web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në ashensorin e një hoteli, nuk ka të lënduar

16 Gusht 2016, 12:45, Aktualitet CNA

Zjarri i rënë në ashensorin e një hoteli ka shkaktuar vetëm dëme materiale.Seksioni për hetimin e ngjarjeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka konstatuar se  në një hotel në Shëngjin ka rënë zjarr si pasojë e një shkëndije elektrike në kullën e komandimit të ashensorit, ku janë djegur kulla e komandimit të ashensorit dhe kabllot që kalojnë nga kati i shtatë deri në të katërtin. Nuk kishte të dëmtuar në njerëz vetëm dëme materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, për ngjarje aksidentale. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga