Kryebashkiaku i Rrogozhinës akuza Dashamir Xhikës/Ku janë miliardat që ka investuar për mbikalimet?
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, ka akuzu...
Komenti i deputetes Jorida Tabaku
Qeveria ka disa muaj që propagandon se të ardhurat janë në nivele optimale e po tejkalojnë planin e vendosur nga qeveria. Praktikisht, duke pasur një vit të shkuar të mbushur me dështime dhe korrupsion të frikshëm, qeveria u mendua gjatë se si duhet të rregullonte fytyrën. Kësisoj, pezulloi rritjen e taksave të drejtë për drejta, prodhoi një parashikim të pranueshëm dhe në fund përfitoi nga mbledhja e të ardhurave një vit më parë.
Rezultati i gjithë kësaj formule propagandistike ishte një tjetër Akt Normativ (që është antikushtetues) që ka arnuar sërishmi buxhetin më të mirë rilindas. Arnimi i buxhetit ka ulur objektivin e mbledhjes së të ardhurave 4.4 mld lekë megjithëse qeveria pretendon se po tejkalon planin për mbledhjen e të ardhurave.
Sikur kjo të mos mjaftonte, arnimi tradicional i rilindjes, ka prodhuar edhe një ulje të shpenzimeve qeveritare me 3.1 mld lekë dhe kjo ulje vjen në momentin kur qeveria po shet si arritje një suficit të prodhuar në laboratorin e propagandës. Praktikisht përpara se të prodhohej arnimi i radhës, Ministria e Financave ka folur për një suficit buxhetor, që përkthehet në para që shteti i mban në xhep dhe nuk i shpenzon në shërbime apo investime në kompani.
Nga ana ekonomike suficiti buxhetor shpjegohet në tre forma a. Qeveria po mbledh më shumë të ardhura se sa po shpenzon b. Qeveria po kursen shpenzimet për një krizë të mëvonshme c. Qeveria po frenohet nga shpenzimet për të paguar borxhet d. Qeveria po frenohet nga shpenzimet për një investim që do kryejë nesër.
Qartësisht vendi jonë nuk është në pikën e parë, duke qenë se të ardhurat nuk mblidhen më shumë se shpenzimet. Për rrjedhojë mbeten dhe tre mundësi të tjera të cilat duket se nuk po përmbushen nga qeveria, atëherë cili mund të jetë shkaku? Personalisht mendoj që e gjithë kjo formulë nuk lidhet me ekonominë por me propagandën, qeverisë sot i intereson që në fund të vitit të prodhojë një buxhet me një suficit të tillë që t?ua shesë shqiptarëve si një arritje ekonomike të rilindjes.
Imagjinoni impaktin që do të kenë në media qeveritarët propagandues të cilët do të flasin për një arritje heroike të qeverisë rilindase. Kjo e fundit duke i shtrënguar rripin ekonomisë, do ta shesë sapunin për djathë përmes surplusit të sforcuar dhe artificial buxhetor. Praktikisht ky është qëllimi dhe jo vetëm kaq; shitja e këtij sapuni për djathë do të eklipsojë edhe rritjen e borxhit publik po kështu edhe uljen e pagave reale si dhe indeksimin me më pak se sa norma e inflacionit të pensioneve.
Sakaq, qeveria vazhdon të luajë fuqishëm edhe në zërin e koncesioneve për miqtë e tyre të sa e sa pasurive të shqiptarëve. Duke mos u mjaftuar me koncesionin abuziv të rrugës së Kombit që bazuar në disa kalkulime mund t?i japë 9 mln euro të ardhura koncesionarit, ka vendosur që të prodhojë nga hiçi për një kompani pa adresë një tjetër koncesion falas si ai i Karpenit. Angazhime këto që qartësisht nuk janë në shërbim të qytetarëve por interesave dhe xhepave të një qeverie që nuk ka rëndësi se si mbijeton por që vazhdon të jetë varrmihësja e ekonomisë sonë.
Vendimi i qeverisë për Aktin Normativ, i cili vjen në gushtin e pushimeve është sinjali për të na rikujtuar se qeveria tanimë e ka shndërruar këtë muaj të vitit në periudhën e Arnimit Normativ të Buxhetit të Shtetit. Ky i fundit, sipas KLSH-së, vazhdon të plaçkitet duke prodhuar deri më tani një dëm ekonomik në shifrat e 4 mld lekëve (pak më shumë se sa shuma e shkurtuar nga qeveria për shpenzimet në Aktin e fundit Normativ).
Kështu arnimi normativ i qeverisë do të vijë në ditët e para të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, që për fatin e keq është shndërruar në një noter duke anashkaluar plotësisht detyrimin kushtetues, ka gjasa të legjitimohet duke u kthyer në një shtrëngim edhe më të fortë mbi qafat e shqiptarëve që përditë po zhyten në një varfëri ekstreme. /citynews/
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, ka akuzu...
Nga Kreshnik Spahiu...
Udhëheqësit e partisë republikane janë gjithnjë e më të shqe...
Presidenti Nishani e mbajti konfidencial komunikimin me Kuve...
Miratimi në unison i paketës së amendimeve kushtetuese në ku...
Lojërat Olimpike në Rio hapen zyrtarisht sot. Ceremonia e ha...
Ky mund të quhet tamam një kokëkrisur.Një 27-vjeçar, oficer ...
Prokuroria jep dejate lidhur me arrestimin e biznesmenit, Fl...
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben ...
Policia e Korcës ka asgjesuar me anë të zjarrit 1970 bimë të...
Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamme...
Ministria e Bujqësisë njofton se ka gati 240 mijë vaksina pë...
Pakistani, Afganistani dhe Taxhikistani i janë bashkuar Kinë...
Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gj...
Në vijim të zbatimit të planit të veprimeve të inicuar nga M...
Gjykatat në Shqipëri i japin drejtësinë me të dobët në rapor...
Kryeministri Edi Rama vijon të postojë në rrjetet sociale fo...
Arrin në 12 numri i të plagosurve nga aksidenti i ndodhur me...
Në Kukës dhe Has janë evidentuar 35 vatra të dermatozës nod...
Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës Administrative p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...