web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokuese/Imami këshillon të rinjtë të mbajnë skllave seksi

31 Korrik 2016, 10:42, Aktualitet CNA

Po , djema, ju mund të mbani skllave seksi.

Një klerik mysliman nga Britania kishte mbajtur ligjërata në xhami ku ishin radikalizuar xhihadistët. Imami u thotë të rinjve se ” robëreshat” janë të lejueshme në Islam.

Një predikues mysliman i vijës së ashpër, që dyshohet se ka radikalizuar tre xhihadistët britanikë, u ka thënë nxënësve të tij adoleshentë se është e “lejuar” në islam që të ketë skllave seksi.

Ali Hammuda, një imam në një xhami ku tre xhihadistët e rinj në Cardiff, i këshillonte para se të udhëtonin për në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, duke u thënë se “dita e gjykimit është afër” .

Kjo është një nga propagandat më të shpeshta të IS-it. Këto të dhëna vijnë, pas frikës së shtuar mbi kërcënimin terrorist islamik në Mbretërinë e Bashkuar, në prag të sulmeve të përgjakshme në Francë.

Hammuda është ende duke predikuar në të njëjtën xhami, dy vjet pasi tre “xhihadistët Cardiff ‘- Nasser Muthana dhe Reyaad Khan, 20 vjeç dhe vëllai i vogël i tyre Muthana e Aseel, atëherë 17 vjeç- u larguan për në Siri në vitin 2014.

Këto predikime të jashtëzakonshme të këtij kleriku janë regjistruar gjatë një ligjëratë fetare në xhaminë Al-Manar nga një reporter fshehtë. Në pjesën më të rëndë të regjistrimit, Hammuda, përfaqësues i programit anglez të Islamit, në këtë xhami, shpjegon një seri të haditheve, ose thëniet e profetit Muhamed.

Ai fut interpretimin e tij tregon një hadith për shenjat e fundit të botës ku gjoja thuhet se një prej tyre është kur një skllavet seksi i lind fëmijë të zotit të saj.

Ai thotë: “një nga interpretimet, tregon se afër fundit të botës do të ketë shumë luftëra si ajo që po shohim sot, dhe për shkak të këtyre luftërave gratë do të merren si robëresha, si skllave. Dhe pastaj, i zoti i saj do të ketë marrëdhënie me të, sepse kjo është e lejuar në Islam.

Është e lejuar marrëdhënia me një grua që është skllave e juaja.” Në fjalën e tij për t`i nxitur djemtë, Hammuda deklaroi gjithashtu se një tjetër interpretimi i hadithit është se fëmijët që do të lindin do t`i trajtojnë nënat e tyre si skllave.

Ai tha: “Nga fundi i botës ju do të shihni shumë myslimanë të cilët sillen me mosbindje ndaj nënave. Sipas udhëheqësve të shquar muslimanë në Cardiff, Hammuda njihet në Uells si një ekstremist , dhe nuk është i mirëpritur në shumicën e xhamive në rajon. /citynews/





Lajmet e fundit nga