Autostrada që bashkon Isa Mustafën, Ramën e Vucicin
Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, K...
Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori. Prandaj atje shkojnë më pak turistë. Marcel Fürstenau i kaloi megjithatë atje pushimet dhe i admiron njerëzit për qetësinë e tyre.
Pushime verore në Francë? Që pas atentateve në Paris në nëntorin e kaluar shumë vetë e kishin të vështirë ta përfytyronin këtë. Dhe ai që ende dyshonte, e largonte mendimin për pushime në Francë pas masakrës së përgjakshme në Niza. Parisi dhe Niza janë objektivat më të preferuar të vizitorëve të huaj në Francë. Sivjet unë isha në Bretagne. Pushimet nisën në fund të korrikut. Pa mbërritur mirë, u bë i ditur lajmi tjetër i tmerrshëm: terroristët islamikë vranë kafshërisht në një kishë në afërsi të Rouenit një prift. “Terrori mbërriti tani edhe në fshat”, ishte mendimi i parë që më kaloi në mendje. E pikërisht edhe në Rouen në Normandi, ku kalova pushimet më 2012. Natyrisht që fola për këtë me miqtë e mi francezë, që takova në Cote d’Armor.
Ndjesia e sigurisë përcillet edhe pa shumë zhurmë
Por në radhë të parë folëm për shkaqet e terrorit dhe si mund të mënjanohen ato. Jo për gjendjen e jashtëzakonshme që u shpall në Francë pas atentatit të nëntorit ose për gardën nacionale, e cila do të përbëhet prej 84.000 rezervistësh. Mënyra e reflektuar, e pashqetësuar si trajtohej kërcënimi që afrohet më pëlqeu gjithnjë e më shumë.
Kjo qetësi dhe ky shpengim ishte qetësues, gati ngjitës. Që në fillim të udhëtimit e pata këtë ndiesi, kur kalova një natë në Chartres. Mbrëmjen e kalova në një shesh të madh, ku qindra vetë dëgjonin një koncert live dhe kërcenin. Midis njerëzve kishte edhe disa xhandarë, por asnjë gjurmë kujdesi të tepruar. Atentatorët vetëvrasës nuk frikësohen gjithsesi nga asgjë dhe askush. Një objektiv tjetër që ia vlente për terroristët do të kishte qenë tregu i bukur të nesërmen në mëngjes. Dhe sërish e njëjta pamje: vetëm vizitorë të shpenguar dhe disa xhandarë me uniforma verore.
Të mësosh si arti i Savoir Vivre!
Natyrisht që për mua është e qartë se në Francë ka edhe pamje të tjera, ato me ushtarë të armatosur rëndë në stacionet e mëdha të trenit dhe në aeroporte. Ata janë të nevojshëm për të shtuar ndienjën e sigurisë dhe për të reaguar shpejt në rast rreziku. Megjithatë unë shpresoj që në udhëtimet e mia të ardhshme në Francë të mos i shoh ata edhe përtej metropoleve. Në një rast të tillë vizita e katedrales me famë botërore të Reimsit, ku u ndala në kthim, nuk do të ishte më kënaqësi.
Atij që viziton godinën e mrekullueshme të stilit gotik vetëm pasi i hyn i thonë pa rënë shumë në sy që ta vizitojë katedralen pa çantë shpine. Vetëm nga kjo më erdhi në mendje sërish mendimi për rrezikun terrorist – për një moment të shkurtër. Në javët e pushimeve që kam lënë pas vetes kisha menduar vetëm rrallë për këtë. Kjo në një kohë kur në Francë kam qenë vazhdimisht në festa tipike në qiell të hapur, që mbahen në vende të vogla gjithë verën. Savoir vivre! Unë pata vërtet ndiesinë se i kuptoja francezët, se po jetoja. Merci beaucoup!
Drejt Nicës!
Më qetësoi e edhe më gëzoi që zbulove në raportimin për terrorin tone të matura. Kështu në gazetën rajonale me tirazh të madh “Ouest-France” lexova një intervistë për përdorimin e 1200 kamerave të përgjimit në rrugët dhe sheshet e Nicës. Ato nuk ndihmuan fare. Eksperti i sigurisë i pyetur nuk qe fare i çuditur. Kamerat tha ai kanë vetëm funksion simbolik, për të dërguar mesazhin: “Ne po interesohemi për ju, mos kini frikë!” Unë e kam prenotuar që tani udhëtimin tim të ardhshëm në Niza. Do të shkoj atje në mes të tetorit. Në bagazh do të kem qetësinë, të cilën e përjetova kudo në Francë. /dw/
Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, K...
Shërbimi tradicional postar është një nga “viktimat” e tekno...
Turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ...
Tirana renditet si një nga 3 kryeqytetet europiane me cilësi...
Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotm...
Kreu veprime të turpshme me një 7 vjecare, arrestohet 40 vje...
Tentoi të shmangë arrestimin, por vetëvritet aksidentalisht....
Një grua e zemëruar ka therur me thikë bashkëshortin e vet m...
Disa qytete të mëdha të botës janë duke u shndërruar në vend...
Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet është dre...
Nëse mendoni se ta kaloni natën në një tendë nuk do të jetë ...
Kandidati socialist për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, u ...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar pushimet në jug të vendi...
Kur ju bëni not në një liqen, det, a oqean, mendoni se ju e ...
Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me refugja...
Deputeti Socialist Eduart Ndocaj në një intervistë televiziv...
Këto janë disa foto mahnitëse të kulturave indigjene. Fotot ...
Denion Mejdani në një qëndrim të tijin lidhur me deklarata t...
Zgjedhjet për bashkinë e Dibrës janë zgjedhje për t’i kthyer...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...