Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Lojërat Olimpike në Rio hapen zyrtarisht sot. Ceremonia e hapjes gjithmonë pritet me kuriozitet dhe entuziazëm, por vetë Lojërat rrallë herë kalojnë pa probleme. Edhe Lojërat e Rios kanë përjetuar disa peripeci, ende pa filluar.
Flamuri Olimpik u soll me anije në Rio. Pasi u prit me protesta në rrugë, organizatorët u detyruan të ndryshojnë itinerarin e flakës olimpike.
Por Lojërat e sivjetshme kanë parë edhe probleme të tjera. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Agjencia Botërore Anti-Doping janë vënë përballë njëra-tjetrës në skandalin e dopingut të sportistëve rusë që ka kërcënuar pjesëmarrjen e gjithë ekipit rus në Olimpike.
Rreziku i Zikës përbën një kokëçarje më vete. Në Brazil mbi 1700 foshnje kanë lindur me probleme që besohet se janë shkaktuar nga virusi Zika që përcillet nga mushkonjat.
Gjiri i Guanabaras, ku do të zhvillohen një numër garash rezulton i ndotur nga ujërat e zeza dhe mbeturinat. Specilistët kanë bërë paralajmërime:
?Vaksinoni sportistët. Paralajmërojini të mos gëlltisin ujë gjatë garave dhe të shmangin lagien nga uji,? paralajmëron një biolog.
Shqetësime për dhunë të tepruar janë ngritur nga Amnesty International:
?Gjatë periudhës tre mujore prill-qershor është rritur 100% numri i personave të vrarë nga policia në Rio krahasuar me të njëjtën periudhë vjet,? thotë Renata Neder e organizatës Amnesty International.
Sportistë nga mbarë bota kanë mbërritur në Rio. Për disa, si mundësja indiane Sakshi Malik, lavdia e Olimpikeve e tejkalon rrezikun.
?Sa e çuditshme si ndryshojnë njerëzit. Tani u ka lindur interesim për mua, pasi po përparoj. Por në fillim nuk më mbështesnin. Vetëm familja dhe trajnerët më mbështesnin, të tjerët më pyesnin përse kisha hyrë në sport çunash?.
Gjimastja ritmike nga Ukraina Ganna Rizatdinova thotë se lojërat i japin mundësi shpagimi për aneksimin e Krimesë nga Rusia.
?Dua t?i tregoj gjthë botës se jemi të fortë, të fortë në shpirt dhe se e gjithë situata në Krime na ka bërë më të fortë si ekip. Nuk e mendojmë të kalojmë me ekipin rus?.
Mbi 11 mijë sportistë janë regjistruar për të konkurruar në Lojërat e Rios.
Megjithë skandalet, ujin e ndotur, mushkonjat dhe protestat, pjesëmarrja mbetet kurorëzimi i ëndrrave të një jete. Sporti, mbi të gjitha, është ngadhnjimi mbi vështirësitë.
Ky mund të quhet tamam një kokëkrisur.Një 27-vjeçar, oficer ...
Prokuroria jep dejate lidhur me arrestimin e biznesmenit, Fl...
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben ...
Policia e Korcës ka asgjesuar me anë të zjarrit 1970 bimë të...
Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohamme...
Ministria e Bujqësisë njofton se ka gati 240 mijë vaksina pë...
Pakistani, Afganistani dhe Taxhikistani i janë bashkuar Kinë...
Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gj...
Në vijim të zbatimit të planit të veprimeve të inicuar nga M...
Gjykatat në Shqipëri i japin drejtësinë me të dobët në rapor...
Kryeministri Edi Rama vijon të postojë në rrjetet sociale fo...
Arrin në 12 numri i të plagosurve nga aksidenti i ndodhur me...
Në Kukës dhe Has janë evidentuar 35 vatra të dermatozës nod...
Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës Administrative p...
Turqia nuk arrin të bindë SHBA-në për ekstradimin e imamit F...
Zemra padyshim konsiderohet si organi më i rëndësishëm në tr...
Bledar Brestha, imami shqiptar nga Durrësi, është nën hetim ...
Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia për kultivim...
Një 31-vjeçar nga qyteti i Korçës është vënë në prangat e po...
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për Fa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...