Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ekspertët e Partisë Demokratike kanë renditur një sërë vërejtjet dhe konstatimesh në lidhje me ligjet që pritet të miratohen në Kuvend dhe përmes të cilave do të bazohet ngritja e institucioneve të reja dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Veçanërisht vëmendja është përqëndruar në procesin e Vettingut, apo pr/ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve.
Projektligji, sipas ekspertëve të PD-së, nuk detajon listën e plotë të komponentëve që përfshinë vlerësimi profesional. Po kështu PD kërkon një qartësim edhe të kriterit përsa i përket ndalimit të mbajtjes së funksioneve politike në administratën publike apo pozicione drejtuese në partitë politike duke kërkuar që të zgjerohet kjo listë më funksionarët politik si ministër, zëvendësministër, deputet, etj.
Ekspertët e PD kanë nxjerrë një sërë çështjesh që tashmë janë në tryezat e ekspertëve të të gjitha palëve të përfshirë në këtë proces, ku theksohet që në fillim se aspektet më problematike të përmbajtjes së projektligjit, nisnin që me tekstin e projektligjit i cili thuhet se nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vettingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proces në diskrecionin e organeve të përfshira në procedure.
Kjo sipas demokratëve vjen në kundërshtim me delegimin që ka bërë pika 12 e nenit C të Aneksit të Amendamenteve Kushtetuese. Duke u ndalur tek roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe vëzhguesve ndërkombëtar, ekspertët e PD shprehen se ai duhet të jetë në përputhje me ndryshimet e reja kushtetuese, që i koncepton ato si rojtarë që sigurojnë në veçanti transparencë, ndërsa kompetencën vendimmarrëse e lenë në duart e organit të brendshëm.
Sipas ekspertëve të PD, projektligji nuk detajon rastet e përjashtimit të kandidatëve nga konkurrimi, mënyrën dhe arsyet e këtij përjashtimi, si dhe të drejtën e ankimit për përjashtimin. Gjithashtu në projektligj roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), pasi sjell kontroll tërësor të Kryeministrit në të paktën 2 nga 3 komponentët e procesit të rivlerësimit.
Sipas propozimeve të PD-së, procesi i vlerësimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës duhet të rikonceptohet, në mënyrë që të japë të gjitha garancitë e nevojshme që do të arrihet rezultati i pritshëm. Masa e jashtëzakonshme e rivlerësimit duhet të zbatohet ekskluzivisht nga organet e posaçme të Vettingut, pa asnjë rol aktiv të organeve ekzistuese, të kontrolluara apo nën varësinë e Kryeministrit.
Procesi i rivlerësimit duhet të përmbushë standardet për një proces të rregullt ligjor, duke mbajtur në konsideratë konstatimet e Komisionit të Venecias. Periudha e vlerësimit profesional duhet të garantojë mosndërhyrjen e organeve të vettingut në vendimmarrjen konkrete për çështje që kanë në dorë gjyqtarët apo prokurorët, janë disa nga konstatimet e ekspertëve të PD. /citynews/
Nga Kastriot MYFTARAJSa para janë vjedhur në të vërtetë në T...
Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit “burg” për Ergys Kola...
Një vajzë dyvjeçare është konsideruar si një gjeni, pasi në ...
Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj akuzave të Partisë ...
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe ministr...
Një person ka humbur jetën në plazhin e Himarës.Trupi i paje...
Disa nga njerëzit më të pasur në Shqipëri janë gjyqtarët, ed...
Nga Avokat Spiro VasoSituata politike ne vend kohet e fundit...
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i Drej...
Nga Alban DaciTakimi Meta-Koco-Mejdani, ishte një takim tip...
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po sulmo...
Një analist nga Bostoni në një studim të tij ka bërë një k...
Nga Andi BushatiKa gati një ekzaltim midis shumë prej hierar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, shprehet se...
Kryebashkiaku Vangjush Dako ishte një nga vizitorët e shumtë...
Një nga pazaret që mund të zhvillohet mes Kryeministrit Edi ...
Deputeti socialist i Lezhës, Eduard Ndocaj, vijon të thumboj...
Partia Socialiste i ka bërë thirrje Presidentit Bujar Nishan...
Analisti Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes, ka rrëfye...
Pavarësisht pezullimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Drejt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...