Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Gjergji Koja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të deklaronte para pak javësh se Qeveria teknike është një kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Deklarata e kreut të PD u bë në një moment që edhe Kryeparlamentari Ilir Meta, si drejtues i LSI-së, artikuloi mundësinë e krijimit të një qeverie teknike.
Tashmë Meta ka ndryshuar mendje, ndërsa kushti i patjetërsueshëm i PD-së ka mbetur në fuqi.
Por si mund ta realizojë PD rrëzimin e Qeverisë Rama, kur mandatet e saj në Kuvend nuk mjaftojnë edhe nëse paraqet një mocion mosbesimi?
Fillimisht PD duhet të qartësojë se çfarë mendon me qeveri teknike, pra synon që të jetë një qeveri me bazë të gjerë sikundër ato të 1991 apo 1997, apo një qeveri me teknicienë që do të kenë vetëm një mision, garantimin e zgjedhjeve.
Pasi të qartësojë këtë ide, PD mund të vërë në funksion disa nga skenarët të cilët mund të çojnë në krijimin e një Qeverie teknike.
Skenari i parë është që opozita të organizojë protestat, të cilat duhet të ketë një qëllim të qartë, duhet të jenë masive dhe paqësore. Për këtë PD duhet të ketë një aleancë vetëm me qytetarët, duke mos pranuar zgjidhje të momentit të fundit, sikundër përflitet se garancinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mund t?a japë një nga aleatët e sotshëm të Edi Ramës, qoftë duke pasur edhe postin e ministrit të Brendshëm.
Modeli i protestave të organizuara deri më tani nga opozita nuk janë të mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë Rama-Meta, çka do të thotë se pavarësisht pjesëmarrjes një tubim që zgjat jo më shumë se 60 minuta nuk mund të sjellë asnjë rezultat. Opozita e drejtuar nga PD duhet të organizohet për mbajtjen e një proteste, e cila do të përfundojë atëherë kur Kryeministri të japë dorëheqjen, pra një tubim që përveç se duhet të jetë me një pjesëmarrje të lartë, duhet që njerëzit t?a kenë të qartë që ajo do të zgjasë jo me orë por me ditë.
Ndoshta jo duke vendosur çadrat në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, sikundër veproi Edi Rama me hapjen e kutive, por duke rezistuar sa më gjatë, qoftë edhe të ulur para godinës së Qeverisë.
Për këtë duhet vendosmëri, besueshmëri dhe angazhim të opozitës se do të kujdeset për të mbarvajtur protestat dhe për të shmangur çdo provokim që mund të cënojë qëllimin e saj.
Skenari i dytë është ai i djegies të mandateve në Kuvend, për të cilën opozita duhet të bindë deputetët e saj që të ndërmarrin një veprim të tillë, deri në largimin e Qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet.
Opsioni i djegies të mandateve të deputetëve është hedhur fillimisht nga Berisha, kur në Parlament dikustohej ligji për dekriminalizimin, ndërsa më pas është përsëritur nga Basha, kur ekzistonte mundësia që deputetë të opozitës të votonin draftin e reformës në drejtësi, nëse nuk kishte konsensus.
Për këtë, PD duhet të jetë bindëse jo vetëm me deputetët e saj në Grupin Parlamentar, por edhe me partitë aleate, në mënyrë që vendimi të jetë unanim dhe mos krijohen opozita të emëruara.
Skenari i tretë, mund të jetë paralajmërimi që PD të mos bëhet pjesë e një procesi zgjedhor që mund të administrohet nga Qeveria Rama-Meta.
Për këtë PD duhet të nisë bindjen në rradhë të parë të ndërkombëtarëve se kjo Qeveri nuk garanton zgjedhje të lira dhe opozita nuk ka asnjë garanci që vota nuk do të tjetërsohet. PD duhet të jetë e prerë në qëndrimin e saj, nëse realisht shqetësimi i saj ka të bëjë me zgjedhjet e lira dhe jo të veprojë sikundër bëri me ndarjen e re territoriale apo reformën në drejtësi, kur me muaj me rradhë bojkotoi proceset dhe më pas pranoi produktin e servirur, pavarësisht disa modifikimeve që iu bënë drafteve, në rastin e reformës në drejtësi.
Argumentet se standardet zgjedhore mund të cënohen ekzistojnë, thjesht opozita duhet të tregohet bindëse, jo me ambasadorët e akredituar në Tiranë, por me kancelaritë e vendeve të BE, Brukselin dhe SHBA. PD duhet ta artikulojë qartësisht se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe deputetët e saj nuk do të marrin mandatet e deputetëve në asnjë rast, nëse procesi administrohet nga kjo qeveri.
Tashmë duhet pritur vjeshta, nëse PD dhe Basha vërtet kanë si kusht të patjetërsueshëm rrëzimin e Qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila duhet të administrojë procesin zgjedhor.
Ky moment mund të jetë një gur prove jo vetëm për vendosmërinë e opozitës, por edhe për aleatët e Ramës në Qeverisje, të cilët herë shfaqen si njerëz të konsensusit dhe herë pëlqejnë t?i trajtojnë si shpëtimtarë në situata ngërçi apo të tensionuara. /citynews/
Në vijim të takimeve me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të...
Janë mbi 3 miliardë euro para korrupsioni të përfituara nga ...
Armando Bali 17 vjeçari nga Shqipëria ka humbur jetën pas nj...
Luftë korrupsionit, në gjurmim të parave të politikanëve të ...
Sezoni i plazhit është drejt fundit, por fluksi i madh të lë...
Mjafton një frazë nganjëherë për të të zgjuar një impuls që ...
Situata në Luginë e Preshëvës duket e qetë. Nënkryetari i Ko...
Një ekspozitë me foto me temë të ushqyerit e foshnjave me gj...
Një kamikaz ka hedhur veten në erë, në një dasëm në Turqi. S...
...
Ata janë të dashuruar si kurrë më parë. Leonardo DiCaprio dh...
Që nga ky moment Angjeli nisi të fliste hapur kundër Fatos N...
Më 17 gusht 1386, Karl Topia, princi i Mbretërisë së Shqipër...
Pakoja ligjore për reformën në drejtësi, e miratuar, jo thje...
Një nga pyetjet që njeriu, nga shekujt e kaluar dhe ende sot...
Lumi Neman, qershor 1807. Në lumin që ndodhet në kufirin e R...
Kasey Simmons i pëlqen ti bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por ,...
Sipas një raporti të ndërmjetëm financiar të bërë publik nga...
Policia e Lezhës ka asgjesuar 2000 bimë narkotike Cannabis S...
Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...