cili doli fitues, u hakmor ndaj Angjelit duke mos e futur në Kryesinë e partisë. Ishte paradoksale që një njeri si Angjeli të cilin PS e gjykonte të përshtatshëm për të mbajtur një nga postet më të rëndësishme qeveritare, siç ishte ai i Ministrit të Financave, të mos ishte anëtar i Kryesisë së partisë! Aq më tepër kur Angjeli do ta mbante postin e tij qeveritar, si në qeverinë që ishte para kongresit, ashtu dhe në atë që u krijua pas kongresit. Nuk ka tregues më të qartë se ky të marrëdhënieve mes Angjelit dhe Nanos! Nano vazhdonte që të tallej me Angjelin.Një herë, Angjeli iu ankua Nanos se një nga bodyguardët e tij i binte shumë nëqafë me kërkesa për të afërmit e tij.
-Herën e parë ia bëra atë që më kërkoi, herën e dytë ia bëra, dhe ja ku më erdhi për herë të tretë dje!- U ankua Angjeli.
-Naçi sillu mirë me bodyguardët, se ti je ministër sot vetëm se je stërnip bodyguardi. Ndryshe do të ishe emigrant në Greqi me pompën e benzinës në dorë.- Ia ktheu Fatos Nano.
Angjeli ruajti postin e ministrit të Financave edhekur ra ?Majko? një vit pas krijimit të saj dhe u krijua Qeveria ?Meta?. Në këtë kohë Angjeli tregoi pushtetin që kishte arritur me përplasjen e tij me dy ministra të qeverisë, Preç Zogajn, ministër shteti për antikorrupsionin dhe Zef Preçin, ministër i Punëve Publike dhe Privatizimit. Përplasja mes Angjelit nga njëra anë dhe Preç Zogajt dhe Zef Preçit në anën tjetër, ishte përplasja mes kompanive greke të naftës në njërën anë, dhe një kompanie të madhe shqiptare të naftës në anën tjetër. Duke luftuarpër interesat tregtare të Greqisë në Shqipëri, Angjeli nuk mungoi që të krijonte situata humoristike ku ai shfaqej si një njeri që shqetësohej përsigurinë nacionale të Shqipërisë. Një qëndrim të tillë të Angjelit në një mbledhje të qeverisë në atë kohë, e përshkruan me mjeshtëri prej shkrimtari Preç Zogaj në një libër të tij me kujtime:
?Atëherë, ministri i Financave, Anastas Angjeli,hodhi në tapet një argument që kishte lidhje me interesat e sigurimit kombëtar të Shqipërisë. Tha se operatorët e rinj nuk kishin kapacitete depozituese përtë ruajtur gjendje sasinë e nevojshme të karburantit për të cilën do të kishte nevojë ushtria në rast të një lufte në Mal të Zi! Ministri i Mbrojtjes, LuanHajdaraga, konfirmoi shqetësimin e kolegut Angjeli. Anëtarët e tjerë të qeverisë po imitonin heshtjen kuptimplote të kryeministrit. S? kishin çfarë t?i shtonin atij debati. Nuk po flitej më për tregti, për çmime e më the të thashë. Fjala ishte për politikat e sigurimit kombëtar dhe këtu nuk bëhej shaka. Firmat që nuk kishin kapacitete depozituese nuk mund të licensoheshin sikur edhe babai i liberalizmit, Tokëvili, të ngrihej nga varri. Kriteret e rezervës së sigurimit kombëtar i plotësonin tri shoqëritë greke dhe greko-shqiptare të naftës që kishin edhe monopolin në tregun shqiptar. Me këtërast, qeveria mund të flinte e qetë: në rast lufte me karburant na mbante Greqia!? (Preç Zogaj, ?Paradhoma e një presidenti?, Shtëpia botuese ?Ora?,Tiranë 2001, f. 296-297)
Në atë kohë, në vjeshtën e vitit 1999, u fol shumëse Millosheviçi do të ndërhynte ushtarakisht në Mal të Zi, për të përmbysur Gjukanoviçin që nuk i bindej atij. Për këtë gjë e kishte fjalën Angjeli kur fliste për luftë në Malin e Zi. Zogaj mund të kishte shtuar se: Sipas Angjelit,në rast lufte me karburant do të na mbante një vend që mbante në fuqi ligjin e gjendjes së luftës me Shqipërinë, çfarë ishte dhe është ende Greqia. Kjo që bënte Anastas Angjeli duke u shtirur si patriot shqiptar, ishte një sjellje e llojit të atij personazhit të teatrit grek të kukullave të quajtur ?Karagjozi?,për të cilin aktorja dhe politikania greke Melina Mërkuri shkruan në kujtimet eveta: ?Karagjozi ishte një formë teatri me marioneta që shfaqen në hije mbi një ekran. Marionetat janë karakteret e përhershme dhe tema ishte gjithnjë e njëjtë: rezistenca greke kundër turqve. Teatri e ka marrë emrin nga karakteri më tërheqës i tij, Karagjozi. Gjithmonë nën thonjtë e sulltanit të keq dhe rojeve të tij të ashpër. Por përfundimisht Karagjozi dilte fitimtar në çdo situatë me dinakërinë greke, zgjuarsinë dhe nënkuptimet e tij gazmore?. (Melina Mërkuri, ?Kam lindur greke?, Shtëpia botuese ?Albin?, Tiranë 1996, f. 23)
Edhe Anastas Angjeli e shikonte Shqipërinë si njëTurqi të vogël ku ai Karagjozi grek i zgjuar do t? i mashtronte dhe tallte?turqit?, në dobi të interesave greke. Zogaj shkruan mbi qëllimet e Angjelit në këtë rast:
?Angjeli me shokë luftonin të ruanin status-quonë, kjo dukej qartë. Por që të na bënin edhe për budallenj, kjo m? u duk shumë. Ne tashmë e dinim se, sipas ligjit, rezerva e sigurisë për çdo firmë ishte sa mesatarja e qarkullimit mujor një vit më parë. Ne e dinim, gjithashtu, se depozita për rezerva kishte vetëm shteti që i kishte dhënë dhe vazhdonte t? i jepte me qira. Pra, për shoqëritë që kishin operuar edhe më parë në tregun e karburanteve do të procedohej duke i ballafaquar rast pas rasti me kërkesat e ligjit. Ndërsa për operatorët që tentonin të hynin për herë të parë në këtë treg, do të merreshin në konsideratë kriteret e reja të licencimit dhe mundësitë e shtetit për t? u dhënë me qira kapacitete depozituese, siç kishte bërë me firmat greke dhe shqiptaro-greke në Durrës dhe në ndonjë qytet tjetër. E pyeta Angjelin: Si u sigurokan rezervat e luftës nga tri-katër firma më mirë se nga dhjetë-dymbëdhjetë të tilla që mund të futen në treg me vendimin e ri? Ç? logjikë është kjo??. (Preç Zogaj, ?Paradhoma e një presidenti?, Shtëpia botuese ?Ora?, Tiranë 2001, f. 297)
Kjo ishte logjika e Karagjozit grek për të cilin flet Melina Mërkuri. Zogaj në të njëjtinlibër me kujtime shkruan për shkakun e shkarkimit të tij nga posti qeveritar që mbante, pas përplasjes së tij me Angjelin: ?Shkaku i vërtetë, i vërteti fare,qëndronte në tankerët e shoqërive greke të naftës që po nguleshin si polipët në portin e Durrësit për të fishkur e fshirë dalëngadalë shansin dhe ëndrrën e portit më të madh në Ballkan, portë dhe deltë e korridorit të tetë. Por jo vetëm kaq. Shkaku i vërtetë qëndronte në minimin politik dhe jo vetëm politiktë këtij korridori të shpresës në tokën shqiptare si dhe në tërësinë e masave,vendimeve dhe politikave që do të çonin në zvetënimin e shanseve për një Shqipëri të sigurt, normale, të zhvilluar?. (Preç Zogaj, ?Paradhoma e një presidenti?, Shtëpia botuese ?Ora?, Tiranë 2001, f. 303)
Angjeli ishte një nga ministrat që punonte më së shumti kundër ndërtimit të Korridorit VIII, të cilin Greqia donte ta dublonteme Korridorin Selanik-Igumenicë, të cilin ia arriti që ta ndërtonte me financimtë Bashkimit Europian, por pa dobi se Igumenica nuk është një port i përshtatshëm për trafik të madh mallrash dhe se ky korridor nuk të nxjerr veçse në Detin Egje dhe prej andej e deri në Detin e Zi ka përsëri një rrugë të gjatë tokësore dhe detare. Por këto janë deliret e Karagjozëve të mëdhenj në Athinë,padronëve të Angjelit. Përplasja mes Angjelit nga njëra anë dhe Preç Zogajt e Zef Preçit në anën tjetër, përfundoi me shkarkimin nga postet qeveritare të këtyre dy të fundit. Preç Zogaj shkruan mbi këtë gjë në kujtimet e veta:
?Të nesërmen e ndjeva për detyrë t? u transmetojnjë mesazh shumicës parlamentare të Partisë Socialiste. Mesazhi ishte: ministri i parë që duhet shkarkuar është Anastas Angjeli dhe vetëm një parti regresive mban në qeverinë e vet ministra që shkatërrojnë dhe injorojnë me dashje politikat e zhvillimit të vendit. Ajo shumicë amorfe, e hallakatur, e kacavarur dhe e ngulur në lloj-lloj interesash kryesisht vetjake, e kishte humbur me kohë vetëdijen e sovranitetit dhe ishte kompakte vetëm për të ngritur kartona jesmenësh. E ruaj ende në kujtesë flakërimën e kuqe të kartonave kur u votua shkarkimi, pa asnjë shpjegim, i dy ministrave josocialistë, katolikë, veriorë, shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë nesër!?. (Preç Zogaj, ?Paradhoma e një presidenti?, Shtëpia botuese ?Ora?, Tiranë 2001, f. 304)
Angjeli kishte treguar fuqinë e vet në qeveri duke arritur që të largonte nga qeveria dy ministra, të cilët nuk arritën që të bëjnë as njëqind ditë në karriget e tyre! Ky ishte momenti kur u konfirmua miti i fuqisë së Angjelit në qeveri, që deri më atëherë qarkullonte vetëm si legjendë e politikës.
Bëmat e Angjelit si ministër janë të të gjitha ngjyrave, si të thuash. Angjeli nuk mungonte që ta mashtronte trashë edhe Kryeministrin Meta, për kokën e të cilit ai betohej. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, Angjeli i tha Kryeministrit Meta se dot? i rregullonte një takim me Presidentin Bush gjatë vizitës që do të bënin në SHBA. Kryeministri Meta kishte rregulluar një takim me Nënpresidentin Richard Cheney, në zyrën e këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë. Naçi kishte dhënë fjalën që me ndikimin e lobit greko-amerikan do të bënte që Bushi të hynte në zyrën e z. Cheney që të mund të siguronin atë që amerikanët e quajnë photo opportunity. Z. Bush hyri vërtet në zyrën e Vicepresidentit dhe iu bashkua për pak minuta bisedës së tyre. Meta i dërgoi pa vonesë fotografitë në Tiranë ku ato u paraqitën në faqet e para të gazetave dhe në edicionet e lajmeve nëpër televizione, si takim kokë më kokë i Kryeministrit Meta me Bushin dhe Cheney-in, pa pjesëmarrjen e askujt tjetër. Por një ditë më pas gazetat dhe televizionet publikuan edhe fotot ku tregohej Angjeli si pjesëmarrës në takim. Këto foto ua kishte dhënë gazetave dhe televizioneve vetë Angjeli. Meta u tërbua se kështu u zhvlerësua publiciteti që bëri ai, prandaj e shau dhe nuk i la gjë pa thënë Angjelit, por Naçi nuk donte t? ia dinte.
Bëmat e Angjelit si ministër tij janë edhe të videoregjistruara se Angjeli kishte si shef të kabinetit Dritan Priftin, i cili më pas doli të kishte si pasion videoregjistrimin e fshehtë të eprorëve të tij. Është e çuditshme që askush nuk u kujtua që ta intervistonte Angjelin kur dolën videoregjistrimet e Dritan Priftit. E vërteta është se Dritan Prifti e nisi këtë punë me Anastas Angjelin por ky i fundit iu nënshtrua shantazhit dhe e la të bënte si të donte një periudhë, pastaj ia arriti që ta largonte duke e bindur kryeministrin Meta se Dritan Prifti ishte një djalë i mençur që meritonte të bënte karrierë të madhe politike dhe shtetërore. Kështu që Meta e mori Priftin dhuratë nga Angjeli, pa e kuptuar se e shpëtoi Angjelin nga një problem i madh.
Angjeli ishte bërë gaztori i Kryeministrit Meta. Një natë, kur Meta rrinte në restorantin e?Rognerit?, ku po darkonte me disa botues gazetash, Ylli Rakipi pati idenë qëtë talleshin me Angjelin. Ideja e Ylli Rakipit ishte që të secili botues i pranishëm të jepte urdhër që të përgatisnin faqe të para të rreme të gazetës së tij, të tilla që të ishin thjesht printime bardhë e zi në printer, të një faqeje të parë të gazetës, që supozohej të dilte në qarkullim të nesërmen. Në secilën faqe të parë gazete titulli i madh do të ishte kundër Angjelit, në këtë mënyrë: ?Anastas Angjeli ministri më i korruptuar historinë e shtetit shqiptar?, ?Lakmia e ministrit Angjeli po varros qeverinë?, ?Të gjitha aferat e pista të ministrit Angjeli?. Botuesit vunë bast me Kryeministrin Meta se do ta bënin Angjelin të vinte ?në çorape? nga shtëpia. Kryeministri i telefonoi Angjelit dhe i tha se kishte marrë vesh që titujt e nesërm të disa gazetave kryesore do të qenë kundër tij, dhe se kjo gjë do të dëmtonte qeverinë. Angjeli erdhi në ?Rogner? dhe atje ia treguan gazetat me radhë. Angjeli u tregua i gatshëm që të paguante që faqet e para të gazetave të ndryshonin. Botuesit shtireshin sikur sapo kishin mësuar se kishte nisur procesi i shtypjes së gazetave në shtypshkronjë dhe se tani gjërat nuk mund të ktheheshin mbrapsht pasi duhej paguar shtypshkronja. Por për Angjelin ky nuk ishte problem. Ai i pagoi të gjitha shpenzimet, mjaft që të digjeshin kopjet e prodhuara me titujt kundër tij. Me siguri që edhe sot e kësaj dite Angjeli mendon se kopjet e gazetave qenë prodhuar.
Historitë seksuale të Angjelit si politikan dhe shtetar, përbëjnë një tjetër dosje humoristike dhe do të meritonin të kishin pasuruar çdo antologji të bëmave të këtij lloji të politikanëve shqiptarë, nëse do të ishte shkruar një e tillë. Veçanërisht e jashtëzakonshme është historia e Angjelit me sekretaren e një botuesi të njohur të kohës kur ai ishte ministër iFinancave. Ky botuesi na kishte dhe një fondacion, ku na mbante edhe një sekretare që ishte një femër shumë e bukur. Ndodhi që njëherë Angjeli të shkonte në zyrat e botuesit në fjalë i shoqëruar nga dy botues të tjerë, njëri nga të cilët ishte edhe deputet. Angjelin në fakt e dërguan atje qëllimisht qëllimisht, duke vënë bast nëse do të çmendej ose jo ai nga dashuria ndaj femrës në fjalë. Dy nga botuesit qenë të mendimit se Angjeli do të dashurohej marrëzisht që në momentin e parë ndaj femrës në fjalë dhe do ta tregonte këtë ndjenjë me sjellje të papërmbajtur. Botuesi i tretë ishte i mendimit që t? i spiunonte të dy kolegët tek Angjeli. Prandaj, në fillim të operacionit botuesine tretë (Koço Kokëdhimën) e mbyllën me çelës në banjë. Angjeli sa e pa femrën në fjalë u çmend krejt dhe gjatë bisedës me të nxorri nga xhepat dhe ia vuri para mbi tryezë trembëdhjetë-katërmbëdhjetë lloje parash (atëherë nuk kishtedalë ende euro kështu që kishte shumë monedha europiane), në sasi të ndryshme që nga dollari tek markat gjermane, nga paundi britanik tek franga zvicerane,nga dhrahmia greke tek guldeni hollandez, nga peseta spanjolle tek fiorinta hungareze, duke e mahnitur krejt vajzën. E në ndërkohë Angjeli e kishte humbur fillin në kodrat e seksit, nëse do të shprehem kështu i frymëzuar nga emri i njërës prej të dashurave të tij, e cila bëri karrierë falë përkushtimit të Angjelit dhe që është ende në zyrat e shtetit.
Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001 Angjeli kandidoi për PS-në në zonën 33 në Tiranë (pjesa e Kodrës së Priftit), ku kishte si rival nga koalicioni PD-PR dhe i partive të tjera, Robert Çekun. Angjelit iandërlikoi llogaritë elektorale edhe Preç Zogaj, i cili pas konfliktit që patime Angjelin në qeveri, dy vjet më parë, kandidoi si i pavarur në zonënzgjedhore të Angjelit, kundër dëshirës së partisë së tij, Aleanca Demokratike,vetëm për t? i prishur punë Angjelit. Me bëmat e tij në zonën zgjedhore 33,Angjeli e furnizoi Berishën me një nga argumentet më të rëndësishme, përveç skemës së ?Dushkut? se zgjedhjet qenë manipuluar në shumë zona zgjedhore.
E thënë shkurt, Angjeli falsifikoi procesverbalin përfundimtar të Komisionit Zgjedhor Zonal për t? u shpallur vetë fitues që në turin e parë, në mënyrë që të tregonte se si ministër i rëndësishëm i qeverisë, ai fitonte që në turine parë, dhe kështu e meritonte që të ruante portofolin ministror edhe në qeverinë që do të krijohej pas zgjedhjeve. Por mashtrimi ishte shumë i trashë, ankesat e opozitës tek ndërkombëtarët shumë ngulmuese për këtë rast, kështu që KQZ mori vendim që në zonën 33 kandidati i PS-së dhe ai i PD-së dhe aleatëve të saj të kalonin në balotazh. Me këtë KQZ praktikisht e shpalli Angjelin si manipulues të zgjedhjeve në zonën 33 dhe pohoi gjithashtu akuzat e opozitës për falsifikimin e procesverbalit të përgjithshëm zonal. Pas kësaj çështja nukishte më elektorale por penale, dhe me të duhet të merrej Prokuroria, madje ajo e Përgjithshme, për shkak të rëndësisë së çështjes, por nuk ndodhi kështu. Zogaj, kandidat në zonën zgjedhore 33 dhe sot aleat i PS-së, shkruan në një libër të tij me kujtime, për këtë ndodhi:
?Procesverbali përmbledhës u plotësua brenda një furgoni policie, përballë selisë së KQZ-së. Kryetari i Komisionit firmosi kundrejt një premtimi, shpërblimi, kërcënimi-kush djalli e merrte vesh. Të nesërmen do t? ja mbathte jashtë Shqipërisë?. (Preç Zogaj, ?Nga hiri?, Shtëpia botuese ?Dita 2000?, Tiranë 2003, f. 187)
Angjeli fitoi në turin e dytë të zgjedhjeve dhe e ruajti postin e tij si ministër i Financave në qeverinë e PS-së të krijuar pas zgjedhjeve.
Për kryeministrin Meta,të cilin e priste një luftë e hapur me kryetar e PS-së, Nano, pas zgjedhjeve të vitit 2001, Angjeli ishte një anëtar krejt i veçantë i qeverisë së tij. Tek Angjeli i kishte varur kryeministri Meta shpresat se lobi greko-amerikan nuk do ta mbështeste Nanon kundër tij. Dhe Angjeli i jepte sigurime, ashtu siç dinte të gënjente ai. Jo se Angjeli e dëshironte rënien e qeverisë, por ai e kuptonte se lobi greko-amerikan, dhe posaçërisht Teneti i plotfuqishëm, drejtori i përgjithshëm i CIA-s, mbështesnin Nanon. Është interesante se përveç duelit Meta-Nano, në vjeshtën e vitit 2001, kur nisi lëvizja për Katarsis, u zhvillua dhe një duel Nano-Angjeli. Lufta Angjeli-Nano në atë kohë ishte përplasja mes dy skenarëve grekë për kontrollin e Shqipërisë, atij me kryeministër musliman të rrethuar me ministra të krishterë ortodoksë dhe posaçërisht minoritarë grekë në postet kyçe dhe atij për një kryeministër të krishterë ortodoks. Fitoi linja e dytë.
-Ne i kishim punët në rregull, por çfarë të bësh,na ndodhi 11 shtatori. Edhe Bin Ladeni shkoi dhe e ndihmoi atë Qorrin e mallkuar!- Ankohej më pas Angjeli duke aluduar se për shkak të ndryshimit të frymës globale që sollën atentatet e 11 shtatorit, lobi greko-amerikan përfitoi për të influencuar politikën amerikane ndaj Shqipërisë, dhe mbështetja që derimë atëherë i qe dhënë një kryeministri musliman, do t? i jepej tani e tutje një pretendenti për kryeministër që ishte i krishterë ortodoks.
-I kisha rregulluar punët, – thoshte më pas Angjeli në monologjet e veta në tryezat e ngushta të qeveritarëve të rrëzuar,- Gejxhi më rregulloi një drekë me Xhorxh Tenetin kur isha në Amerikë. Ne e mbështesim sinqerisht këtë qeveri më tha. Pastaj ndodhi 11 shtatori dhe u përmbys gjithçka. Ne nuk na rrëzoi Qorri, kot mburret ai, Ai që na rrëzoi ishte Bin Ladeni.
Me këtë Angjeli kërkonte të lante duart me përgjegjësinë që kishte marrë për të mbrojtur qeverinë nga goditjet e lobit greko-amerikan. Gjatë Lëvizjes për Katarsis, në vjeshtën e vitit 2001, Fatos Nano, duke e ditur se Angjeli qe njeriu-kyç në qeveri që mund të ngatërronte letrat e pokerit të tij politik në Athinë dhe në sallonet e lobit greko-amerikan, e përqëndroi goditjen e tij tekAngjeli, pas kryeministrit Meta. Nano e ironizonte Angjelin si ?profesor-ministër Angjeli?, si ?Naçi? në treshen e ministrave të shigjetuar prej tij ?Muçi-Naçi-Baçi?. Në mbledhjen e famshme të KPD në dhjetor 2001 shkëmbimi më pikant i replikave ishte padyshimai mes Nanos dhe Angjelit, që prej sharjes nga nëna dhe deri tek dosja e vjedhjes së thesarit. Dialogu mes të dyve mori nuanca fëminore kur Nano, në kohën që Angjeli la podiumin pasiqë kishte mbajtur fjalimin e tij, i tha duke zgjatur zërin me ton përkëdhelës dhe ironik njëherësh: ?Naçiiii!? Kësaj Angjeliiu përgjigj duke thënë me të njëjtin ton: ?Tosiiii!? Angjeli, duke folur nga podiumi i mbledhjes së KPD, në një transmetim televiziv live, tundi mbi kokën e tij një dosje duke thënë:
-Ja, kjo është dosja e vjedhjes së thesarit!
Angjeli e kishte fjalën për skandalin e vjedhjes së thesarit të shtetit që ishte zbuluar një vit më parë. Angjeli aludonte se thesarin e kishte vjedhur Nano që më parë. Ligji dhe logjika e kërkonte që ministrin Angjeli të nesërmen ta thërrisnin në Prokurorinë e Përgjithshme për të dorëzuar dosjen që tundi publikisht para kamerave televizive. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Dosja është ende në sirtarët e Angjelit, ndoshta në ato të universitetit të tij privat. Në një përpjekje të fundit për të arritur një kompromis me Nanon, kryeministri Meta bindi treshen e ministrave të përfolur veçanërisht nga Nano, që të jepte dorëheqjen.Kështu përfundoi dhe karriera e Angjelit si ministër i Financave. Por, siç tha Angjeli me të drejtë para se të jepte dorëheqjen, Qorri (Nano) synonte rrëzimine qeverisë dhe jo thjesht largimin e tij nga qeveria, çka doli të ishte e vërtetë. Qeveria e ndoqi pas Angjelin disa javë më pas.
Angjeli ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të pajtimit dhe të marrëveshjes Nano-Meta që u bë në pranverën e vitit 2002, se e kuptonte që në qeverinë e përbashkët që do të krijonin ata nuk do të kishte vend për të. Të dy liderët qenë të zhgënjyer nga Angjeli. Pas pajtimit Nano-Meta, Nikolas Gejxh u tha Nanos dhe Angjelit se tani kishte ardhur koha që të pajtoheshin dhe ata të dy.
-Unë do të habitesha po të mos e shihja profesorAngjelin në qeverinë tënde që do të krijohet së shpejti.- I tha Gejxh Nanos.
-Kam frikë se mos e dëmtojnë Naçin në punën e tij shkencore duke e ngarkuar me detyra qeveritare,- tha Nano,- megjithatë meqënëse thua ti, ashtu qoftë.
Por, kur u krijua krijua Qeveria ?Nano? në verën evitit 2002, ku Meta ishte zëvendëskryeministërdhe ministër i Punëve të Jashtme, Angjeli nuk ishte një ndër anëtarët e qeverisë. Nano, i cili dinte që të manovronte me mjeshtëri midis Athinës zyrtare dhe lobit greko-amerikan, i tha Athinës se do të ishte në të mirë të qeverisë së tij, që Angjeli të mos ishte në qeveri, pasiqë kështu ajo do tëdukej si shumë progreke, për shkak të bëmave të Naçit.
-Si me Naçin, si pa Naçin qeveria ime do t? i bjerëbuzukut, puna do të bëhet.- Tha Nano.
Me t? u krijuar qeveria ?Nano? ku Angjeli mungonte,ai thirri një nga sejmenët e tij dhe e urdhëroi që brenda tre muajve të hapte një gazetë ku ta bënte copë Qorrin (Nanon) dhe qeverinë e tij.
-Mos çaj kokë për para, se të jap unë. E di se kudo ta vendosim gazetën? Dhjetë metra larg zyrave të parlamentit, përballë selisë të qeverisë, të çmendet Qorri! Dokumente të jap unë sa të duash. Ta luftoni Qorrin si vasalin e Greqisë. Si mund ta durojë ky popull këtë horr për kryeministër!- I tha Angjeli të përzgjedhurit të tij për armë mediatike. Aq shumë ishte tërbuar Angjeli që kishte mbetur jashtë qeverisë, sa as Greqinë nuk kursente. Gazeta doli, dhe gjithsesi meriton si epitaf (se tashmë ka vdekur praktikisht) thënien: ?Disa punë të mira bëhen dhe me njerëz të këqinj?.
-Po ç? tu deshedhe një gazetë tjetër kundër Qorrit more Naçi, -I thoshte Fahri Balliut, -psetë shpërndahen fondet kot, kur mund të përqëndrohen në një vend, me efikasitet më të lartë? Ja ku ishte gazeta ime. Ka armë më të fortë kundër Qorrit se gazeta ime?
-Fahri, duhet rritur numri i grykave të zjarrit kundër Qorrit,- thoshte Angjeli,- janë ca gjëra që ti nuk i thua. Pse nuk e kritikove ambasadorin amerikan që e shoqëroi Gejxhin në zyrën e Qorrit dhe të Doktorit?
-Të kam thënë shef, se Amerikën nuk e shaj unë, qënë fillim ta kam thënë këtë gjë. Po ta shaj Amerikën nuk më pranon më në zyrë Doktori dhe nëse ndodh kjo as ti nuk do të ma hapësh telefonin pastaj.- I përgjigjej Fahri Balliu.
-E mirë, e di, ma ke thënë, por tani ka ardhur koha që të thuhen disa gjëra, se ata po e mbajnë Qorrin. Nuk luftohet Qorri vetëm duke sharë Xhoin.- Thoshte Angjeli.- Prandaj na duhet dhe një gazetë që thotë ato gjëra që nuk i thua dot ti.
-Mirë shef, ti e di, por ai njeriu që ke gjetur ti për të bërë gazetën ka borxhe.- Tha Fahri Balliu.
-Të dy keni borxhe o Fahri, tek unë i keni, apo harrove.- I tha Angjeli urtë e butë.
Fahriu nuk u ndje, por u kënaq se kur Angjeli u bë ministër, ai e braktisi në fatin e vet gazetën që krijoi për të luftuar kundër Nanos, ndërsa Fahriut vazhdoi që t? ia paguante shumën mujore prej 30 mijë dollarësh. Kur Nicolas Gage (Gejxh), një nga lobistët kryesorë grekë në SHBA,erdhi erdhi në Tiranë në fund të vitit 2002, në atë që ka qenë vizita e tij më e bujshme, me ç? rast ai vizitoi edhe zyrën e Nanos e të Berishës, Gage u përpoq që të arrinte edhe pajtimin Nano-Angjeli.
-Tani të gjithë janë pajtuar siç e shikon,- i tha Gejxhi Angjelit,- Nano me Berishën janë pajtuar, Nano me Metën janë pajtuar. Vetëm ti me Nanon keni mbetur pa u pajtuar. Kjo nuk na duket gjë e mirë.
-Me kë të pajtohem unë, me atë? Ai ka 12 vjet që më lufton dhe tallet me mua,- kërceu Angjeli dhe shtoi: A nuk e pe që më la jashtë qeverisë megjithëse më dha fjalën në praninë tënde. Që në 1990 kur u bëra këshilltar i kryeministrit ka nisur të tallet me mua. Në qeverinë e parë që krijoi në 1991, nuk më bëri ministër, ndonëse ia sugjeroi miqësisht Adil Çarçani, Edhe tani as që më ftoi në qeveri. More qoftë edhe si ministër të Punës dhe Çështjeve Sociale, sa për të thënë se më ofroi një portofol ministror, siç bëri në 1998. Ua them unë, ai do ta shesë Shqipërinë tek turqit. (vijon)
Ketu mund te lexoni pjesen e pare:
Një biografi e Anastas Angjelit/ Nga Kastriot MYFTARAJ (pjesa e parë)
Më 17 gusht 1386, Karl Topia, princi i Mbretërisë së Shqipër...
Pakoja ligjore për reformën në drejtësi, e miratuar, jo thje...
Një nga pyetjet që njeriu, nga shekujt e kaluar dhe ende sot...
Lumi Neman, qershor 1807. Në lumin që ndodhet në kufirin e R...
Kasey Simmons i pëlqen ti bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por ,...
Sipas një raporti të ndërmjetëm financiar të bërë publik nga...
Policia e Lezhës ka asgjesuar 2000 bimë narkotike Cannabis S...
Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan m...
Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori....
Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, K...
Shërbimi tradicional postar është një nga “viktimat” e tekno...
Turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ...
Tirana renditet si një nga 3 kryeqytetet europiane me cilësi...
Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotm...
Kreu veprime të turpshme me një 7 vjecare, arrestohet 40 vje...
Tentoi të shmangë arrestimin, por vetëvritet aksidentalisht....
Një grua e zemëruar ka therur me thikë bashkëshortin e vet m...
Disa qytete të mëdha të botës janë duke u shndërruar në vend...
Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet është dre...
Nëse mendoni se ta kaloni natën në një tendë nuk do të jetë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...