BE monitoron ujin e bregdetit të Vlorës
Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit...
Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.
Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës, ndaj Tiranës.
Por kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.
Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që trondisin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.
Por Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete atëhere kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj, po imponohet me vlera botërore. Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oskar në filmin ?Shok?, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata.
Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të Shqipërisë, janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA, dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më parë kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, se sa nga inati me Pirron, i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.
Dhe kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë ?si zogjtë e korbit? nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i përket Kosovës dhe ne duhet t?i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë.
Por nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëhere unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t?i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës. Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t?u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe ia dalin t?i tregojnë botës se ia ka vlejtur t?i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi. /tema.
Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit...
Një familjare që ka zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet...
Një kamera ka kapur momentin e tmerrshëm kur një grua pi një...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e Dajtit mb...
Pas fotografive të publikuara nga Partia Demokratike, sipas ...
Ai nuk do që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së, ndaj...
Dy Kandidatët për president janë përqëndruar këto ditë tek e...
Një grua, e cila po tentonte të vetëvritej duke u hedhur nga...
Prej dy ditësh shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan, po...
Një breshkë rreth 400 kg është kapur nga peshkatarët në Lagu...
Policia e Korces njofton zyrtarisht se se në lagjen nr 12 në...
Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga vjedhja e thesareve të...
Një 29 vjeçar, i shoqëruar nga policia e Fushë Krujës, ka te...
Nikollaq Neranxi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet...
Një kinez tenton për të vjedhur një bicikletë, e cila ishte ...
Gjatë muajit korrik numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil...
E kemi parë që ndodh nëpër filma, kur dikush futet në pistë ...
Kriza e emigrantëve vazhdon të mbetet një nga temat më shqet...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...