web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Friend request/ Nga Edison YPI

10 Gusht 2016, 07:28, Aktualitet CNA

Të lutem më bëj mik. Po nuk më bëre mik, ajri nuk më thithet, uji nuk më pihet, buka nuk më hahat, gjumi nuk më flihet, ëndrra nuk më çfaqet, djersët nuk më dalin, qurret nuk më bien, kolla s?më ngacmon, teshtima nuk më vjen, mishi s’më rrënqethet, piruni nuk më ngulet, çiçi nuk më bëhet, qumshti nuk më derdhet, jeta nuk më duhet. Po s?më bëre mik, më bëj një nder, më sill një pikë ujë ku të mbytem dhe të qaj. Pas meje do qash ti. Pas teje qo qaj unë. Qaj unë e qaj ti, pikat e lotëve do bëhën det ku do mbytemi të dy. Më braktis në një pyll ku të humbas, të më hanë bishat të më lënë skeletin, kockat, të kthehem në kërrmë. Do fluturojnë mbi mua korbat e zinj. Ose më bëj një torturë më të lehtë. Flakmë në një pus. Ku të mbytem ngadalë duke bërtitur për ndihmë por asnjë s?do më dëgjojë. Ndiz një zjarr dhe më digj. Flakët do prekin qiellin. Do habitet Zoti që më dogje vetëm pse nuk do të më bësh mik. Më gjej një shpellë ku të gdhihem e ngrysem duke u lodhur të gjej arsyen pse s?më bën mik. Kur të vish në shpellë për vizitë do të rrëfej gjëra tmerrësisht të bukura për miqësinë dhe armiqësinë, mistere që mund të rrëfehen vetëm në errësirë. Do mrekullohesh aq tepër nga rrëfimet e errësirës vetmitare, sa nuk do duash të dalësh më nga shpella por do rrish me mua përgjithmonë, pra do më bësh mik. Por do jetë vonë. Se ndërkohë do jem bërë mik me shpellën dhe miqësia jote nuk do më duhet. Nëse nuk gjen dot një hon ku të më gremisësh, më hap një varr ku të më groposësh. Nëse përton ta hapësh varrin, më sill një ambulancë që të më çojë në një spital ku të më kurojnë me ilaçe të gabuara nga një sëmundje inekzistente. Ose më vendos para një televizori ku po çfaqet një soc-film, që do më mërzisi sa do më vdesi. Ose ndërro kanal. Për të ma ngordhur nervin dhe kalbur trurin më detyro të dëgjoj një bisedë televizive ku një idiot thotë ?jam artist?.

Mund të provosh edhe mënyra të tjera për të më vdekur. Për shembull më trego disa foto në Internet ku budallenjtë që mbahen për seriozë kanë dalë me ushqime përpara, birra dhe bërxolla. Më thuaj se Roma është më e bukur se Tirana, të vij të ta ngul një sqepar në kurriz dhe të përfundoj në burg. Ose thuam se bota ka bukuri më mahnitëse se muzgu në Kepin e Rodonit, të vi të ta çaj gurrmazin me një hekur të ndryshkur. Po deshe mundohu të më bindësh se Kalifornia është më e bukur se Myzeqeja, të t?i nxjerr sytë me pirua. Flakmë në një furrë ku të shkrihem ose në një gropë gëlqereje ku të tretem. Hidhmë në një mulli ku të më bluash. Nuk do ta refuzoj aspak një mur ku të ma përplasësh kokën. Një semafor ku të hyj me të kuqe dhe një kamion përballë të më bëjë copa, do ta di për nder deri në vdekje. Me kënaqësi do pranoj të më hedhësh nga një grataçiel. Po më godite në kokë me varre që të vdes në çast, do të falenderoj me gjithë shpirt. Një kazan me ujë të valuar ku të zjehem me gjith lecka do ishte po aq mrekulli sa edhe një tigan gjigand ku të fërgohem. Një grirëse ku të coptohem do ta paguaj me flori. Dy shina treni ku të ndahem më tresh si Anna Karenina do ishte ndihmë që s’llogaritet. Ndonjë qiell që t’ja numuroj yjet do më kënaqte sa do më çmendëte. Ah sikur të më gjeje një luna që të më trishtojë. Apo një liqer të tharë që ta mbush me lot. Më gjej një lumë pa ujë ku të mbytem. Më trego një urë pa lumë ku të kaloj. Më hidh në Kozmos ku Big Bangu i mendjes time mbarsur me dëshirën që të më bësh mik do shpërthejë një Univers të ri. Ende nuk bindesh të më bësh mik ? Atëhere më gjej urgjent një xhami pa hoxhë dhe minare ku të falem s?di se pse. Ose një kishë pa prift dhe altar ku të rrëfehem për mëkate që s?i kam bërë. Të lutem më bëj mik.





Lajmet e fundit nga