Arrestohet 28 vjeçari, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje
Policia e Korçës arrestoi një 28 vjeçar me akuzën e plagosje...
Nëse tregoi ndonjë gjë dështimi i grushtit ushtarak të shetit të korrikut në Turqi, ai tregoi se tashmë Erdogan ka rritur të bëjë një shndërrim të tillë strukturor në shoqërinë turke, duke i bërë dominues islamistët politikë në vend të laikëve, establishmentit të krijuar dikur nga Ataturku. Për këtë arsye, problemi i Perëndimit (SHBA dhe Bashkimit Europian) me Turqinë tashmë nuk është një problem individual, që ka të bëjë me një person Erdoganin, por një problem strukturor, që ka të bëjë me natyrën e re të shoqërisë turke. Në 14 vitet e partisë së Erdoganit në pushtet, në shoqërinë turke është krijuar një realitet i ri, ashtu që bazën e fuqisë së vendit, në çdo aspekt e ka tashmë ajo pjesë e popullsisë që iu bindet verbërisht 85 mijë xhamive të vendit.
Prandaj edhe pasi të largohet Erdogani nga pushteti, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë shpejt, ai do të zëvendësohet nga një tjetër i ngjashëm me të. Turqia këtej e tutje do të sundohet nga regjime islamike, ose do të jetë në kaos. Ky realitet politik do të përmbysë shumë raporte të këtij vendi me Perëndimin, me SHBA, Europën, NATO-n që sot merren ende si të mirëqenë.
Gazjellësi TAP, i cili kalon përgjatë gjithë gjatësisë së territorit të Turqisë, nga lindja në perëndim, nisi të ndërtohet duke llogaritur një Turqi miqësore me Perëndimin. Ky gazjellës nisi të ndërtohet për të shmangur varësinë e Europës nga gazsjellësit rusë. Si i tillë TAP ishte një interes strategjik i Perëndimit. Tashmë, me realitetin e ri gjeopolitik të krijuar në Turqi, TAP krijon një varësi të Europës nga një Turqi armiqësore. Nuk do të ishte aspak një fantazi gjeopolitike të thuhej se Turqia do të kordinojë me Rusinë politikën e saj sa i përket Europës për të cilën nuk ka më iluzione.
Edhe pa ndryshimin e madh të raportit të Turqisë me Perëndimin, TAP kishte probleme të mëdha, sepse TAP (Transadriatic Pipeline) është në varësi të TANAP (Trans Anatolian Gas Pipeline), një gazësjellës me gjatësi 2000 km, që duke nisur nga Azerbajxhani përshkon Gjeorgjinë Turqinë për të arritur në kufirin turko-grek. Ndërtimi i TANAP duhet të përfundojë në 2018, me një kapacitet bartës prej 16 miliard metra kub. Nga këto, 6 milard metra kub i kërkon Turqia për nevojat e veta. 10 miliard metra kub supozohet të shkojnë për TAP. Por një sasi e tillë nuk është e mjaftueshme që TAP të jetë rentabël për investitorët. Sipas llogarive duhet që prurjet në TAP të jenë 20 miliard metra kub gaz që projekti të jetë rentabël, në mënyrën që është parashikuar pra që një përqindje e madhe e sasisë së gazit të bartur, përveç atij që do të ndalet për nevojat e Greqisë, Shqipërisë, Italisë, të shkojë në Europën Veriore. Kjo do të mundësohet vetëm kur kapaciteti bartës i TANAP të rritet në 26 miliard metra kub, gjë që është parashikuar të ndodhë në vitin 2026. Në 2026, TANAP supozohet që të jetë në gjendje të bartë 6 miliardë metrat kub gaz që i kërkon Turqia, dhe 20 miliard metra kub që i kërkon TAP.
Gazi natyror në këtë sasi për TAP duhet të vijë nga fusha gazmbajtëse Shah Deniz 2, që është në nëntokën e Detit Kaspik. Por që të mund të nxirret një sasi e tillë vjetore gazi nga Shah Deniz 2 kërkohet një investim prej së paku 20 miliard euro, për shkak se dihet që nxjerrja e gazit nga fundi i detit kushton më tepër. A do të investojë dikush tani 20 miliard euro për një projekt që është i lidhur me një gazjellës që kalon nga Turqia në Europë, kur dihet se Turqia e së ardhmes do të jetë ose nën regjime armiqësore islamike ose në kaos?
Në këto rrethana mund të thuhet pa ngurim se TAP ka vdekur, ajo pjesë e tij që tashmë është ndërtuar do të mbetet si një skelet dinozauri gjigand, i pavlefshëm përvecse si relikt gjeopolitik. Nëse ndërtimi i TAP vazhdon kjo ndodh se aksionerët e tij nuk duan që aksionet të shkojnë në rënie të lirë në bursë dhe që ky investim t? u llogaritet atyre si humbje që tani nga kompanitë e vlerësimit.
Një pjesë e këtij dinozauri metalik do të mbetet edhe në territorin e Shqipërisë, deri kur të dalë dikush që ta blerë me çmim të ulët për ta shitur për skrap.
*Shkruar ekskluzivisht për Citynews
Policia e Korçës arrestoi një 28 vjeçar me akuzën e plagosje...
Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur gjithse...
Çfarë kanë thënë për gratë, dashurinë dhe martesën, filozofë...
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar me anë të rrjeteve soc...
Arkeologët zbulojnë dy vende që i takojnë mbretërisë së lash...
Zgjedhjet që do të mbahen në Peshkopi më 11 Shtator për post...
Situata e përshkallëzuar në Krime dhe zgjedhjet presidencial...
Çifti më i shkurtër në botë, janë fejuar 8 vite pasi u njohë...
Peshku me dhëmbë si të njeriut është gjetur në liqenin e Mic...
Është quajtur avioni më i mirë luftarak në botë, por avioni ...
Dashuria e nënës është aq e fuqishme sa mund të sakrifikojë ...
Disa fotografi të kishave më të mëdha nëpër Evropë janë lënë...
...
Nga Kreshnik SpahiuPrej 3 ditësh pata fatin e keq të dëgjoj ...
Ylli Dylgjeri i është bashkuar zërave kritikë që kundërshtua...
Janë publikuar pamje të njërës nga selitë e të ashtuquajturë...
Një 37-vjeçar nga Shqipëria mbeti viktimë e një aksidenti a...
Nga Afrim KrasniqiShqipëria politike mbetet një vend unik në...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me kallz...
Deputetja e PD, Albina Deda ka publikuar një video në rrjete...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...