Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Marrëdhëniet politikes mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta duket se kanë përfunduar, megjithëse asnjë nga palët në këtë situatë nuk merr përsipër koston e prishjes së koalicionit të ndërtuar në pranverën e 2013.
Si Rama ashtu edhe Meta duket se janë në një lojë nervash, me kushte e kundër-kushte, me debate dhe akuza të ndërsjellëta, por secili prej tyre e di, që kush prish koalicionin do të mbajë edhe koston e humbjes së një mazhorance të votuar 3 vite më parë kundër opozitës aktuale.
Dhe në këtë pjesë votuesit e majtë janë shumë më sensibël sesa votuesit apo mbështetësit e opozitës.
Por të dy drejtuesit e koalicionit e kanë mëse të qartë që nuk mund të bashkëqeverisin edhe për shumë kohë me njëri-tjetrin, kjo edhe për faktin se edhe pazari politik e ka një fund.
Pritshmëritë e të gjithëve janë që në vjeshtën e këtij viti të ndodhë diçka në politikën shqiptare. Opozita shpreson që Meta do të largohet nga Qeveria duke krijuar një ngërç në mazhorancën e vendit, çka rrezikon rrëzimin e saj, dhe mundësinë për krijimin e një Qeverie teknike. Të tjerët, më optimist, mendojnë se Rama do të tolerojë Metën dhe koalicioni do të vijojë të mbyllë mandatin, ndoshta me një Qeveri të rikonfiguruar, ku LSI mund të marrë poste më të rëndësishme, ose të shtrijë edhe më shumë pushtetin e saj.
Të dyja skema janë në lojë, por në të dyja rastet lëvizja që mund të bëjë Ilir Meta kushtëzohet nga të tjerë faktorë. LSI nuk mund të shpallë divorc politik me Ramën nëse nuk ka një shkak të fortë. Ilir Meta u deklarua për Qeveri teknike, nëse reforma në drejtësi, nuk do të miratohej. Reforma po miratohet dhe Meta u tërhoq. Tashmë atij i duhet një shkak, një përplasje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ndërsa ai do të përdorë tezën e politikanit konsensual, shpëtimtar dhe që do të ndalë tensionet politike.
Por që të ndodhë kjo duhet të opozita të ndërmarrë një aksion të fortë, të nisë protestat dhe të shtojë presionin, duke çuar tensionet politike shumë pranë asaj që quhet vijë e kuqe. Nëse opozita ia arrin kësaj brenda vjeshtës, atëherë me shumë gjasa Ilir Meta do të shfaqet duke bërë fakt të kryer largimin nga Qeveria me pretendimin për të ulur tensionet politike në vend. Në këtë rast Meta sërisht do të marrë rolin e politikanit që jep zgjidhje, sikundër në rastin e reformës në drejtësi, ku siç pohoi edhe vetë mbrëmjen e djeshme, angazhimi i tij për këtë çështje, erdhi pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk arritën të gjenin një zgjidhje mes tyre. Me të njëjtën formulë, Meta mund të ofrojë zgjidhjen, duke bërë që brenda pak muajsh të shfaqet si politikani që me apo pa dashuri, me apo pa qetësi, mund të garantojë stabilitetin politik.
Në variantin e dytë, sërisht lëvizja që mund të bëjë Meta, kushtëzohet nga sjellja që do të ketë Rama. Kryeministri prej kohësh ka në tavolinë kërkesat që ka LSI, që përfshijnë rikonfigurimin e kabinetit dhe largimin e dy-tre ministrave, që mendohet se në përiudha të ndryshme kanë incuar sulme kundër Ilir Metës. Nisur nga kjo Rama ndodhet para dy alternativave, të plotësojë kushtet e LSI-së, ose ti refuzojë ato. Deri më tani Kryeministri ka përballuar presionet dhe kushtet, duke mos pranuar ndryshimet në Qeveri, me përjashtim të dy rasteve të imponuara, një nga tërheqja e Nasip Naços dhe tjetri largimi i Shkëlqim Canit.
Në rast se pranon presionin ndaj LSI-së, kjo mund të zgjasë edhe për disa muaj bashkëqeverisjen Rama-Meta, por mund ti shkaktojë Kryeministrit rritjen e presionit nga brenda PS-së. Në rast se nuk pranon kushtet e LSI-së, atëherë Rama mund të mbajë kostot e minimit të mazhorancës pikërisht nga aleati i tij kryesor në qeverisje, i cili mund të mos largohet por mund të ndërmarrë 1001 hapa që t?a detyrojnë Ramën të deklarojë prishjen e koalicionit.
Pra si në skemën e parë ashtu edhe në të dytën, Ilir Meta duket se do të luajë me tezën ose të politikanit që zgjidh krizat, ose të politikanit që respekton marrëveshjet, por të tjerët i shkelin. Në të dyja rastet Meta ndodhet në një pozicion komod, i cili mund të kthehet në një pozicion aspak të favorshëm, vetëm nëse Basha dhe Rama do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Por kjo mundësi e fundit ka pak gjasa të ndodhë dhe Ilir Meta, një gjë të tillë e di shumë mirë. Kjo duket se po i jep avantazhin politik, për tu parë si gomone shpëtimi qoftë nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita. Thjesht ajo që do të ndodhë ka të bëjë me pazarin politik, që mesa duket ka kaluar nivelin e ministrave. /citynews/
Një ngjarje e pazakontë po ndodh në vendin tonë, madje publi...
Nëntë gushti është Dita e Shën Valentinit në Kinë dhe një çi...
Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka reaguar ekskluzvisht për...
Policia e New York-ut ka arrestuar një 20 vjecar, i cili ten...
Këto pamje tregojnë momentet kur një elefant i vogël u vra n...
Partitë politike i kanë ofruar mbështetjen e tyre Presidenti...
Eljo Hyska, rezultoi fitues i fazës së parë në FRESSH Voice,...
Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të PD, duke deklaru...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 22-vjeç,...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpreh tronditjen më të t...
Banorët e Qarkut të Kukësit vijojnë të protestojnë ndaj taks...
Nga një video që është publikuar nga ISIS, shihen xhihadistë...
Ky duket se është një vit i vështirë për Francën. Sikur të m...
Krimet e Rënda kanë nisur hetimet ndaj të gjithë drejtorëve...
Një shpërthim i fuqishëm ne një fabrike në Kinën qendrore ...
Reagon Bashkia e Tiranës pas denoncimeve të Partisë Demokrat...
E premtuar prej disa kohesh, tashme Plazhi i Velipojes ka ed...
Pas furnizimit të Qendrës Spitalorë “Nënë Tereza” në Tiranë ...
Policia e Vlorës prangos dy persona për drejtimin e automjet...
Hakmarrja e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, ndaj riv...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...