web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali niveli i alarmit 2 për kërcënimin xhihadist nga përtej Adriatikut

13 Gusht 2016, 10:41, Aktualitet CNA

Nga Gjergj Thanasi

Që në fillim të pranverës së këtij viti zëra autoritarë italianë dhanë alarmin për rrezikun, që i vjen Italisë nga terrorizmi islamik (ISIS dhe salafizmi i tipit të ish Frontit Al-Nusra) nga vendet e Ballkanit sidomos nga tokat e banuara denbabaden nga Shqiptarët në Ballkan. Këtu mund të përmendim alarmin e dhënë në fund të shkurtit nga gjen/major Miglietta komandant i KFOR-it në Kosovë (njohës i vjetër i Shqipërisë, që në dhjetor 1991 me gradën kapiten në rradhët e Misionit ?Pelikan?) apo Senatori  Mario Mauro, ish ministër i mbrojtjes i Italisë.

Për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.brindisireport.it/cronaca/le-coste-di-Brindisi-e-Lecce-possono-diventare-la-nuova-ftontiera-della-fuga-dalla-Siria.html).

Italianët për të përballuar këtë kërcënim dërguan në Portin e Brindizit edhe ushtrinë (Regjimenti ?Trieste? me vendbazim në Foxhia-Foggia). Në Bari agjensitë ligjzbatuese italiane duke filluar nga muaji prill po ndihmohen në luftën antiterror edhe nga një kontigjent i policisë austriake dhe i policisë federale gjermane në përbërje të, të cilit ka edhe elementë me përvojë pune të ardhur nga rradhët e BFV-së gjermane.

Për më shumë konsultoni linkun:  http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/16_marzo_28/terrorismo-l-europa-blinda-bari-porto-agenti-tedeschi-austriaci-3e0b5066-f4bf-11e5-a814-eab4830c962f.shtml

Në ditët e para të gushtit Domenico de Michele, inspektor-admirali i Rojes Bregdetare italiane jep alarmin për depërtimin nëprmjet Portit të Barit të xhihadistëve të pajisur me pasaporta biometrike false shqiptare, për më shumë në linkun: http://wwwcitynews.al/2016/07/admirali-italian-jep-alarmin-per-pasaportat-shqiptare-false/1.

Tashmë këtij kori zërash alarmues i shtohet edhe komandanti i përgjithshëm i Rojes bregdetare italiane admiral (gjeneral me 4 yje) Vincenzo Melone, që ka pohuar për mediat italiane se shkalla e alarmit anti terror nëItali është  ngritur në nivelin 2 ( niveli i dytë më i lartë i rrezikut). Më së fundi italianët përvec masave antiterror në Bari e Brindizi janë kujtuar të aplikojnë masa analoge edhe në Portin e Ankonës. Udhëtarët e trageteve, që vinë nga Shqipëria e Greqia, por jo nga Kroacia, janë paralajmëruar zyrtarisht nga agjensitë detare italiane nëpërmjet një ?aps Welcome to Ancona? për shtim kontrollesh dhe rradhë më të gjata në pritje për imbarkim-disimbarkim në Portin e Ankonës. Për më shumë mund të lexoni në linkun: http://www.repubblica.it/cronaca/2016/08/11/neës/allerta_porti-145810663/?ref=HREC1-4

FBI-ja në Bari?!?!

Normalisht mund të paragjykohet se italianët duke qenë frikacakë nga natyra janë kapluar nga alarmizmi pa bazë deri në nivele gjen/majori dhe admirali. Fatkeësisht vetë FBI-ja amerikane është alarmuar nga depërtimi i xhihadistëve në Europë nëpërmjet Portit të Barit.

Një përfaqësues i FBI-së i nivelit të Special senior agent (agjent special i vjetër në detyrë) pikërishjt për këto probleme organizoi në Kuesturën e Barit, ditët e para të gushtit një takim pune me Giovanni de Stavola-n një nga specialistët më të mirë antiterror të Italisë ish shef i DIGOS-it (policisë antiterror) të Breshias.

Temë e bisedës ishte poroziteti i Portit të Barit përsa i përket depërtimit nga elementë xhihadistë të ardhur me tragete dhe anije të tjera nga portet përballë të Adriatikut dhe Jonit. Amerikanët besojnë se rrjetet e terroristëve , që kalojnë nga Bari përbëjnë rrezik edhe për territorin amerikan. Për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.antennasud.com/2016/08/09/terrorismo-internazionale-a-bari-incontro-top-secret-con-agente-fbi/

?Narcotics Airlines? shndërrohet në ?Narcotics & Terrorism Airways?

Italianët përvec kërcënimit terrorist me det po i ndruhen edhe një kërcënimi terrorist nga ajri të ardhur përsëri nga brigjet shqiptare. Tashmë për to është e provuar shndërrimi i të ashtuquajturës ?Narcotics Airlines? d.m.th. transportit të kanabisit me avionë ultra të lehtë nga Ultësira Bregdetare shqiptare për në Pulie të Italisë në një ?Narcotics & Terrorism Airways?. Është provuar, që me të tillë avionë d drejt Italisë tashmë nuk fluturojnë vetëm kuintalë me kanabis , por edhe dhjetra kile droga të Klasit A. Me të tillë avionë po shkojnë në Itali edhe armë të vogla e të lehta, municione për to si edhe eksplozivë të përdorimit ushtarak kryesisht TNT prodhim i Uzinës së Mjekësit dhe RDX (T 4 apo sic quhet ndryshe Heksogjen) i siguruar nga demontimi i muncioneve të vjetëruara të artilerisë.

Ky lloj transporti pas qershorit 2016 është agravuar duke mos synuar thjesht zbarkimin në Pulje, por dërgimin  e ?mallit? dhe të pasagjerit? në veri të Italisë duke bërë si të thuash një ?Stop over? në pista të braktisura aviacioni në Pulje për furnizim me karburant. Avionët ultra të lehtë tashmë po nisen gjithnjë e më pak nga lokacione në Ultësirën Perëndimore shqiptare si Pineporo, Divjaka, Berdica etj.  Ata po ngrihen në fluturim në zonën Mezhgoran-Këlcyrë, megjithë vështirësitë e fluturimit në këtë zonë për avionët ultra të lehtë. Pikërisht nga kjo zonë po mbërrinë me avionë në Itali jo vetëm sasi të mëdha kanabisi por edhe armë, municione, droga të rënda e në raste të rralla edhe ?pasagjerë? VIP.

Këta të fundit kanë shkaktuar shqetësim maksimal në agjensitë ligjzbatuese italaine, sepse janë të gatshëm të paguajnë bileta ? 5-6 mijë euroshe për të shkuar në Itali. Faktikisht kriminaliteti shqiptar u ofron refugjatëve sirianë dhe jo vetëm mundësi pa fund për të udhëtuar drejt Italisë dhe më tej në zemër të Europës. Përmendim këtu  transportin me anije tregtare (nga Durrësi e Vlora por edhe nga Shëngjini), me gomone, me kaike (motoveljerë) kryesisht me ekujpazhe gjeorgjane apo edhe me peshkarexha shqiptare, pa folur për rrugën tokësore për në Mal të Zi e më tej.

Me të drejtë italianët arësyetojnë se cilët janë këta ?sirianë? që e paguajnë sa frëngu pulën një udhëtim në Itali, kur kanë edhe mundësi më ekonomike?! Pikërisht ky fakt dhe ky arsyetim ka shkaktuar rritje të vigjilencës (air policing) në aeroportet ushtarake nga Galatina në Gioie Dell Colle, pa folur për dispozitivin ligjzbatues italian në terren. Synohet interceptimi i këtyre avionëve ultra të lehtë që në ajër apo edhe, kur ulen për zbarkim ose furnizim me karburant për etapën e dytë të fluturimit për në Italinë e veriut.

Tashmë italianët duke pasur përvojën e hidhur të mëparshme  me policiën dhe ushtrinë shqiptare kanë vendosur, që në rast interceptimi të avionëve të tillë të mos i kthejnë ata mbrapsht për në Shqipëri, por t?i detyrojnë të ulen në Itali.

Deri tani operacioni antiterror italian ka dështuar me sukses të plotë. Pas më shumë se 10 ditë kontrollesh i janë kapur vetëm 100 fishekë model ? RC 40 Special Semi Magnum? një emigranti  shqiptar, para se ai të imbarkohej në tragetin e e kompanisë ?Adria Ferries? në Portin e Barit. Me siguri mund të thuhet se deri tani kriminaliteti, zyrtarët dhe politikanët shqiptarë ua kanë hedhur autoriteteve ligjzbatuese italiane përsa i përket infiltrimeve të ?refugjatëve sirianë? në territorin Italian, ndonëse u janë kapur pak ngarkesa, që variojnë nga disa kuintalë në disa tonelata kanabis. Gushti është muaj i gjatë me 31 ditë kështu që beteja kundra ?eksportimit? të kriminalitetit dhe terroristëve nga Shqipëriaa drejt brigjeve italiane vazhdon. /citynews/





Lajmet e fundit nga