Lezhë, asgjesohen 2 mijë bimë kanabis
Policia e Lezhës ka asgjesuar 2000 bimë narkotike Cannabis S...
Sipas një raporti të ndërmjetëm financiar të bërë publik nga Raiffeisen Bank International (RFI) gjashtëmujori i parë i vitit 2016 ka qënë një gjashtëmujor probelamtik për bankën. Shifrat e këtij raporti janë me të vërtët të frikshme. Ky raport duke bërë si të thuash ?radiografinë? e gjendjes financiare të RFI Albania tregon që gjendja e përgjithshme e kësaj banke është e vështirë. Treguesit e saj në përgjithësi janë përkeqësuar për vitin 2016. Më konkretisht po rendisimi disa nga treguesit e përkeqësuar të kësaj banke për 2016.
Raiffeisen nga fitimet në humbje
Në 6 mujorin e parë të vitit 2015 RFI Albania doli me një fitim prej 17, 1 milion euro, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 fitimi u shndërrua në humbje duke arritur një shifër të rëndë prej 12 milion euro humbje neto. Nëse vazhdojmë të krahasojmë të njejtat përiudha vërejmë se edhe tregues të tjerë të RFI Albania janë në përkeqësim të vazhdueshëm. E ardhura neto nga interesi bankar ka rënë me 17% duke kaluar nga 36, 7 milion euro në 30,3 milion euro. Të ardhurat nga operacionet kanë rënë me 13,2% duke shkuar nga 49,9 milion euro në 43,3 milion euro. Huatë e dhëna nga banka nga 923,5 milion euro ranë në 849,5 milion euro d.m.th. me 8,1%. Depozitat në këtë bankë lëvizën nga 1 miliard e 699 milion euro në 1 miliard e 676 milion euro,një rënie kjo prej 1,4%. Normalisht është ulur edhe vlera e aseteve të bankës nga 2 miliard e 34 milion euro në 2 miliard e 7 milion euro pra me 1,3%.
Aktivitete me rritje
Banka ka pasur rritje të ardhurash nga disa prej aktiviteteve të saja, të ardhura këto të arritura kryesisht në kurriz të konsumatorit shqiptar me ndihjmën e akteve nënligjore të administratës shqiptare, të cilat në emër të gjoja luftës kundra pastrimit të parave, privilegjojnë bankat e nivelit të dytë dhe diskriminojnë konsumatorin shqiptar. Këtu mund të përmendim të ardhurën neto nga komisionet dhe pagesat për shërbimet, që ofron banka që kanë shkuar nga 5 milion euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 në 5,4 milion euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.
Me rritje është portofoli i kredive të këqia duke u rritur nga 19 në 20,7% krahasuar ndërmjet 2 gjashtëmujorëve. Me rritje fatkeqësisht janë edhe shpenzimet e përgjithshme administrative të bankës d.m.th. shpenzimet, që bën banka për të funksionuar si e tillë. Këto shpenzime janë rritur nga 20,6 milion euro në 22,6 milion euro ose 9,9%.
Të tilla shifra të bëjnë të dyshosh për keqmenaxhim të RFI-së. Nuk është problemi vetëm i shndërrimit brenda një viti të fitimeve neto në humbje neto, por edhe rritjes së kredisë së keqe (d.m.th. humbje thuajse të sigurta për të ardhmen), rritje të shpenzimeve administrative, që për lexuesin jo të specializuar mund të përkthehet si: banka harxhon më shumë për të kryer të njejtën veprimtari dhe në vend të rrisë fitimet i shndërron ato në humbje!!!. Si provë keqmenaxhimi është edhe fakti, që ndërsa banka ka shkurtuar numrin e degëve dhe agjensive bankare (nga 91 në 89) sipas parimit ?slim and better,? ka rritur numrin e të punësuarve në 1342 njerëz një rritje kjo prej 1,1%. Kjo rritje e të punësuarve në vend të rritjes së fitimeve të bankës, për shkak të punës më të shumtë e më të mirë të këtyre të punësuarve, ka cuar në shndërrimin e fitimeve neto në humbje neto.
Quo vadis Raiffeisen Bank Albania?!
Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Guvernatori Sejko natyrisht nuk mund të merren me humbjet e RFI, që përsa i përket aseteve është banka Nr. 2 e Shqipërisë, sepse janë të zënë me përgënjeshtrimet e raportit sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit për megahajdutërinë endemike në Bankën e Shqipërisë! Nga vetë RFI nuk kemi asnjë sinjal reflektimi, madje as edhe ndonjë informim të posacëm për publikun përsa i përket shndërrimit të kësaj banke nga bankë me fitim në bankë me humbje neto prej 12 milion eurosh në vetëm 6 muaj. Normalisht mund të bëjmë pyetjen e huazuar nga latinishtja: Quo vadis RFI-Ku po vete Raiffaisen Bank?! Sa të sigurta janë paratë e shqiptarëve në këtë bankë? Sa duhet t?i besojnë shqiptarët Guvernatorit Sejko pasardhësit të Fullanit, që ia vodhën bankën vartësit e vet. Shqiptarët, që u dogjën nga ?qulli? i Sudes dhe Xhaferrit a nuk duhet t?i fryjnë edhe ?kosit? të RFI-së ? Shqiptarët, që u dogjën me Fullanin (7 milion euro para të taksave të tyre) a nuk duhet t?i fryjnë edhe ?kosit? të Sejkos, që akuzohet për nja 5 milion euro para publike të humbura në favor të bankave private të nivelit të dytë, që gjithashtu dyshohet edhe për mbulim vjedhje të kohës së Fullanit në një shifër ?modeste? prej vetëm nja 20 milion eurosh parash publike?!/GJERGJ THANASI
Policia e Lezhës ka asgjesuar 2000 bimë narkotike Cannabis S...
Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan m...
Franca vuan si gati asnjë shtet tjetër evropian nga terrori....
Nisja e punimeve të autostradës që do të lidhë Shqipërinë, K...
Shërbimi tradicional postar është një nga “viktimat” e tekno...
Turizmi veror në Shqipëri nuk varet më në masë të madhe nga ...
Tirana renditet si një nga 3 kryeqytetet europiane me cilësi...
Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotm...
Kreu veprime të turpshme me një 7 vjecare, arrestohet 40 vje...
Tentoi të shmangë arrestimin, por vetëvritet aksidentalisht....
Një grua e zemëruar ka therur me thikë bashkëshortin e vet m...
Disa qytete të mëdha të botës janë duke u shndërruar në vend...
Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet është dre...
Nëse mendoni se ta kaloni natën në një tendë nuk do të jetë ...
Kandidati socialist për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, u ...
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar pushimet në jug të vendi...
Kur ju bëni not në një liqen, det, a oqean, mendoni se ju e ...
Gjashtë persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me refugja...
Deputeti Socialist Eduart Ndocaj në një intervistë televiziv...
Këto janë disa foto mahnitëse të kulturave indigjene. Fotot ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...